Doli nga shtypi libri romani i titulluar ”VDEKSHMËRIA E PAFAJSHME”, autore Elhame Gjyrevci

Read Time:4 Minute, 31 Second

Nga Hysen Ibrahimi, redaktor i librit.

Doli nga shtypi libri romani i titulluar ”VDEKSHMËRIA E PAFAJSHME”, autore Elhame Gjyrevci.

Botues: Shoqata e Shkrimtareve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS)

U shtyp në shtypshkronjën PrintingPress në Prishtinë, 18.05.2023

Recensë e redaktorit:

Duke u nisur nga aspekti tematik në krijimtarinë e shkrimtares Elhame Gjyrevci, sidomos në roman, autorja po rezulton mjaft e begatshme dhe në çdo vepër të saj është duke u zgjeruar në një masë mjaft të dukshme në këtë fushë. Romanet e saj janë të afërta me realitetin dhe ambientin jetësor, ku zhvillohet jeta e njeriut. Autorja edhe në këtë roman  ̶ VDEKSHMËRIA E PAFAJSHME  ̶ përshkruan një ngjarje të vërtetë dhe nuk është  sikurse romanet e mëhershme, që kanë trajtuar  ngjarje të veçanta, bazuar në realitetin objektiv, por edhe të imagjinuar, pjesërisht. Pra, me këtë roman strukturohet jeta e njeriut, cila ballafaqohet me virusin Covid-19, një epidemi e cila përfshiu tërë globin. Në vend të shumë ngjarjeve, siç ndodhin në romanet e tjera didaktike, në këtë roman kemi trajtimin e një pandemie e cila për njerëzimin në fillim ishte mjaft trishtuese dhe me ndikim psikik, por me kohën, edhe pse kishte rrezikshmëri të lartë deri në vdekje, kjo epidemi u shndërrua si “rutinë”.

Sipas autores, në këtë roman paraqitet një thënie për atë kohë e që dëgjohej kudo: ”Rri në shtëpi, se nuk ke ku shkon” dhe kjo kishte krijuar jetë të rëndë për secilin e po ashtu edhe për familjen e Dr. Violës, për prindërit shembullorë të saj, babë Kolën dhe nënë Sofien.

Autorja, përveç ballafaqimit tejet të rëndë në të tilla situata, arrin për mrekulli përshkrimin e përjetimit të rëndë, sidomos te njerëzit e shtyrë në moshë, sikurse e kemi gjyshin e Dr. Violës, vdekjen e të cilit e përjeton rëndë. Autorja Gjyrevci jo vetëm se arrin ta përshkruajë me dhembje vdekjen e familjarëve, por mjaft i rëndë ishte edhe fakti kur ata varroseshin pa ndonjë ceremoni dhe pa praninë e familjes. Kështu autorja nuk u shmanget episodeve dramatike, përkundrazi, arrin t’i përshkruajë si tejet të mërzitshme, jo vetëm kohën kur ndërruan jetë, por njerëzit në moshë e dinin fundin e tyre, sikurse që ndodhi më pas edhe me nënën e Dr. Violës.

Protagonistët e këtij romani, Dr. Berti dhe Dr. Viola janë shfaqur si triumfues përballë vështirësive, kurse në anën tjetër autorja paraqet ngjarje serike të mjekëve shqiptarë, të cilët kishin mbaruar studimet për mjekësi në botën perëndimore dhe kontributi i tyre gjatë virusit korona ishte tejet i madh. Kjo për shqiptarët do të thotë shumë, meqë arritja dhe shkollimi i popullit tonë në perëndim është mjaft i lartë.

Në këtë pikëpamje, rolin e duhur – gjithnjë sipas autores Elehame – e kanë luajtur shqiptarët me profesionin mjek, krahas mjekëve italianë dhe të tjerë, madje të dalluar, ose përgjegjësit e reparteve, por edhe shqiptarët nga Shqipëria, për t’u solidarizuar kështu me shtetin e parë fqinj, siç ishte Italia.

Elhame Gjyrevci, tani me një përvojë si shkrimtare e disa romaneve mjaft të lexuara dhe të kërkuara nëpër trojet etnike shqiptare, është shumë e vetëdijshme se për lexuesit e saj romani duhet të jetë interesant dhe tërheqës, prandaj rrëfen ngjarje të tilla, që zgjojnë interesimin e lexuesit, duke pasur respekt për vendlindjen, për atdheun, për origjinën e tyre fisnike në Gadishullin ILIRIK. Kjo e bën autoren të jetë vazhdimisht e kërkuar nga lexuesit, sepse vetë autorja është mërgimtare dhe ajo ka krenari kombëtare dhe ndjesi patriotike. Ajo me të drejtë orvatet me vetëmohimin e saj, që ta japë kontributin shembullor, qëndrimin që asnjëherë nuk e ka devijuar, por në saje të përpjekjeve të saj, tani ka një qëndrim të qartë për rrugëtimin e romaneve të saj, që është kënaqësi t’i lexosh.

Është një rast që do ta veçoja në këtë roman të autores, kur mungonin respiratorët për të gjithë ata që ishin të shtrirë në spital, citat:

”Po për Dr. Fatonin qe e kundërta atë ditë, ai sa filloi punën, rastësisht e pa një djalë të ri, që kërkonte ndihmën e tij. Djaloshit të mjerë iu bë e pamundshme frymëmarrja, sytë i dolën përjashta nga ngulfatja në fyt dhe për një moment gjuha iu trash, gërhiste duke ngritur trupin përpjetë. Një plak tha:

-Doktor, të lutem, merre respiratorin  nga unë dhe shpëtoje djaloshin, ky është i ri, se unë kam jetuar mjaft, nuk më duhet jeta më…” – fund citati.

I njëjti rast ndodh edhe kur Dr. Berti intervenon që ta shpëtojë një djalë të ri, kur i nevojitej respiratori për frymëmarrje, por ai duhej dhënë nga ndonjë pacient, sepse të gjithë ishin të zënë. Aty lajmërohet një loke, e cila u lajmërua vullnetarisht, duke thënë se duhej shpëtuar atë djalë të ri, edhe pse asaj mund t’i mbaronte jeta. Këto ngjarje të dhimbshme prekin thellë në shpirt çdo njeri, nga një sakrificë e madhe e atij plaku me shpirt të madh njeriu. Kuptojmë se plaku dhe lokja u flijuan vullnetarisht, kurse djemtë e rinj shpëtuan nga vdekja, falë heroizmit të të moshuarve. Me shumë të drejtë autorja e titullon këtë roman “Vdekshmëria e pafajshme”, sepse shumë njerëz, të moshave e të profesioneve të ndryshme, qenë krejtësisht të pafajshëm, por ia dhanë lamtumirën kësaj bote para kohe.

Autorja është ende në rrugëtimin e përpjekjeve për të gjetur ngjarje të reja, që përkojnë me kohën ose ngjarje autentike, prej të cilave do të shkruajë romane të reja për kënaqësinë e lexuesve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>“Non grata” që  edhe humbi  është i ikur,  demokratët të ikin  nga Foltorja  dhe të kthehen te PD-ja zyrtare dhe euroatlantike!</strong>
Next post Veriu i Kosovës: Nesër bëhet betimi i kryetarëve të rinj në veri, KFOR-i i gatshëm për çdo skenar të mundshëm