Doli nga shtypi libri ”PIKA IME E DOBËT” e autorës Xhevrije Kurteshi Nimani

Read Time:3 Minute, 59 Second

Fjala e redaktorit të librit, z. Hysen Ibrahimi

XHEVRIJE KURTESHI NIMANI DOLI ME VEPRËN E SAJ ME POEZI QË FRYMËZOJNË LEXUESIN DHE KRIJUESIN QË E DUAN POEZINË ARTISTIKE

Doli nga shtypi libri ”PIKA IME E DOBËT” e autorës Xhevrije Kurteshi Nimani, përmbledhje me poezi.

Botues: Shoqata e Shkrimtareve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS)

Prishtinë, 20.05.2023

Recensë e redaktorit të librit:

Në librin e titulluar ”PIKA IME E DOBËT” të autores Xhevrije Kurteshi Nimani, përmbledhje me poezi, ka një karakter pothuajse të përgjithshëm të vargjeve. Autorja me poezinë e saj del fare qartë, duke bërë një paraqitje të re poetike në letërsinë bashkëkohore, kurse në anën tjetër di ta realizojë një paraqitje të situatave nga më të ndryshmet, që janë aktuale në historinë poetike dhe në jetën letrare, ku në disa raste përfshin dashurinë ndaj prindit, vendit, natyrës dhe gjithçkaje që është shqiptare. Vargu i saj ruan fuqishëm idenë e rilindasve tanë, është një kala mbrojtëse nga ngarkesat e jashtme dhe të brendshme, që i vinë kombit tonë.  

Në vlerësimin tim, poetja Xhevrije bën mjaftueshëm përpjekje serioze në krijimin e poezisë së saj në planin lirik, të cilat janë mjaft të ngjashme me ato poezi që japin nyjet e dashurisë atdhetare. Madje, me të drejtë nxjerr vargje me formulim interesant, që i gjejmë edhe te poetët e mëdhenj, me çka mund ta emërtonim letërsinë bashkëkohore në poetikë. Pse? Sepse poetja Xhevrije Kurteshi Nimani ka shkruar nën ndikimin e ngjarjeve historike të vendit të saj të lindjes, por edhe për vetë ngjarjet e ndodhura e përjetuara personalisht. Pra, ky formulim i vargjeve të poetes me të drejtë duhet vlerësuar, botuar dhe promovuar  përmes këtij botimi.

Qe disa shembuj në disa vargje:

Emrin ma thonë mërgimtar
Dhe me të drejtë
Sa vite larguar pa dashje
Nga rrënjët e tokës mëmë

Emrin ma thonë dhe ”kjo e jashtit”
Po pa të drejtë
Sepse aty u linda e u rrita
Dhe kurrë shpirtin nuk e shkëputa nga ai vend

Ose:

Toka ime, gjaku im

Kur do të merrni frymë lirshëm
Nga lakmitarët e kësaj bote
E unë ti mbyll sytë
E të flej e qetë
Në folenë tënde të ngrohtë.

Ne që jemi në mërgim i pëcjellim rrjedhat e ngjarjeve me prioritet, që shënojnë historinë tonë. Edhe poetja, po ashtu, del si një krijuese me seriozitet të jashtëzakonshëm në preokupimin e saj shpirtëror dhe poetik për atdheun dhe vendin, edhe pse në mërgim.

Çfarë e shtyn autoren e kësaj vepre të merrt me poezi? Në radhë të parë, ajo posedon një bazë të fortë të të krijuarit qysh nga fëmijëria, prej nga mund të përqendrohemi, sepse ajo ka kaluar shtigje pa pasur mundësi t’i përballojë kohës për ta hapur shpirtin poetik dhe të dalë me botmin e kësaj vepre tejet të rëndësishme. Më fort se çdo studim tjetër i kritikës letrar, poetja na i ka hapur sytë duke dëshmuar për një krijuese të mirëfilltë. Se poetja është frymëzuar nga të gjithë ata që kanë të bëjnë me trimëritë e tyre në dhe të huaj, nuk do koment, ndaj ajo është tejet e përkushtuar. Po marrim shembull poezinë kushtuar Gjergj Kastriotit:

Simbol lirie dhe trimërie

Në zemër kishte lirinë

E në shpirt besnikërinë

Edhe pse në dhe të huaj

U rrit e u shkollua

Dashuria për mëmëdheun

Kurrë nuk iu shua

Sot kombi me krenari

E përmend emrin e tij

Ky hero legjendar

Na ka lënë me faqe të bardhë.

Është fakt që poetja Xhevrije ka hy njëherë e përgjithmonë në literaturën e krijimtarisë poetike shqiptare dhe ne sot e kemi për detyrë ta lexojmë veprën e saj dhe të analiozjmë atë në bazë të pikëpamjeve të vargut poetik.

Shihet qartë se kemi të bjëmë me një shpirt artistik të një poeteje, që brenda saj është një det ndjenjash me dëshira, shpresa, ëndërrime, pasion, vullnet etj., të cilat lidhen me këtë vepër, por që do të vazhdojë edhe me veprat në vijim, meqë shihet se premton shumë.

Këtu shtrohet pyetja më qëndrore, pse autorja e titullon veprën ”PIKA IME E DOBËT”? Me shumë të drejtë poetja Xhevrije Nimani i jep këtë titull librit të saj. Po marrim disa strofa të kësaj poezie, të të njëjtit titull të librit:

Ti je pika ime e dobët
Atdheu im i shtrenjtë
Je vetë gjaku
Që më rrjedh ndër vena

Je frymëmarrja ime
Oksigjen që thith çdo ditë
Kur ty të shoh mirë
Bëhem flutur me krahë

            …

Përforcohet tërësisht ideja e poetës, se ajo pashmangshëm është e lidhur ngushtë me atdheun, familjen dhe rrethin, me të cilët ka kaluar kohë gjatë gjithë jetës së saj.

Poetja Kurteshi sado modeste me këtë vepër poetike, i ka ngritur vehtes një lapidar shpirtëror të dukshëm, brenda kohës kur ne po shkruajmë dhe po krijojmë.

Në këtë vepër janë gjithsej 107 poezi artistike e letrare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shoqata Intelektualëve JAKOVA-GJAKOVË: Ftesë
Next post Jorn Rohde: S’më bie në mend ndonjë shtet tjetër që kemi marrëdhënie kaq të fuqishme si me Kosovën