Albin Kurti: Pala serbe po i ik nënshkrimit të marrëveshjes
Teksa falënderoi për mbështetjen e mikpritësit e bashkatdhetarët tanë, kryeministri Kurti deklaroi se ne erdhëm për ta nënshkruar me aneksin e zbatimit, siç jemi marrë vesh më herët, por pala tjetër, ngjashëm si më par, po i ik nënshkrimit të marrëveshjes tash me aneks.
“ I takon BE-së ta gjejë mekanizmit ta bëjë statusin e kësaj marrëveshjeje ta bëjë ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme”, deklaroi kryeministri Kurti në konferencën me gazetarë, pas takimit në Ohër.
Tutje, kryeministri Kurti sqaroi se sa i përket aneksit të zbatimit marrëveshjes do të publikohet në ueb faqen e BE-së.
“Angazhohem për të gjithë dhe u shërbej të gjithëve. Ekziston një paragraf për vetmenaxhimin për pakicën serbe në Kosovë e ne udhëhiqemi prej standardeve më të larta që të mos ketë asnjë diskriminim në vend”, deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti.
E sa përket për të kaluarën, kryeministri Kurti theksoi se të gjithë ata që kanë pësuar dëme, qoftë fizike psikike e materiale nuk mund t’i anashkalojmë në shoqërinë tonë e t’i lëmë në mëshirë të fatit.
Edhe sot edhe më 27 shkurt kam qenë i gatshëm të nënshkruaj, ndërsa pala serbe i është shmangur nënshkrimit të marrëveshjes.
“Si lider nuk i iki përgjegjësisë”, theksoi kryeministri Kurti.
https://www.facebook.com/watch/?v=225396123377352
Më shumë storie
Në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, Mickoski në koalicion me VLEN-in
Në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Maqedoninë e Veriut, para se të mërkurën,...
Busti i Skënderbeut vendoset në Eger të Hungarisë
Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur...
Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Kamberi: nuk pres ndryshim të politikave serbe ndaj shqiptarëve
Kuvendi i Serbisë zgjodhi sot Qeverinë e re serbe. Bashkë me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviq, janë betuar 31 anëtarë...
Bujar Osmani shpall fitoren: Kemi fituar në pothuajse çdo komunë
Kandidati për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani ka shpallur fitoren e këtij kampi politik. Ai thotë se ka marrë...
Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë
Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës me...
Njohësit e sigurisë: Vuçiqi synon destabilizimin të situatës
Tendencë për destabilizim të situatës është vlerësuar veprimi i fundit i shtetit serb, për ndalimin e 4 zyrtarëve policorë bashkë...
Average Rating