Jam demokrat e nacionalist, kritik i Ramës, por Edi Rama…
Nga Skënder Sadri KAPITI
Nga sot, Vlora Hyseni do jetë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror.Unë jam me origjinë nga KOSOVA. Jam kritik i Edi Ramës për shumë gjëra që unë i kam shkruar kundër tij. Por nuk mund të paragjykoj, as te zbuloj e as të “fantazoj” hamendësime, gjëra e sekrete, por më vjen mirë kur kryeministri shqiptar është nismëtari i mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive shqiptare; kur kryeministri Edi Rama mori në qeverinë e tij dhe emeroi dy ministra shqiptarë të Kosovës; kur ai respekton, dekoron e nderon sportistë , artistë e këngëtarë të Kosovës dhe kur edhe drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit Rama e Begaj ia besuan shqiptares nga Kosova.
Unë ndjehem mirë për këtë vlerësim e respekt që i bëjnë kryeministri Rama dhe Presidenti Begaj Kosovës. Pra, unë ndjehem shume mirë pa marrë parasysh dhe pa u ndikuar as nga bindjet politike te mia, ndjehem mirë si nacionalist kur pushteti e shteti i Shqipërisë respekton shqiptarët edhe të Kosovës dhe Kosovën sic veproi tani së fundi edhe Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë me emërimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shtetit. Këtë shëmbull duhet të marrin edhe Abin Kurti ,Vjosa Osmani e Donika Gërvalla që edhe ata të respektojnë shqiptarët nga Shqipëria, të paktën ata që kanë sakrifikuar e kontribuar për Kosovën.
Më shumë storie
Roli i mjekësisë akademike dhe kontributi i Profesor Jovan Basho në kthimin e besimit publik te mjekësia
Nga Skënder Sadri KAPITI Prof. Jovan Basho Shkenca dhe akademia mjekësore, humanizmi dhe shërbimi mjekësor, përgjegjshmëria, talenti dhe dhuntia humanitare...
Pas leximit të një polemike të ambasadorit rus Aleksej Zajcev
Eshref Ymeri Avazi i Mukësi ambasadorëve rusë në TiranëTek po shtegtoja nëpër faqet e internetit, fare rastësisht hasa në artikullin...
Tetëdhjetëvjetori i “fitores së madhe”
Eshref Ymeri Rusia është një tigër prej letre - Donald Trump Si çdo 09 maj, Rusia, edhe këtë vit, vazhdoi...
Refleksione: Njё monografi madhore nga Enver Zhinipotoku
Me datёn 3 tetor i dёrgova kёtё njoftim Enver Zhinipotokut: Mirëdita Enver, shpresoj të jeni mirë!Kam nisur ta lexoj librin...
Zyba Hysa: HYSEN IBRAHIMI, JENI VËRTET NJERI I VEÇANTË
Fjala e Znj.Zyba Hysa, recenzente e librit, e cila shkruan: HYSEN IBRAHIMI, JENI VËRTET NJERI I VEÇANTË, JU JENI NJË ARKIVË...
Reflektim mbi veprën “Rruga e Isa Boletinit për Pavarësinë e Shqipërisë, 28 Nëntor 1912” të autorit Aleksandër I. Bajgora
Hysen Ibrahimi Mitrovicë, 5 tetor 2025 Sot pata nderin e veçantë të pranoja si dhuratë veprën me titull “Rruga e...

Average Rating