Basha, Elita e re politike e PD-së dhe rinovimi e Vetting-u i PD-së e bashkojnë dhe e sjellin atë në pushtet

Read Time:2 Minute, 58 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Po të merret e të bëhet krahasimi ndërmjet epokës së tranzicionit paskomunist dhe atij të komunizmit, i shpalluri “non grata” dhe grupi organizator i Foltores: për nga mashtrimet, trillimet dhe pseudoakuzat dhe sidomos për antianglo-amerikanizmëm ia kanë kaluar edhe ishdiktatorit dhe Byrosë politike të PPSH-së kur ideologjia komuniste sunduese antidemokratike e antiperendimore e asaj kohe ishte globale dhe kishte kapur gjysmën e botës. Kjo politikë antiPD , kundër asaj Partie e cila është simboli i lirisë dhe demokracisë, si dhe fakti tjetër që kjo politikë foltoriste eshte edhe antiSHBA, kjo po i bën dëm të madh jo vetëm Partisë Demokratike por gjithe Shqipërisë dhe shqiptarëve, pasi kjo vetëm sa po i zgjat jetën në pushtet korrupsionit, hajdutërisë dhe krimit e tradhëtisë së qeverisë Rama 3.
Për të dalë nga kjo gjëndje dhe për t’u ndarë nga e kaluara e tranzicionit këtë mision e mori Basha dhe elita e re politike e Partisë Demokratike kundër së cilës u angazhuan në maksimun i gjithë llumi politik i vjetër si dhe korrupsioni gjithpërmasor: ai politik,intelektual, mediatik dhe madje edhe shumë nga pseudoshoqëria civile.
Korrupsioni është armiku më i madh i shoqërisë e kombit, dhe kur një shtet e shoqëri bie pre e korrupsionit , e mira dhe demokracia e kanë shumë të vështirë që të triumfojnë.Korrupsioni është krim, dhe prandaj korrupsioni duhet të ndëshkohet dhe të mos vijë dhe as të mos riciklohet në pushtet.
Korrupsioni si virus epidemik politik e social duhet të karantinohet. Këtë si ndihmë për shqiptarët po e bejne sanksionet amerikane “non grata”, sistemi gjyqësor Vetting dhe Ligji për hapjen e dosjeve të spiunëve të regjimit komunist.
Si politikë antikorrupsion këtë nisi dhe po e bën Basha me e elitën e re politike të PD-së me Alibeajn, Bardhin, Tabakun etj. që mbështeten fuqishëm nga SHBA-të.
Partia Demokratike me Bashën kryetar të saj me 25 Prill 2021 mori një rezultat të shkëlqyer , i dyti pas atij të vitit 1992, dhe prej Berishës,Metës dhe masakrës zgjedhore të Ramës, PD nuk është sot në pushtet.
Dhe nëse Berisha do të largohej sapo u shpall non grata nga SHBA, sot PD-ja do ishte akoma më e fortë dhe nuk do të kishte pasur as foltore, as percarje, as ngatërresa, as antiamerikanizëm foltorist, as beteja ligjore të kota dhe as nevojë për atë farë lëvizjen për “rithemelim” të PD-së. PD do kishte pasur shansin të kërkonte me të drejtë zgjedhje të parakohshme dhe të vinte në pushtet sikur mos të kishte dalur foltorja. Retorika mashtruese dhe alibia foltoriste se Basha është me Edi Ramën nuk është tjetër vecse është maskë mashtrimi që përdor foltorja për ta përcarë PD-në, që ajo të mos vijë në pushtet me Bashën dhe me elititën e re.
“Foltorja”politike, si organizatë jashtinstitucionale, erdhi me pretendimin se ajo do bënte të ashtuquajturin “Rithemelim” të Partisë Demokratike, këtë ajo e pati gënjeshër mashtruese për mashtrim mediatik e publik sepse realisht foltorja erdhi si reaksion intrigues, shpifës e madje edhe i dhunshëm i elites së vjetër politike të Partisë Demokratike kundër Bashës dhe elitës së re politike në PD.
“Foltorja” erdhi realisht si lëvizje regresive kundër ndryshimit dhe kundër rinovimit demokratik të PD-së që kishte filluar ta bëjë Lulzim Basha.
“Foltorja” erdhi si reaksion antiamerikan, kundër SHBA-ve pasi SHBA shpalli ishPresidentin dhe ishkryetarin e PD-së si person të padëshirueshëm, “non grata” në SHBA për korrupsion dhe për minim të demokracisë e të drejtësisë.Këtë e dinë tashmë jo vetëm demokratët por i gjithë opinioni i brëndshëm dhe ai edhe ndërkombëtar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ardita Sinani përshëndetë arritjen e marrëveshjes për njohjen e diplomave
Next post Goran Rakiq: S’ka më kthim mbrapa, pasnesër protesta e parë