DASH- Serbisë: Të lirohen menjëherë dhe pa kushte policët e arrestuar

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), i ka bërë thirrje të shtunën presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij, që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor.

Zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller përmes një njoftimi për media, tha policët kosovarë po mbahen në burg në Serbi nën akuza të rreme.

 “Arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme, ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”, tha Miller, duke i bërë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”, tha Miller.

Lini një Përgjigje

Previous post Vjosa Osmani: Koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA
Next post <strong>Shqipëria, Kosova dhe  Kurti e Osmani</strong>