Veriu i Kosovës: Nesër bëhet betimi i kryetarëve të rinj në veri, KFOR-i i gatshëm për çdo skenar të mundshëm

Read Time:1 Minute, 36 Second

Katër kryetarët e rinj të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës të banuara më shumicë serbe, pritet që këtë të premten ta marrin edhe zyrtarisht detyrën.

KFOR-i ka thënë se do ta monitorojë situatën dhe do ta mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm.

“Me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës dhe situatës në përgjithësi sigurinë do ta bëjë Policia e Kosovës. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm, duke pritur që institucionet në Kosovë ta trajtojnë situatën në mënyrë efikase”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas KFOR-it komandanti mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së, institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës.

“Misioni i udhëhequr nga NATO mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet më tej në përgjigjen e KFOR-it.

Veton Elshani zv.drejtor i drejorisë së Policisë ka thënë se në aspektin e sigurisë, policia është e përgatitur plotësisht që inaugurimi të shkon në mënyrë të rregullt.

“Jemi të përgatitur për të gjitha situatat planifikim policorë e kërkon një gjë të tillë, situata mund të them që tani është e qetë por e brishtë dhe ta shohim si do të shkon në ditët në vijim, cfarëdo situata që do të kemi policia është e përgatitur për të gjitha”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, ambasadori amerikan Jeffry Hovenier sot ka porositur që të shmanget çdo konflikt dhe përplasje që çon në rritjen e tensioneve me betimin e kryetarëve të rinj në veri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Doli nga shtypi libri romani i titulluar ”VDEKSHMËRIA E PAFAJSHME”, autore Elhame Gjyrevci
Next post Jeffrey Hovenier: Të mos përdoret dhuna për të hyrë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës