Von der Leyen: Serbia ta pranojë njohjen ‘de facto’ të Kosovës

Read Time:3 Minute, 0 Second

Ursula vone der Lyen, presidente e BE-së, në konferencën për medie, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, foli për situatën në veri të Kosovës, për dialogun Kosovë-Serbi, por edhe për ofertën që BE i ofron Ballkanit Perëndimor, e në këtë vazhdë, edhe Kosovës.

Von der Leyen, që në fillim dënoi sulmin e dhunshëm të grupit  paramilitar terrorist në veri të Kosovës, ku, sipas saj, është në kundërshtim e me vlerat e BE-së dhe duhet të sillen para drejtësisë

“Së pari dënoj sulmin e dhunshëm në veri të Kosovës më 24 shtator , që është në kundërshtim e me vlerat e BE-së dhe duhet të sillen para drejtësisë”, deklaroi ajo, derisa shtoi se BE është e zotuar për të ardhmen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e BE-së.

“Kosova ka bërë një progres të qëndrueshëm, ju përgëzojmë për fuqizimin e demokracisë përmes reformave të kryera dhe ju sigurojmë që shtegun drejt BE-së do ta bëjmë së bashku”, tha Von der Leyen.

Tutje ajo foli për liberalizimin e vizave, duke shtuar se tani edhe kosovarët do ta shijojnë këtë liri të lëvizjes.

“Është një  gur themel shumë i  rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve tona, kjo rrjedh si rezultat i një pune të madhe përgjatë vitesh”, deklaroi Von der Leyen.

Ajo, më tej, vuri në dukej edhe porosinë e dytë , e cila, sipas saj duhet t’i përafruar edhe ekonomitë tona, duke theksuar planin e investimeve mbi 30 miliardë në Ballkanin Perëndimor, derisa përkujtoi investimin në rrugë- korridori 10, përmes të cilit lidhen Kosova, Serbia e Maqedonia e Veriut, si dhe impianti solar në Kosovë.

Në këtë prizëm Von der Leyen ftoi që të bëhet më shumë në zhvillimin ekonomik, duke hapur bizneset për kompanitë kosovare për tregjet rajonale.

Von der Leyen, mes tjerash, tha që duhet bërë më shumë në fuqizimin e  gjyqësisë, luftimin e korrupsionit.

“Ne kemi një plan të ri, që quhet ‘Investime dhe Reformat’ dhe ky plan është duke funksionuar shumë mirë”, deklaroi Von der Leyen derisa shtoi se derisa funksionon te shtetet anëtare të BE-së, mund të funksionojë edhe te shtetet e Ballkanit Perëndimor, raporton RTKlive.

Ajo u shpreh optimiste që ky plan mund ta rrisë ekonominë në Kosovë dhe do të rrisë vende të reja pune.

Von der Leyen tha se do të mbështesë edhe hyrjen e Kosovës në BE.

“Kjo është një ofertë e duhur në kohën e duhur”, deklaroi ajo, duke shtuar se kjo mund të arrihet nëse Kosova e Serbia do t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre.

Von der Leyen ftoi Kosovën që të fillojë procedurën për  Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Serbia ta pranojë njohjen ‘de facto’ ndaj  Kosovës.

Për tërheqjen e masave ndaj Kosovës, Von der Leyen tha se kemi biseduar me presidenten Osmani dhje me kryeministrin Kurti për atë se çfarë duhet bërë që këto masa të tërhiqen, derisa përmendi draft-statutin për diskutime, që sipas saj është tejet teknike, por është shumë i rëndësishëm drejt harmonizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

E për shtensionim të situatës mes Kosovës e Serbisë, Ursula von der Leyen tha se të dyja palët duhet punojnë në këtë drejtim.

Ajo ndër të tjera tha se në Serbi do të diskutoj për njohjen ‘de facto’ të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Do ta diskutoj më presidentin (e Serbisë) se si duhet të materializohet dhe që duhet të bëhet pa ndonjë pyetje”, deklaroi Von der Leyen.

Ajo, mes tjerash, tha se normalizimi dhe paqja është parakusht për t’iu bashkuar BE-së. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Greg Delawie: BE-ja duhet të ndalojë përkëdheljen e VuçiqitGreg Delawie:
Next post Ursula Von der Leyen në Beograd kërkon njohjen ‘de facto’ të pavarësisë së Kosovës