Tre polic kufitar të Kosovës, janë kidnapuar sot në afërsi të Leposaviqit
Mediet në serbi të kontrolluara nga presidenti Aleksandar Vuçiq, siç është gazeta “Novosti”, raportojnë se të kidnapuarit janë Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafa Shemi.
Ndërkohë, mediumi i pavarur serb, N1, duke u thirrur në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, raporton se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Grupi Antiterrorist i Njësisë Speciale të Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar sot tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ky medium ka publikuar inicialet e policëve të kidnapuar dhe ata janë R.Z.B.S. dhe M.S.
“Ata janë arrestuar në zonën administrative drejt Kosovës, larg në thellësi të territorit të Serbisë qendrore”, e përshkruan MPB-ja e Serbisë këtë rast.
Kjo minidrid deklaron se të tre personat ishin të armatosur me armë automatike dhe me pajisje të plota ushtarake me pajisje GPS, harta dhe pajisje të tjera.
“Me aksionin e shpejtë dhe efikas të policisë serbe, tentativa e të ashtuquajturit të policisë së Kosovës të pushtojnë territorin e Serbisë qendrore për të kryer një aksion i cili sipas të gjitha parametrave është akt terrorist me qëllim të destabilizimit shtesë dhe përshkallëzimit të konfliktit të drejtuar kundër Republikës së Serbisë. Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë punën e mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.
Për këtë veprim është njoftuar me urgjencë kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhej në ambasadën ruse, ku mori pjesë në pritjen me rastin e festës së Ditës së Rusisë, dhe pasi mori informacionin, shkoi në Presidencë.
https://www.facebook.com/watch/?v=652066833639370
Më shumë storie
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...

Average Rating