Demokratë, bashkohuni dhe votoni për kauzën antikorrupsion: cmontimin e “Trekëndëshit të Bermudës”!

Read Time:3 Minute, 7 Second

Nga  Skënder Sadri KAPITI

Demokratë, bashkohuni dhe votoni për kauzën antikorrupsion: cmontimin e “Trekëndëshit të Bermudës”, sepse kjo përshpejton agoninë dhe rënien e qeverisë antipublike, të superkorruptuar e të superskandaleve të rilindjes  socialiste  të Edi Ramës! Demokratë a nuk e shikoni se keni mbështetjen e fortë të SHBA-ve.Votoni për këtë alternativë kombëtare e proamerikane sepse fitorja e saj ndihmon edhe Kosovën demokratike e proamerikane.

Me 14 Maj 2023 zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Demokratët shqiptarë duhet të votojnë  Roland Bejkon dhe kandidatët e tjerë demokratë per kryebashkiak  dhe listën e kandidatëve për këshilltarë të bashkive ate të Partisë Demokratike institucionale e ligjore. Duhet të veprojnë kështu sepse nëse votohet lista e aleancës së Foltores me Partinë e Lirisë, kjo do t’i bënte dëm shumë të madh vetë demokratëve më shumë se kujdo tjetër.

Demokratë, mos e bëni për së dyti herë këtë gabim të madh, ashtu sic e bëtë kur votat tuaja e bënë faktor politik Ilir Metën , dhe prej votave tuaja në vitin 2013 LSI  mori 18 deputetë , dhe më keq akoma këta deputetë socialiste të Metës tradhtuan Partinë Demokratike dhe bashkëqerverisën me Partinë Socialiste; e  votat tuaja pastaj Ilir Metën e bënë edhe kryetar parlamenti , edhe president me propozim dhe me mbështetjen e Edi Ramës.

Demokratë, Partia Demokratike është kjo që drejtohet nga kryetari ne detyrë z.Alibeaj e që  njihet  e mbështetet fort nga SHBA. Demokratë, cdo njëri prej jush ka dinjitetin dhe personalitetin e vet, ka interesin e vet, interes i cili gjëndët brënda interesave të PD-së e publikut.Nuk ka pse të votohet ashtu dhe si  don interesi personal i këtij apo atij individi, aq më keq kur ai është i padëshirueshëm dhe i shpallur “non grata” nga SHBA.Demokratë mos shkoni  e mos i votoni  socialistët e Ilir Metës, sepse kështu ju votoni për non gratën dhe për “Trekëndëshin e Bermudës”!

Votoni për kandidatët dhe për Elitën e Re Politike të PD-së që fatmirësisht ka në krye individë e personalitete të tilla si Basha, Alibeaj, Bejko etj., për Elitën që ka mbështejen e SHBA-ve

Përfaqësuesi dinjitoz  i PD në këto zgjedhje vendore është Roland Bejko i cili është  në krye të betejës për Bashkinë e Tiranës kundër “Trekëndëshit të Bermudës” ku më agresivë se Rama-Veliaj  kundër Bejkos e PD janë  Berisha – Meta me Këlliqin .

Demokratë,  mendoni dhe kujtoni edhe këtë me të fundit që  Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se:

mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë”, u shpreh ajo.

SA KEQ QË SHUMË DEMOKRATË NUK E BESUAN DHE NUK JANË NDËRGJEGJSUAR AKOMA PËR KËTË ALOGJIKË POLITIKE.

Ambasadorja amerkane në këtë mesazh të saj u drejtohet së pari demokrateve, e që duhet kuptuar kështu them unë: mos gaboni , por veproni për të duhurën ,për ta mundur korrupsionin, sepse korrupsioni nuk luftohet me korrupsion dhe as nga të korruptiuarit. Dhe kush janë të korruptuarit dhe korrupsioni? Ky është sistemi që ka instaluar politika e vjetër e asaj që reformatori Basha e filloi si kauzë të tij por tani që është kauzë publike, dhe ajo është : cmontimi i sistemit te politikës së vjetër  të “Trekëndëshit të Bermudës”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Jam demokrat e nacionalist, kritik i Ramës, por Edi Rama… </strong>
Next post Hashim Thaçi: Sakrifica ia vlejti, Kosovës iu hoq “reja e zezë”