Mirosllav Lajçak: Qëllimi i vizitës në Prishtinë, është vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Read Time:1 Minute, 42 Second

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit u potencua vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, njofton kabineti qeveritar.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

“U bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet e takimeve të radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan z. Lajçak për angazhimin e tij të vazhdueshëm në këtë proces”, thuhet tutje në njoftimin e ekzekutivit.

“Erdha në Prishtinë për të vazhduar diskutimet me kryeministrin Kurti lidhur me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Lajçak.

“Po ashtu takova edhe zv/kryeministrin Bislimi me të cilin folëm rreth çështjeve aktuale të lirisë së lëvizjes, personave të pagjetur dhe energjisë”. 

Emisari Lajçak u shpreh se BE-ja dëshiron të sigurohet që të gjejë zgjidhje të cilat shmangin tensionet dhe eskalimin.

“Kishim diskutime të dobishme dhe ato do të vazhdojnë”.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,

në një postim në rrjetin social, Twitter, tha se përveç bisedimeve me kryeministrin Kurti ka diskutuar edhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, me të cilin ka folur edhe për lirinë e lëvizjes dhe energjinë.  

“Sot në Prishtinë kam vazhduar bisedën e javës së kaluar me kryeministrin, Albin Kurti, për të vazhduar rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Shfrytëzova rastin, për të diskutuar çështje aktuale edhe me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, në veçanti për lirinë e lëvizjes dhe energjisë”.

Lajçak dhe këshilltarët e Qeverisë gjermane e asaj franceze për dialogun qëndruan edhe të premten e kaluar në Prishtinë, ku, po ashtu, takuan kryeministrin Kurti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Aleksandar Vuçiq: Rishkrimin e kufijve me Kosovën dikur e kam parë si zgjedhje, por jo më
Next post Deputetja serbe Paunoviq: Urgjentisht shteti serb të arrestojë Shaip Kamberin ose ta shpërngulim nga këtu