Eliza Hoxha nga ‘Liria ka emër’: Historia nuk mund të rishkruhet

Read Time:1 Minute, 37 Second

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë mbajtur konferencë për medie, në lidhje me përgatitjet dhe detajet finale për “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet të dielën, me 2 prill, në Prishtinë, raporton RTKlive.

Me këtë rast, ideatorja e kësaj platforme, Eliza Hoxha tha se kanë marrë mbështetje nga shumë qytetarë e akterë politikë të cilët i kanë dalë në përkrahje marshit.

Ajo tha se e është e rëndësishme që të këtë unifikim. “Ne jemi të lumtur që pothuajse të gjitha partitë politike i janë bashkuar marshit.

“Unë besoj që të gjithë kemi arsye për të dal në marsh. Liria ka shumë emra. E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e gjithsecilit prej nesh. Ftesat tona për të ju bashkuar marshit kanë gjetur përkrahje të jashtëzakonshme. Kjo mbështetja e pa rezervë tregon nevojën për te dalë në mbrojtje të historisë tonë të lavdishme”, tha ajo.

Ndërkaq, Ismail Tasholli tha se e vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit tonë, është e vërteta e Kosovës, të cilën duhet ta mbrojmë të gjithë.

“Siç e dini, e kemi për mision e qëllim qytetar,  që dinjitetin dhe të drejtën tonë ta mbrojmë me përkushtim, Në këtë rast, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, trashëgiminë e saj historike dhe luftën tonë heroike.Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të imponuar dhe të drejtë për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës dhe për lirinë e vendit tonë. Këtë të vërtetë duhet ta ruajmë gjithë, sepse është një e vërtetë e çdonjërit. Është e vërteta e Kosovës së djeshme, e të sotmes dhe e Kosovës të së nesërmes”, shtoi ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post LAHUTARI SHQIPTAR ISË MURIQI (ELEZI) ULET KËMBËKRYQ E KËNDON NË HARVARD
Next post Shqipëria në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe  Basha ish-kandidat për kryeministër me agjendën e tij në Europë dhe SHBA