Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e luajtur sonte ndaj Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me këtë rezultat, Kosova e përfundon grupin me njëmbëdhjetë pikë dhe siguron vendin e dytë, që e dërgon në “play-off”. Ndërkohë, Zvicra me katërmbëdhjetë pikë konfirmon kreun e grupit dhe kualifikohet drejtpërdrejt në Botëror.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola, me të dy skuadrat që kanë zhvilluar lojë të kujdesshme. Zvicra ka pasur një nuancë më shumë në posedim, por nuk ka krijuar rrezik serioz, ndërsa Kosova e ka mbajtur fort në mbrojtje pa arritur të prodhojë raste të pastra.
Helvetikët kanë kaluar në epërsi sapo ka nisur pjesa e dytë.
Në minutën e dyzet e shtatë, Vargas e ka shfrytëzuar një moment të pakujdesisë dhe ka shënuar për 0–1, duke e vendosur Kosovën në presion.
Dardanët kanë reaguar me kalimin e minutave duke e rritur përpjekjen për ndryshim të rezultatit.
Presioni është shpërblyer në minutën e shtatëdhjetë e katërt, kur Florent Muslija ka realizuar një supergol nga distanca, duke ndezur atmosferën në “Fadil Vokrri” dhe duke barazuar shifrat në 1–1.
Në minutat në vazhdim, Kosova e ka kërkuar edhe golin e përmbysjes, por rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund.
Më shumë storie
Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e...
Gjithçka gati përër finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026, në ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë
Pak orë na ndajnë nga sfida historikë mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë. Dardanët dhe turqit do të ndeshen në...
Jehona dardane e futbollit dhe e Republikës së Dardanisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Respekt dhe mirënjohje përfaqësueses së futbollit të Republikës së Dardanisë. Të jesh patriot do të thotë...
Franco Foda: Me këtë atmosferë shpresojmë të fitojmë edhe ndaj Turqisë
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës kund Sllovakisë. Dardanët mundën Sllovakinë,...
Kosova mposht Sllovakinë 4:3, 90-të minuta larg historisë
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur Sllovakinë, me rezultat 4-3, të enjten mbrëma në Bratislavë, në ndeshjen e gjysmëfinales së...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....

Average Rating