Edi Rama nesër në Prishtinë, takohet me Vjosa Osmanin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nesër pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Zyra e presidencës së Kosovës njofton se takimi mes Osmanit dhe Ramës, fillon në ora 16:00.
Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, refuzoi t’u përgjigjet publikisht deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi tha se takim mes tyre mund të ketë vetëm pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Kurse kryemisntri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nëse nuk mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, nuk do të ketë takime të tjera mes tyre.
Më 16 tetor 2023, Tirana zyrtare do të presë samitin e Procesit të Berlinit. Por qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet që tani. Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama, do të nisë të enjten një vizitë e cila fillon nga Shkupi.
Rama do të qëndrojë nesër në Kosovë, ndërsa të premten do të vijojë takimet në Podgoricë, Beograd dhe Sarajevë.
Më shumë storie
Albin Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në...
Ushtrisia serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, pasojnë reagimet
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare me Kosovën kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga institucionet në Prishtinë. Autoritetet kosovare...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...

Average Rating