
Ardita Sinani përshëndetë arritjen e marrëveshjes për njohjen e diplomave
Lajm tepër të mirë e ka cilësuar Këshilltarja e Kryeministrit, Ardita Sinani njohjen e diplomave të kualifikimeve të arsimit të lartë, si një nga tri marrëveshjet e lëvizshmërisë, të firmosura sot në Berlin, nga ana e krerëve të qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM).
Sinai ka veçuar posaçërisht njohjen e diplomave të Republikës së Kosovës për studentët e Luginës së Preshevës
“Njohja e diplomave (Bachelor, Master dhe Phd) është jetike sidomos për shtetasit e Republikës së Serbisë me diploma të Republikës së Kosovës, të cilët privohen padrejtësisht nga e drejta për punësim dhe punë në Serbi, që nga viti 2008. E pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë” ka deklaruar Ardita Sinani
“Po aq të rëndësishme dy marrëveshjet e tjera të sotme janë ato për lëvizjen e lirë me letërnjoftime dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.
Besojmë se këtë herë autoritetet përgjegjëse të Republikës së Serbisë nuk do ta bllokojnë zbatimin e marrëveshjes, si në rastin e marrëveshjeve paraprake për njohjen e diplomave midis Kosovës dhe Serbisë të firmosura në Bruksel dhe Washington” ka përfunduar znj.Sinani
Më shumë storie
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Izet Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për vendkalimin kufitar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin. Sinani ...
Vëllazërim, Miqësim e Binjakëzim në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit
Shkruan:Refik HASANI Gjilani , është qendër më e madhe e Rajonit të Anamoravës, që përfshin Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, njëkohësisht...
Ardita Sinani: Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë
Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka bërë të ditur se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të...
Ardita Sinani: LUGINA E PRESHEVËS, KUQ E ZI!
I bashkohem thirrjes së deputetit Shaip Kamberi për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën...
Average Rating