Borrell njofton se Kurtin e Vuçiqin i ka ftuar urgjent në takim
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Jopsep Borrell, do të pres nesër në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Një gjë të tillë e konfirmoi vetë Borrell në llogarinë e tij në Twitter.
“Për nesër kam ftuar takim urgjent në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq”, shkroi Borrell në llogarinë e tij në Twitter, raporton RTKlive.
“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzim të situatës, që të ndalojmë së menaxhuari një krizë të përhershme dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
Në takime të ndara, Borrell nesër (e hënë) në orën 08:00, do të diskutojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, çështjen e targave ilegale të automjeteve që Serbia lëshon për qytetarët e Kosovës.

Pas këtyre dy takimeve, do të pasojë takimi trepalësh, raporton RTKlive.
Kështu, Borrell i cili në të gjitha këto takime do të mbështetet nga Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak, do të ketë një takim trepalësh mes tyre, kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.
Ky takim mbahet në kohën kur serbët e Kosovës me direktiva të Beogradit zyrtar, kanë braktisur institucionet e Kosovës, në katër komunat në veri të vendit.
Policë, gjyqtarë, prokurorë e zjarrëfikës, kanë braktisur detyrat e tyre, veprim që e kanë bërë edhe deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, e të cilët më vonë ndryshuan mendje, dhe të tjerë që ishin në listën e pritjes, dhanë betimin dhe rimorën mandatet.
Më shumë storie
Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse
Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj.Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me Rusinë.Ajo historikisht...
GEZUAR 25O- të VJETORIN SHBA!
ALEATI GJEOSTRATEGJIK DHE EPOPEJA E LIRISË Refleksion Historik në 250-Vjetorin e Kushtrimit Demokratik të Amerikës! Në horizontin e historisë botërore,...
Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”
Emine. S. HOTI Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së...
Gjykata speciale shtyn shpalljen e aktgjykimit, kritika për zvarritjen e procesit
Vendimi i djeshëm i Speciales për ta shtyrë edhe për gati dy muaj shpalljen e aktgjykimit, ka nxitur reagime në...
ShShASh: MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E DHËNIES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS NË GJUHËN E TYRE AMTARE SHQIPE
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË "PAPA KLEMENTI XI ALBANI" MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E...
Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
Nga: Prof. Osman Ahmetgjekaj,Sueds / Förslöv, 31.05.2026Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa...

Average Rating