Veriu i Kosovës: Të shtëna e gaz lotsjellës pas intervenimit të KFOR-it

Read Time:2 Minute, 59 Second

Të shtëna me armë në Zveçan, serbët hedhin gaz lotsjellës

Zveçan – Protestuesit serbë në Zveçan kanë filluar të hedhin gaz lotësjellës. Ekipi i RTV21 po raporton se ka edhe të shtëna me armë.

Gjithashtu bëhet e ditur se ka pjestarë të lënduar të KFOR-it. Raportohet se 41 ushtarë kanë mbetur të lënduar.

Zubin Potok – Protestuesit në Zubin-Potok janë shpërndarë pas protestës mbi tetëorëshe që kishte filluar para 7 të mëngjesit.

Protestuesit kanë filluar të largohen nga objekti i Komunës së Zubin Potokut, në të cilin ka prani të madhe të forcave të KFOR-it e po ashtu të Njësitit Special të Policisë së Kosovës. Ata paralajmëruan se do të mblidhen sërish të martën në të njëjtën orë.

Zveçan – Pjesëtarë të KFOR-it janë duke kërkuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe që t’u mundësojnë tri automjeteve të Policisë së Kosovës, të parkuara para ndërtesës komunale në Zveçan, të lëvizin, dhe policëve që janë brenda, të hyjnë në ndërtesën e komunës.

Një gjë të tillë janë duke e kundërshtuar protestuesit serbë, të cilët kërkojnë nga Policia e Kosovës që të largohet nga kjo zonë.

Policët, që gjenden në ato automjete prej orëve të hershme të mëngjesit, refuzojnë të largohen

Lista Serbe me kërkesë të re për tërheqjen e protestuesve

Pasditen e 29 majit, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë paraqitur një kërkesë të re, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.

Pas bisedës me një kolonel amerikan të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Igor Simiq dhe Dragisha Milloviq, nga Lista Serbe kërkuan që njësitë speciale të Policisë së Kosovës, të zëvendësohen me trupat e KFOR-it, në mënyrë që këta të fundit të ruajnë ndërtesat komunale.

Më herët gjatë ditës, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se ishin dy kërkesa që ua kishte përcjellë përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen.

“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiq, duke folur nga Zveçani, shkruan rel.

Më 29 maj, serbët po protestojnë para ndërtesave komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të këtyre komunave.

Policia e Kosovës, por edhe trupa të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë shtuar prezencën e tyre në veri.

Serbët tentojnë ta sulmojnë një gazetar në Zveçan

Asociacioni i gazetarëve të Kosovës (AGK), njoftoi ka ndodhur një tentim sulmi ndaj gazetarëve të portalit Periskopi në Zveçan, ku po përcillet protesta e serbëve.

AGK-ja tha se një gazetari i është shqyer bluza teksa po tentohej të sulmohej, ndërsa u tha se s’ka të lënduar.

“Në një fotografi dërguar AGK-së, shihet se bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar.. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, AGK-ja, rekomandon që kolegët t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje”, thuhet në komunikatën e Asociacionit.

AGK-ja ka kërkuar nga NATO-ja dhe EULEX-i t’i sigurojnë gazetarët dhe t’u mundësojnë raportimin pa u penguar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë s’mund të falen e as nuk do të harrohen
Next post <strong>Po të ngrihej Skënderbeu nga varri do ti zhdëpte me thuprat e legjendës gjithata politikanë të Kosovës për kllokotimet e Asociacionit me Serbinë</strong>