Viti 2023-viti i Vetting-ut, PD-së dhe Bashës
Nga Skënder Sadri KAPITI
Duke parë rrjedhën e ngjarjeve dhe zhvillimeve të realiteteve politike, publike, juridike, ekonomike dhe shtetërore në Shqipëri gjatë vitt 2022 ku gjërat u përkeqësuam dhe nuk kanë se ku të precipitojnë më poshtë , atëhere edhe vetëvetishëm por edhe domodsdoshmërisht do të vijë ndryshimi edhe pashmangshmërisht, kjo si nevojë jetike që e kërkojnë shoqëria, drejtësia, demokracia, shteti ligjor dhe integrimi; gjëra këto që do vijnë nga ndryshimi politik dhe forcimi e konsolidimi i Partisë Demokratike dhe të opozitës; gjëra këto të cilat tashmë janë bërë aspirata të shoqërisë shqiptare, ku më i përkushtuari dhe më i besueshmi për të qënë krye të PD-së për të sjellë ndryshimin është Lulzim Basha.
Këtë e vertetoi koha, sidomos ajo që kur Basha u vetelargua nga kreu i PD-së, kohw e cili i demaskoi te gjitha hipokrizitë dhe që ua shkaktërroi e prishi të gjitha kurthet e ngritura kundër Bashës nga politika e vjetër , nga korrupsioni, mashtrimet dhe gënjeshtrat e saj; fakt ky që lirshëm ndëgjegjsoi jo vetëm demokratët por edhe publikun se Basha po ndeshej me Trekëndëshin e Bermudës së politikës së vjetër e cila ka tridhjetë vite që e ka kapur shtetin , shoqërinë dhe drejtësinë; politika e vjetër e cila mban peng zhvillimin e shtetit dhe integrimin e shqiptarëve; politikë e cila ua ka sketerrosur jetën shqiptarëve të cilët marrin përditë rrugën e eksodit dhe ku prej saj Shqipëria po shpopullohet.
Viti 2022 ishte viti i cili demaskoi politikën e vjetër të korrupsionit, të papërgjegjshmërive kombëtare; politikën e hajdutërisë e të hajnisë së pasurive e të parasë publike; viti 2022 ishte viti që demaskoi politikën e vjetër që kishte kapur shtetin dhe gjithcka si dhe demaskoi edhe më shumë akoma pëpjekjet e saj për ta mbajtur peng akoma edhe më tej drejtësinë dhe shtetin shqiptar; viti që demaskoi dhe e falimentoi politikën e vjetër anti-VETTING dhe anti-SHBA; vit i cili ua grisi maskat mashtruese rilindasve të Ramës, foltoristëve të Berishës dhe lsi-istëve të Metës. Shqiptarët të tradhtuar nga politika e vjetër shpresën dhe besimin e kanë te Vetting-u, te SHBA-të, te Basha dhe elita e re politike e PD-së që janë partner të SHBA-ve.
Gëzuar 2023
Average Rating