Qeveria e Kosovës i reagon KE-së: Liberalizimi me pasaporta serbe qëllimkeq
Qeveria e Kosovës i ka reaguar sërish Komisionit Evropian sa i përket përpjekjeve që Komisioni po bën për të lejuar serbët e Kosovës që me pasaporta të Serbisë të udhëtojnë lirshëm në BE.

Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, këshilltari i zv/kryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu ka thënë se Republika e Kosovës ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian në lidhje me letrën e dërguar në muajin nëntor nga zëvendëskryeministri Bislimi.
“Në vazhdimësi kemi theksuar se ky propozim i KE-së kontribuon negativisht në integrimin e komunitetit serb krahas edhe interesit të tanishëm të lartë për pajisje me pasaporta pas liberalizimit të vizave, por edhe kërkon të legjitimojë pasaporta ilegale të cilat shkelin sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Kadiu.
Ai ka shtuar se si qeveri, do të vijojnë angazhimin në ndaljen e këtij propozimi, siç theksoi, të dëmshëm e qëllimkeq, derisa ftojnë të gjithë qytetarët nga komuniteti serb të vijojnë të aplikojnë e pajisen me pasaporta të Republikës së Kosovës.
Më herët gjatë ditës zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të brendshme Anitta Hipper, deklaroi se KE pret që të miratohet propozimi që edhe serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë t’i mundësohet lëvizja pa viza në zonën Schengen.
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Pas kalimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të...
Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e...
Përderisa afati 34-ditëshe rrjedhë, partitë ende pa marrëveshje për zgjedhjen e presidentit
Mes pritjeve nga partia në pushtet, që partitë opozitare ta propozojnë një kandidat për president dhe vetë opozitës që po...
Gjithçka gati përër finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026, në ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë
Pak orë na ndajnë nga sfida historikë mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë. Dardanët dhe turqit do të ndeshen në...

Average Rating