Aleksandër Vuçiq: Më ka ardhur një propozim nga Franca dhe Gjermania që Kosovës t’i lejohet anëtarësimi në OKB
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për media ka thënë se i ka shkuar një propozim nga Franca dhe Gjermania lidhur me Kosovën.
Thelbi i këtij propozimi, theksoi ai, është që Serbia të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare, përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara në këmbim të anëtarësimit në BE.
“Pozicioni ynë sa i përket Kosovës po bëhet gjithnjë e më i komplikuar sepse sot kemi në tryezë një propozim nga Franca dhe Gjermania, të cilin duhet ta diskutojmë sepse nuk mund ta hedhësh nga dritarja propozimin e dy fuqive më të mëdha evropiane”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një adresim për media, shkruan gazeta serbe Danas.
Vuçiq tha se Serbia nuk do të pajtohet që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, edhe pse siç tha ai parashihen përfitime për anëtarësim në BE si dhe përfitime financiare.
Por Vuçiq tha se ky propozim është i papranueshëm për Serbinë.
Siç tha ai, pas konsultimeve që ka pasur me kryeministren Bërnabiq, është konstatuar se nuk ka vullnet për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në OKB.
Vuçiq në konferencën e sotme për media ka folur edhe për synimin e Kosovës që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.
Siç pretendon kreu i shtetit serb, procedurat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të fillojnë me 2 apo me 3 nëntor.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu...
Mal Berisha Jeta e nje ambasadori
Mal Berisha Herman Bernstein Tiranё Edualba 2017 Gjatё panairit tё librit 2025 nё Tiranё, m’u dha rasti ta takoja autorin...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...

Average Rating