Mustafi për regjistrimin e popullatës: Në Luginë të Preshevës ka rreth 100 mijë shqiptarë

Nga 1 tetori ka nisë regjistrimi i popullsisë në Serbi me këtë edhe në Luginë të Preshevës, proces ky që do të vazhdojë deri më datë 31 tetor 2022.

Në fillim të këtij procesi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ftoi të gjithë qytetarët e Luginës, t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë, si e vetmja kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave.

Kryetari i Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi është shprehur në një intervistë për Euronews Albania se në Luginë janë rreth 100 mijë shqiptarë.

“Janë krijuar kushtet optimale për të regjistruar çdo shqiptar. Numri real i shqiptarëve në Preshevë në vitin 2004 që jemi rreth 100 mijë. Në vitin 2015 ka dalë shifra 55 mijë. Duke marrë parasysh që mund të regjistrojmë diasporën dhe ata që jetojnë në Kosovë dhe RMV duhet të jenë afër 100 mijë qytetarë shqiptarë në Luginën e Preshëvës”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Previous post Jason Jay Smart: “Dritan Abazoviç, është pro-rus”
Next post Albin Kurti: Jam optimist për dialogun në Bruksel sepse kemi qasje të re