Deputetja serbe Paunoviq: Urgjentisht shteti serb të arrestojë Shaip Kamberin ose ta shpërngulim nga këtu
Deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq, në foltoren e parlamentit serbe tha se është nga Kosova por që është detyruar të shpërngulet nga terrori i shqiptarëve dhe tani jeton në Serbi dhe se shteti serb duhet ta arrestojë urgjentisht Shaip Kamberin, e nëse kjo nuk është e mundur atëherë ta shpërngulim nga këtu. Ajo gjithashtu mbrojti edhe veprimet e ish kryetarit të saj, Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe deklaroi se “unë jam shumë më ekstreme se Millosheviqi”
Problemin më të madh ajo e shfaqi me deputetin shqiptarë Shaip Kamberin për të cilin tha se duhet të arrestohet ose të shpërngulet njejtë sikur që qenka shpërngulur ajo nga Kosova.
“Na kujtohet mirë gabimi që kemi bërë kur e kemi liruar nga burgu Albin Kurtin, kam frikë se po e përsërisim të njejtin gabim që mos ta arrestojmë Shaip Kamberin i cili dje cenoi rëndë kushtetutën tonë duke thënë se Kosova është e pavarur. dhe Kamberi flet këtu në emër të mentorit të tij e që është Albin Kurti” deklaroi deputetja Snezhana Paunoviq.
Ajo vazhdoi edhe më tutje me kërcënime dhe ofendime ndaj kryetarit të PVD-së dhe deputetin Shaip Kamberi.
“Kamberit po i duket vetja se është udhëheqës i shqiptarëve në jug të Serbisë, por ai duhet ta shoh veten në pasqyrë dhe të shërohet. Nëse nuk gjen shërim në Kosovë do ta shërojmë ne në Serbi sepse nuk do të jetë shiptari i parë që ne e shërojmë. Mos të lejojmë që pas disa viteve të na brejë ndërgjegja pse nuk e arrestuam sot Kamberin”.
https://fb.watch/fzgaNZLOMo/
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu...
Mal Berisha Jeta e nje ambasadori
Mal Berisha Herman Bernstein Tiranё Edualba 2017 Gjatё panairit tё librit 2025 nё Tiranё, m’u dha rasti ta takoja autorin...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...

Average Rating