Besnik Bislimi: Serbia ishte e interesuar vetëm për një pikë, Asociacionin
Në Bruksel ka përfunduar takimi trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit, ndërmjetësit evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq.
Pas përfundimeve të takimeve të ndara në Bruksel, të emisarit të BE-së Lajçak, me kryenegociatorin Petroviq dhe më pas me Bislimin, tani para pak kohësh, ka filluar takimi trepalësh.
“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimi. Por Petkoviq ishte i interesuar vetëm për një pikë që nënkuptim aprovimi i draftstatutit evropian”, tha Bislimi.
Ai shtoi se pala tjetër ka thënë se mund të diskutohet për pika të tjera, por pasi të ecet përpara me zbatim të Asociacionit, derisa ne kemi pasur propozime për secilën pikë dhe është e rëndësishme që marrëveshja bazike të pranohet në plotni.
“Plani i sekuencimit të jetë gjithëpërfshirës pasi s’mund të dizajnojmë 10 plane të sekuencimit. Kërkesa e Lajçakut është që deri më 18 korrik të dërgojmë komentet tona me shkrim për këtë marrëveshje, propozime do të bëhen të njohura edhe për palët dhe kjo do të tregojë se Serbia nuk do ta respektojë marrëveshjen”, ka thënë Bislimi pas takimit.
Ndërkaq për marrëveshjen për energjinë, Bislimi nënvizoi se ka dyshime se Elektroseveri po shkel marrëveshjen, duke thënë se po përdor termin Kosovska Mitrovica, që është term jokushtetues.
“Marrëveshja për energjinë po ec më ngadalë sesa kemi pritur. Ka dyshime për shkelje nga ‘Elektroseveri’. E përdor termin ‘Kosovska Mitrovica’ që është term jokushtetues”, tha Bislimi.
Petkoviq: Bisedimet ishin të vështira
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Prishtina ka treguar se nuk është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.
Pas bisedimeve në Bruksel, ai tha se në takimin trepalësh me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kanë këmbëngulur në formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, e cila, sipas tij, është një çështje kyçe për mbijetesën e serbëve dhe për normalizim të marrëdhënieve.
Average Rating