Pa TV  NEWS 24, Protestat e Lëvizjes  për ‘Triumfin e Kombit’ do ishin në terr informativ

Read Time:3 Minute, 44 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Po mbushen 50 dItë që në Tiranë rinia patriotike dhe qytetarët shqiptarë po mbajnë e zhvillojnë protestat më të mëdha ne Historinë e Shqipërisë si një Lëvizje gjithkombëtare për Triumfin e Kombit, të këtyre protestave që po i japin hov zhvillimit  dhe progresit patriotik e demokratik të Shqipërisë si dhe emancipimit për një  politikë të re kundër establishmentit dhe elitës së vjetër politike e mediatike të regjimit të korrupsionit, hajnisë e tradhëtisë

Ajo që cudit është fakti që e kontatojnë dhe e thonë protestuesit në këto protesta, është ajo se ata falenderojnë  kryesisht dhe vetëm TV NEWS  24 ,i cili është i vetmi televizion që ka pasqyruar  në ekranin e publikut dhe për publikun këto protesta rinore e qytetare që ditën  parë të tyre. Po kështu edhe mediat e shkruara, gazetat, janë edhe ato shumë të pakta që kanë dhëne informacione të detajuara për kauzat patriotike e demokratike të këtyre protestave , ku përmëndim Gazetën ‘PanoramA’ dhe  ‘SOT’ në Tiranë së cilës pushteti dhe oligarkëet i kanë vënë embargo televizive që nuk e lexojnë televizionet në emisionet e mëngjezit , me përjashtim po të TV NEWS 24televizion i cili që në mëngjes me emisionin e zërit të qytetarit ‘Koha për t’u zgjuar’, mundëson që të dëgjohet mendimi, vlerësimi dhe gjykimi i lirë i halleve dhe i zërit të qytetarëve.

Po kështu vlen të themi se në Kosovë këto protesta rinore për Triumfin e Kombit i paqsqyron vetëm gazeta e madhe gjithkombëtare ‘Bota Sot’, pasi këto protesta janë të rëndësishme edhe për Kosvën dhe për gjithë kombin.

Pa TV NEWS  24 këto protesta  të kësaj Lëvizje për Trumfin e kombëtarizmit dhe patriotizmit , këto protesta do ishin në terr informativ sepse  mediat e tjera rrinë jo vetëm ‘indifente’, por madje edhe mundësojnë që në emisionet e tyre të ftojnë individë që shprehen, intrigojnë dhe hipokrizojnë por eddhe fyejnë  kundër këtyre protestave  dhe që nuk janë aspak në rolin fisnik që mediat duhet të luajnë, atë të pushtetit  opozitar dhe të mbrojtjes së shqetësimeve  dhe prokopimeve të shoqërisë shqiptare.Ato janë si pushteti  i korrupsionit, pra nuk janë në anën e duhur të historisë dhe të interesit kombëtar, por media mercenare të parasë e të pushtetit, prandaj edhe zëri i  protestës shpesh edhe dëgjohet e bën thirrje, bojkotoni mediat!

Tashmë protestat patriotike të rinisë shqiptare dhe kauzat madhore që ajo i shtron si zgjidhje, këto protesta   tashmë kanë hyrë në Histori dhe shënojnë Epokë, nisur  nga fakti i mbështetjes së jashtëzakonshme të tyre nga e gjithë rinia shqiptare, studentore dhe elita qytetare, por që ditën e parë të tyre  këto protesta janë mbështetur fuqishëm edhe nga diaspora patriotike shqiptare në perendim ,  protesta të cilat  i pasqyrojne edhe medait ndërkombëtare   duke u dhënë atyre  dimension jo vetëm gjithkombëtar por edhe ndërkombëtar, edhe si një leksion qytetarie e modeli paqësor.

Këto protesta po bëjnë zgjimin dhe ndërgjegjsimin  për domosdoshmërinë e zgjidhjes së cështjes kombëtare shqiptare  ,Triumfin e Kombit ,Bashkimin  Kombëtar.

Në kryeqytetin e Shqipërisë në  Tiranë këtij qyteti tashmë mund t’i vihet emri edhe si qyteti i rezistencës dhe i protestave rinore  për luftën kundër korrupsionit, krimit ,tradhëtisë së politikës; protestave të cilat do i bëjnë detyrimisht politikës shqiptare Veting-un , ndarjen e Shqipërisë nga politika e vjetër, nga ajo   komuniste dhe nga e kaluara e tranzicionit të regjimit të korrupsionit të këtyre 35 viteve.

Këto protesta  po sjellin kthimin e besimit dhe të shpresës te shqiptarët se Shqipëria bëhet, protesta të cilat do ndalin  largimin e shqiptarëve nga atdheu dhe mundësojnë e frymëzojnë  kthimin e shqiptarëve në tokën, atdheun dhe në shtetin e tyre, prandaj kudo në Europë  protestojnë edhe diaspora kundër regjimit politik ,kundër politikës së vjetër , kundër krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe kundër  politikës aktuale të këtij tranzicioni në Shqipëri dhe kunder pazareve të saj me trojet shqiptare.

Urojmë që këto protesta të mos ndalen deri në realizimin e kauzave dhe të misionit historik të nisur prej kësaj rinie e qytetarie patriotike.

Nga Skënder Sadri KAPITI, Historian, jurist, studiues i Fesë, moralit , filozofisë dhe shkrimtar e publicist.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Çfarë ‘vertetoi’ ministrja serbe e Vuçiçit  me deklaratën e saj?