
Edi Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përfshihet si pjesë e anëtarësimit në BE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar të hënën mbrëma, duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim dhe Aneksin e saj ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë shumë të rëndësishme për rajonin. Ky reagim i Ramës vjen vetëm tri ditë para takimit të Këshillit Evropian që mbahet më 21 mars.
“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është me rëndësi të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Rama në platformën sociale X.
Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme, por për të siguruar progres, sipas Ramës, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.
“Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja në lidhje me këtë çelës strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës”, ka shkruar kryeministri shqiptar.
Më shumë storie
Tirana Model United Nations (TMUN 2025) prezanton edicionin e parë
Me kënaqësi ju prezantojmë edicionin e parë të Tirana Model United Nations (TMUN 2025), një konferencë unike që do të zhvillohet...
Shqipëria 16 vjet në NATO, Vengu: Anëtarë të një familjeje të madhe
Ministri i Mbrojtjes i Shqip i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka shprehur krenarinë e të qenit pjesë të NATO-s prej 16...
IETT: Gëzuar Fitër Bajramin!
Të nderuar miq, Në këtë ditë të shenjtë dhe të gëzuar të Fitër Bajramit, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit ...
Kombetarja e Shqiperisë mbajnë stërvitjen e fundit, gati për Andorën
Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës...
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel: Do të luajmë për fitore
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel në konferencën për medie, ka thënë se skuadra e tij në duel me Shqipërinë do...
Trajnim nga IETT: Përgatitja për tregun e punës
IETT ju fton në trajnimin me temë:PËRGATITJA PËR TREGUN E PUNËS:Shkrimi i CV-së, Rrjetëzimi dhe Zhvillimi Profesional Ky trajnim do...
Average Rating