Besimtarët myslimanë të Tiranës falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej“
Mijëra besimtarë të besimit islam kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej” në Tiranë ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit.
Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë edhe këtë vit e kanë kryer ritualin e faljes së namazit në sheshin “Skënderbej”, e cila filloi në orën 06:15 me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Et’hem Beut Elton Karaj dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe, transmetoi Radio Televizioni Shqiptar.
Fitër Bajrami shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili mbajti dhe faljen e namazit, uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe angazhim për adhurimin e Zotit.
“Ka qenë një rrugëtim i mundimshëm, por i bukur. Unë personalisht dhe institucioni që drejtoj, jemi krenarë për historinë tonë. Jemi krenarë për paraardhësit tanë në këtë shekull. Ne i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim kësaj shoqërie, këtij kombi vlerat më të larta e më të sinqerta.
“Falë besimtarëve dhe drejtuesve të besimeve në Shqipëri ne i kemi kontribuar këtij kombi një nga vlerat me të cilat krenohemi të gjithë, kudo, harmoninë dhe dialogun ndër fetar. I tillë do të vazhdojë ky kontribut edhe në të ardhmen me lejen e Zotit.
“Për të patur vazhdimësi kjo vlerë e komuniteteve fetare, duhet që çdo komponent i shoqërisë tonë të kujdeset për të mbrojtur meritën dhe ta shpërblejë atë kudo që ajo ndodhet”, tha kreu i KMSH.
Më shumë storie
“TRIUMFI I KOMBIT” DHE LËVIZJA RINORE E QYTETARE PËR SHQIPËRINË E RE
Në mbështeje të Lëvizjes patriotike të Rinisë dhe Elitës qyterare që po zhvillohet në Shqipëëri po e dërgoj për botim...
Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
Nga: Prof. Osman Ahmetgjekaj,Sueds / Förslöv, 31.05.2026Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa...
DOLI NGA SHTYPI LIBRI “FLASIM SHQIP” I AUTORIT IDRIZ GASHI, PEJË, 2026
Hysen Ibrahimi - Recension mbi librin “Flasim Shqip” të autorit Idriz Gashi,Suedi / Förslöv, 22.05.2026 Gjuha shqipe nuk paraqitet vetëm...
Për cilin do votonte në Kosovë qytetari shqiptar nga Shqipëria?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptari i vërtetë , patriot me shpirt e zemër atdhetarie nuk mund të rrijë indiferent nga zhvillimet...
Sot, më 12.05.2026, doli nga shtypi libri me titull ”ZËRI QË KURRË NUK U SHUA”
Hysen Ibrahimi, Suedi / Förslöv, 12.05.2026 Recension për librin ”ZËRI QË KURRË NUK U SHUA” i autores Hyrë Tejeci Murati,...
Masakra e Tivarit
Adem Dёrguti (Te vdekurit dhe te mbijetuarit nga 42 katundet e Therandёs) Ky libёr ёshtё botuar nё vitin 2022. Autori...

Average Rating