Bashkimi Evropian i reagon Kurtit: Dërgo draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Read Time:1 Minute, 36 Second

Bashkimi Evropian i ka reaguar kryeministrit Kurti duke ia ripërsëritur obligimet që dalin nga marrëveshjet e arritura. BE thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund ta hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe jashtë dialogut të Brukselit. Për më tepër BE ka kërkuar sërish nga ekzekutivi i Kosovës që, pa vonesa, ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur qëndrimin se Qeveria e Kosovës nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj në kuadër të dialogut apo t’ua delegojë ato komunave me shumicë serbe.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, për KosovaPress ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të ecë përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur në vitin 2023, rrjedhimisht edhe të nisë hapat për themelimin e Asociacionit.

Më tej, Stano shton se draft-statuti evropian për Asociacionin bazohet në modelet dhe praktikat e mira evropiane si dhe në kornizën ligjore të Kosovës.

Sipas tij, Kurti e ka pranuar në parim draft-statutin, në prani të liderëve evropianë dhe se i njëjti është mbështetur nga 27 vendet e BE-së. Andaj, siç thotë ai, kualifikimi i këtij dokumenti si një “non-paper” shpërfill ftesën e Këshillit të Bashkimit Evropian për të vazhduar mbi këtë bazë dialogun e Brukselit.

Nga Qeveria e Kosovës deri tani nuk i janë përgjigjur pyetjes së RTK-së lidhur me këtë qëndrim të Bashkimit Evropian.

Në vitin 2013, Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, e cila u ratifikua edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë prej dy të tretave. Mes tjerash, aty parashihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lidhur me këtë çështje Kosova u dakordua edhe për marrëveshjen e parimeve për Asociacionin në vitin 2015, derisa në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit të arritur në vitin 2023, parashihet zbatimi i marrëveshjeve të kaluara, përfshirë Asociacionin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Pas vendimit të UEFA-s, reagon FFK: Do të apelojmë rastin në CAS
Next post Ndërron jetë Emin Shabani, djali i dëshmorit të Kombit Sylë ZARBICA