Vuçiq pas takimit: Barrikadat do të hiqen, por mosbesimi mbetet

Read Time:1 Minute, 47 Second

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka folur në Rashkë me serbët e veriut të Kosovës, ka bërë të ditur se heqja e barrikadave do të fillojë nesër para mesditës.

“Heqja e barrikadave do të fillojë nesër para mesditës, nuk mund të përfundojë qoftë për 2, 24 apo 48 orë, barrikadat do të hiqen, por mosbesimi mbetet”, tha Vuçiq.

“Duhet të flasim dhe të përpiqemi të kthejmë besimin. Nuk kemi parë kurrë një rezistencë më të organizuar të popullit serb”, tha Vuçiq.

Ai ka deklaruar se kanë pasur biseda të vështira, por se kanë qenë shumë të sinqertë.

Vuçiq lexoi tekstin që ia kishin dorëzuar serbët nga barrikadat, të cilët, siç ka raportuar, kanë thënë se nuk duan të shkojnë kundër vendit të tyre, por se kanë kërkuar që të mos ketë kurrë njohje të pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës.

“Përvoja e hidhur e popullit serb me regjimin e Kurtit dhe besimin e serbëve në institucionet diskriminuese të Prishtinës nuk është e mundur. Serbët e Kosovës e dinë se mund të llogarisin vetëm në shtetin serb dhe te ju personalisht. Fjala juaj si kreu i shtetit serb është e vetmja gjë në të cilën mund të mbështetemi. Kërkojmë fjalën uaj se do të kemi mbështetje për gjithçka në vijim. Ne nuk kemi besim te Kurti dhe nuk mund të kemi asnjëherë. Nëse arrestimet dhe terrori ndaj nesh vazhdojnë, ne do të mbyllim përgjithmonë veriun e Kosovës për institucionet diskriminuese të Prishtinës, pastaj do të vendosim barrikada që nuk do të hiqen kurrë dhe që do të jenë një kufi për Prishtinën që nuk do ti kalojnë kurrë. Ju kërkojmë një konfirmim të qartë se nuk do të ketë kurrë njohje të Kosovës e Metohisë, në çfarëdo forme Kosova dhe Metohia të jenë pjesë e Serbisë, ne nuk jemi kriminelë, por njerëz mikpritës dhe familje që mbrojnë pragun e shtëpive të tona. Fjala juaj është e vetmja garanci për ne”, shkruhej në tekstin që e lexoi Vuçiqi të cilin, sipas tij, ia kishin dorëzuar serbët nga barrikadat e veriut të Kosovës.

Presidenti u tha serbëve se ai dhe vendi i tij do të jenë gjithmonë me ta.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post SHBA e BE thirrje Kurtit e Vuçiqit: Të ndërmarrin veprime të menjëhershme për zbutjen e tensioneve
Next post Viti 2023-viti i Vetting-ut, PD-së dhe Bashës