
Jason Jay Smart: “Dritan Abazoviç, është pro-rus”
“Dritan Abazoviç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, është pro-rus”.
Kështu të paktën ka shkruar në rrjetin e tij social në Twitter, Jason Jay Smart, një analist dhe strateg i politikave amerikane, pas shkarkimit të shefit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Savo Kentera, nga ana e Abazoviç.
Cilësimin e Abazoviç si pro-rus, Smart, e mbështet në reagimin e menjëhershëm të ambasadores të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, i cili tha se tashmë i shkarkuari Kentera kishte marrë një pozicion të fortë anti-ruse.
“Ambasadorja e SHBA-ve në Mal të Zi na la të kuptojmë se kryeministri Abazoviç është pro-rus”, ka shkruar Smart në rrjetin e tij social në Twitter.
Dritan Abazoviç në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Malit të Zi kishte shkarkuar drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, një ditë pasi kolegut të tij partiak, Rade Millosheviçit, ishte ngritur aktakuzë nga ana e drejtorit tashmë të shkarkuar, Savo Kantera.
Largimi i Sava Kenterës nga kreu i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, sipas Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç “është një kontribut i mëtejshëm në përpjekjet e tyre që duan ta bëjnë Malin e Zi jofunksional”.
Partia Demokratike e Socialistëve kishte vlerësuar se shkarkimi i Kenterës ishte një “akt i rëndë hakmarrjeje” nga Abazoviç “për shkak të veprimit të kryer nga kjo agjenci ndaj personave të lidhur me shërbimin rus, por edhe shprehje e frikës se hetimi nisur nga agjencia në lidhje me shtypjen e ndikimit rus, të çojë në vetë kryeministrin”.
Më shumë storie
Opozita serbe kërkon qeveri kalimtare, pushteti thotë se është jokushtetues
Një pjesë e opozitës parlamentare në Serbi deklaroi sot se formimi i një qeverie kalimtare është e vetmja mënyrë për...
Protestat e 15 marsit në Beograd, dyshohet se është përdorur topi zanor në protestë
Kanë vazhduar raportimet e qytetarëve pasi në protestën e 15 marsit, një zhurmë e fortë shkaktoi panik e çorientim. Nga...
Në Koçan të Maqedonisë së Veriut bie zjarrë në diskotekë, raportohet 59 viktima
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan,...
Me 15 mars protestë masive në Serbi
Beogradi po bëhet gati për protestën e madhe antiqeveritare më 15 mars, ku qytetarët do të kërkojnë drejtësi për viktimat...
Serbi: Opozita propozon qeveri kalimtare, Vuçiq kundërshton
Në mes të protestave masive kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiqit, opozita ka propozuar krijimin e një qeverie kalimtare për ta...
Serbi: Studentët paralajmërojnë demonstratë masive, pushteti organizon kundërmiting
Në kryeqytetin serb po shtohen tensionet në prag të protestës studentore të 15 marsit. Ndërsa mijëra studentë pritet të dalin...
Average Rating