Ardita Sinani përshëndetë arritjen e marrëveshjes për njohjen e diplomave
Lajm tepër të mirë e ka cilësuar Këshilltarja e Kryeministrit, Ardita Sinani njohjen e diplomave të kualifikimeve të arsimit të lartë, si një nga tri marrëveshjet e lëvizshmërisë, të firmosura sot në Berlin, nga ana e krerëve të qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM).
Sinai ka veçuar posaçërisht njohjen e diplomave të Republikës së Kosovës për studentët e Luginës së Preshevës
“Njohja e diplomave (Bachelor, Master dhe Phd) është jetike sidomos për shtetasit e Republikës së Serbisë me diploma të Republikës së Kosovës, të cilët privohen padrejtësisht nga e drejta për punësim dhe punë në Serbi, që nga viti 2008. E pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë” ka deklaruar Ardita Sinani
“Po aq të rëndësishme dy marrëveshjet e tjera të sotme janë ato për lëvizjen e lirë me letërnjoftime dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.
Besojmë se këtë herë autoritetet përgjegjëse të Republikës së Serbisë nuk do ta bllokojnë zbatimin e marrëveshjes, si në rastin e marrëveshjeve paraprake për njohjen e diplomave midis Kosovës dhe Serbisë të firmosura në Bruksel dhe Washington” ka përfunduar znj.Sinani
Më shumë storie
Publicistit, e veprimtarit, Refik Hasanit, i ndahet Mirënjohje
Dje, në Takimin PanShqiptar, që u mbajt në Hotel ,,EMERALD’’, në Prishtinë. Të pranishëm ishin shumë mysafirë Nderi nga hapsira...
Mrarrëveshje paszgjedhore e partive shqiptare në Bujanoc
Tri partitë shqiptare në Bujanoc sot me nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion paszgjedhor i dhan fund frikës se a do...
Preshevë: Për nesër është ftuar mbledhja e Organit të përkohshëm, shkarkohen dhe emërohen drejtorët e rinj të institucioneve
Për nesër 26.04.2024 Kryetari i Organit të përkohshëm, Ragmi Mustafa ka ftuar seancën e dytë me 14 pika të rendit...
Von Cramon: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës të ndalet menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës...
Veprimtari dhe Profesori Ibrahim KADRIU, nga Presheva i Ftuar Nderi në ,,Takimi i Madh i Prishtinës, i 27 prillit 2024″
Ish-Kryetar i Kuvendit për Autonomi të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, në Referendumin e mbajtur më datën 1 e 2 mars të...
Nëna shqiptare nga Presheva humb jetën gjatë lindjes në Vrajë, prokuroria fillon hetimet
Një grua shqiptare nga Komuna e Preshevës, ka humbur jetën gjatë lindjes në Qendrën Shëdentësore në Vranjë. Në këtë ngjarje...
Average Rating