Avokati i Kadri Veselit: Nuk ka pasur politikë përndjekjeje ndaj LDK-së

Read Time:4 Minute, 37 Second

Pas përfundimit të fjalës nga avokatët e ish presidentit Hashim Thaçi, tani i akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, kryetari i trupit gjykues, ia dha fjalën, avokatit mbrojtës të Kadri Veselit.

Avokati Ben Emmerson, deklaroi se  Prokuroria në Speciale nuk e ka asnjë dëshmi që mund ta vërtetojë se Veseli ka qenë pjesë e ndonjë ndërmarrjeje kriminale.

Avokati Emmerson deklaroi se në periudhën për të cilën akuzohet, Veseli ka qenë kryesisht jashtë Kosovës.

Për më tepër, ai në fjalën e tij hyrëse ka deklaruar se historia e trafikimit të organeve është mit.

Sipas Emmerson, gjatë 25 viteve nga përfundimi i luftës janë krijuar mite të shumta, si ajo e trafikimit të organeve.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom%2Fvideos%2F3386089141604711%2F&show_text=false&width=560&t=0

“Nuk është për t’u habitur që lufta e vitit 1998 ka çuar një sasi të madhe të lindjes së miteve, gjatë këtyre 25 viteve, siç u përmend edhe miti i trafikimit të organeve është një prej historive të shumta, që s’është e bazuar në fakte”, tha avokati i Veselit.

Ai tha se gjatë kësaj paraqitje do të shihen ngjarje që ja përmbysën jetën çdo familje të Kosovës.

Emmerson u shpreh se disa individë e kishin rritur rolin e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e kjo sipas tij është bërë sa për tema të ditës.

Avokati u shpreh se gjatë 25 vjetëve të fundit kanë qarkulluar shumë thashetheme dhe zëra me pretendime rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 “25 vjet pas traumës dhe masakrave dhe trazirave të shkaktuara, Kosova vijon të jetë vend ku gëlojnë thashetheme, ku qarkullojnë zëra, pretendime dhe kundërpretendime”, tha Emmerson, duke shtuar se elemente të kësaj kulture kanë shekuj, por vijojnë edhe kësaj ditë.

Emmerson deklaroi se UÇK-ja ishte formuar në pranverën e vitit 1998 dhe kishte anëtarë të pastërvitur, duke qenë një ushtri guerile që u formua në mënyrë të shpejtë.

“Përbëhej nga civilë shqiptarë me armatime të pakta dhe të pastërvitur, por u bënë orvatje që UÇK-ja të paraqitet si një gjë më e organizuar, më e unifikuar dhe më efektive”, tha avokati i Veselit. 

Ai përmendi rastin e Lah Brahimajt, që dëshmon se Ramush Haradinaj s’ka qenë pjesë e ndërmarrjes kriminale. Njëjtë, sipas tij, vlen edhe për rastin e Veselit.

Avokati Ben Emerson, deklaroi se nuk ka dëshmitarë që mund të dëshmojë se klienti i tij mund të jetë përfshirë në çfarëdo krimi në periudhën e luftës.

“Nuk ka asnjë provë në këto pika”, tha Emmerson. “Nuk ka asnjë provë që ai të mos ketë marrë hapa për të parandaluar ndonjë krim”.

Sipas avokatit, nuk ka një dokument të vetëm në të gjitha provat që të ketë nënshkrimin e tij.

Sa për përgjegjësinë e Veselit, vetëm se ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, avokati tha se është e pakuptimtë që ai të kishte përgjegjësi vetëm se ishte në këtë detyrë.

Si rast, ai moir Jabllanicën, ku sipas avokatit Emmerson, Lahi Brahimaj është dënuar për këtë rast nga tribunali i Luftës për Ish Jugosllavinë.

“Kushëriri i tij ishte Ramush Haradinaj, që ishte edhe komandant i Zonës së Dukagjinit dhe ishte oficer përgjegjës edhe për Lahi Brahimajn”, tha avokati, duke shtuar se ai e vizitonte herë pas herë Jabllanicën e Lahi Brahimajn që ishte vartës i tij.

“U bënë dy trupa gjykues të Tribunalit për ish Jugosllavinë dhe konstatuan se Ramush Haradinaj nuk kishte të bënte me këtë rast. E tani Prokuroria mbështetet në të njëjta akte të Brahimajt dhe të tjerave pa i marrë parasyshë vendimet e TPNJ-së”.

Avokati tha se fakti që Veseli ishte në Shtab të Përgjithshëm, nuk duhet që tërthorazi të jetë përgjegjës për krimet e Brahimajt, ashtu siç është vendosur në vendimin e Tribunalin për ish Jugosllavinë, në rastin e dytë ndaj Haradinajt.

“Përgjegjësinë e kishte vetëm Brahimaj”.

“A mund tani të ketë përgjegjësi Veseli vetëm se ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm kurse kishte një komandant në zonë dhe një përgjegjës”.

Për më tepër, avokati Emmerson tha se edhe vetë Haradinaj që ishte komandant zone ku ishte jabllanica, është shpallur i pafajshëm.

Avokati britanik Ben Emmerson, deklaroi se Prokuroria e Specializuar ka pranuar se e kishte pasur gabim sa i përket një dëshmitari.

“Deri javën që shkoi ishte një dëshmitar në listën e dëshmitarëve të Prokurorisë, i cili kishte pretenduar se e kishte parë një herë Veselin në Kukës”, tha avokati.

“Por, ishte e dukshme që në fillim, pasi pamë deklaratat dhe dëshmitë e këtij dëshmitari, se ai ishte gabuar tërësisht sa i përket identifikimit të Veselit”.

Emmerson tha se javën që shkoi, Prokuroria i dha njoftim mbrojtjes se ky dëshmitar vërtetë e kishte pasur gabim sa i përket identifikimit të Veselit.

Ai u shpreh se Prokuroria ka dështuar të dëshmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka përndjekur dhe keqtrajtuar zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, FARK-u ishte përfshirë në UÇK dhe se shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin anëtarë të LDK-së.

 “Ky është një mendim krejt i ndryshëm nga ajo që ka ndodhur në terren, ku shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin në fakt anëtarë të LDK-së”, tha Emmerson.

Siç tha ai, këto të dyja nuk ishin dy grupe më vete, por ishin të ndërthurura.

“Tani, konflikte, dallime në mendime ka pasur, si në çdo rast kur bashkohen dy forca politike. Por asnjëherë nuk ka pasur një politikë përndjekjeje ndaj LDK-së”, tha avokati Emmerson.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Hashim Thaçi: Sakrifica ia vlejti, Kosovës iu hoq “reja e zezë”
Next post Rexhep Selimi: Do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së se jemi të pafajshëm