Gjergj Kastrioti – Skënderbeu figurë më e rëndësishme e historisë dhe atdhetarizmit shqiptar si dhe një kolos i papërseritshëm

Read Time:14 Minute, 53 Second

Nga XHAVIT ÇITAKU

Prof. Rexhep R. Jashari është mjaft i vendosur e energjik në rrugën e tij krijuese, për të cilën gjë e dëshmojnë vepra të botuara me peshë studimore në fushën e albanologjisë si dhe të tjera me vlerë për letërsinë dhe historinë tonë kombëtare, por edhe faktit tjetër se ai ka në dorëshkrim edhe tre libra të tjerë me peshë të madhe patriotike dhe rapsodi folklorike. Së fundmi ai para lexuesve delë me veprën shumë interesante e përmbajtësore e titulluar “Figura e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në krijimet folklorike, në letërsi, muzikë e art”. Përt’iu qasur kësaj pune të mundimshme, por edhe të ndieshme emocionalisht, siç thotë autori, ishte inspirimi i tij  nga shumë punëtorë shkencor, historian, letrarë, muzikorë e të artit e më së shumti nga vepra e Virgjil Kule, shkrimtar, e titulluar “ Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Kryqtari i fundit”, mirëpo kjo qasje do të jetë pak më ndryshe se të tjerat. Në të vërtetë, duke parë një boshllek të mungesës të një libri të veçantë, që përshkruan, analizon dhe trajton  persnalitetin e Skënderbeut, në këngët popullore e në krijimtarinëletrare e artistike, Prof. Rexhep R. Jashari i hyri kësaj pune me një entuziazem e vullnet që para lexuesve të dalë me një vepër vërtetë pak më ndryshe, e vetmja e shkruar deri me tash në këtë formë e përmbajtje, p.sh., si paraqitet figura e personazhit të këtij libri në këngët tona popullore, në Shqipëri, Kosovë, Çamëri dhe tek Arbëreshet e Italisë, në tregimet popullore, në legjenda, në letërsi, në poezi e prozën romanteske dhe dramatike, në muzikë dhe në artë, pikturë, në shprehje e kujtime popullore, por edhe të tregohen, krahas egërsisë së Perandorisë Osmane, edhe imazhi historik e krenaria shqiptare, lufta e drejt dhe sukseset në fushat e betejës, fitoret që i korrte Skënderbeu, duke iu shmangur kësisoj  paraqitjeve të aspekteve të tjera të Heroit tonë Kombëtar. Pra, që në fillim të librit autori e bën të qartë synimin e tij madhor se dëshiron që kjo qasje të jetë e një lloji tjetër të “ zakonshëm” dhe se vokacionin e tij të brendshëm e ka në marrëdhënie me historinë, për të mbetur në memorien e lexuesve si “ ndërtues”  i kësaj qasjeje të re, të artikuluar mjeshtërisht. Materiali i frymëzuar e shtjelluar nga ngjarje dhe histori, të cilat kanë lënë gjurmë në jetën dhe veprimtarinë e personazhit të këtij libri, duke krijuar në të njëjtën kohë imazh të drejt në formimin historik e qytetar për kontributin e madh që Skënderbeu ka dhënë në procesin e lirisë dhe formimit të shtetit të Arbërit, sepse Ai i mbrojti imazhet e shenjta, jetike të shqiptarisë.Zaten,falë krijimeve folklorike, letërsisë, muzikës e artit, u arritë që të pengohet tjetërsimi i orgjinalitetit të figurave të shquara patriotike, përpjekje këto që edhe sot e kësaj dite janë aktuale.Pra, Prof. Rexhep R. Jashari me përkushtimin e tij tëjashtëzakonshëm përmes fakteve të letërsisë së shkruar dhe asaj gojore  demanton ato përpjekje antishqiptare, ndërkaq, në anën tjetër forcon prejardhjen e pastër shqiptare të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Kryetrimi ynë është i vetmi shqiptar që mbanë titullin Hero i Kombit

Në pjesën e parë të librit, autori shkoqit në detaje, përkatësisht pasqyron një vështrim të shkurtër historiko- gjeografik për Shqipërinë dhe Krujën, Kryeqendër e Arbërisë, prej nga Skënderbeu  udhëhoqi luftërat 25 vjeçare. Ndërkaq, në pjesën e dytë  autori pasqyron të dhëna nga jeta dhe veprimtaria atdhetare e Gjergj Kastrioti- Skënderbeut. Shqiptarët gjatë gjithë historisë në trojet e tyre etnike, kanë kaluar nëpër valë e dallgë të pashterrshme që kërkonin t’i përpinin për të mos lënë emër në hartat e hershme e të mëvonshme të njerëzimit, të cilëve iu shtua edhe errësia e frikshme dhe e pambarimtë turko- osmane nga shekuli i XV-të.  Pavarësisht se errësira shtohej  e frika e zhdukjes sa vinte e rritej, në horizotin e Kombit tonë linden njerëz të mëdhenj të shpirtit e të mendjes, të humanizmit, të shpatës e të pushkës, që lëshonin dritën e tyre dhe paralajmëronin shpresën, ndihmonin mbijetesën dhe rritnin qendresën. Njëri nga këta dhe më i madhi padyshim se është Gjergj Kastrioti Skënderbeuqë me dritën e fuqinë e tij gati hyjnore arriti të ndriçojë një nga periudhat më të vështira të popullit, duke lënë  pas lavdinë 25 vjeçare ky legjendar shqiptar e europian në luftëra të ashpëra e të suksesshme që zhvilloi kundër një perandorie pushtuese e shkatërruese prej qindra vjetësh në tokën  arbënore. EdheProf. Rexhep R. Jashari ndër të tjera shkruan: “ Disa njerëz të mëdhenj e të rrallë, bashkë me legjendat që thurën nëpër shekuj, kanë mbetur në mitologjinë e popullit tonë madhështor si dritë shprese, frymëzues për çdo shqiptar edhe gjatë shekujve ose periudhave të errëta, siç ishte Skënderbeu.Ky personalitet i spikatur është heroi ynë kombëtar dhe figura mëe shquar e kombit shqiptar. Ai është heroi më i madh dhe më i njohur i të gjitha kohërave, të cilin, si luftëtar, prijës e çlirimtar e njeh e gjithë Europa e bota. Madje, Europa e konsideron  edhe si mbrojtës të krishtërimit, për të cilën gjë e quanin Kolos i Krishtërimit. Nga historianët e huaj e shqiptar Skënderbeu u cilësua si një na gjeneralët më të zot në botë, pas Aleksandrit të Madh,Jul Cesarit dhe Napoleon Bonapartes. Nga 50 faktet e vërteta që autori i vë në spikam në këtë libër po veçojmë: Gjergj Kastrioti- Skënderbeu mban titullin Hero i Kombit që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar  për vlerat e larta të figurës së tij. Vlera më e lartë e figurës së tij është se për 25 vjet i mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë, Vlera tjetër është se ai ishte barriera e pathyer ndaj ushtrisë turke  për pushtimin e Europës dhe mosshtrirjes së fesë islame në këtë kontinent.

Luftërat e Skëndëerbeut janë ngjarjet më të shënuara në historinë kombëtare shqiptare

Duke shfletuar e lexuar me kujdes këtë libër mund të arrihet deri të konkludimi se e veçanta  e luftërave të zhvilluara gjatë shekullit të XV, sisdomos lufta vizionare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, është se ato ngjarje janë më të shënuarat në historinë kombëtare të shqiptarëve, ndërkaq e veçanta tjetër është se ky personalitet i shquar arriti që me mençurinë, urtësinë dhe energjinë e pashtershme patriotike t’i bashkojë të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare pa dallime krahinore e fetare në luftë kundër një perandorie që ishte në kulmin e pushtimeve të tokave të huaja dhe kësisoj për 25 vjet ndikoi jashtëzakonshëm në forcimin e unitetit kombëtar. E  veçanta tjetër e kundërshtimit osman ishte se kjo luftë afirmoi Shqipërinë në Arenën Ndërkombëtare, ndërkaq me vendet europiane forcoi lidhjet politike, diplomatike e më pak ato ekonomike.Kjo luftë e shenjtë u vlerësua lartë, sidomos, në Kontinentin e Europës dhe shi për këtë kjo luftë për liri, që ishte bërë barrierë e pakalueshme  të depërtimit të hordhive turke në tokat krishtere europiane, posaçërisht për udhëheqësinë e saj Skënderbeun, u botuan libra të shumtë nga autorë të ndryshëm të shteteve europiane e të botës si dhe janë ngritur monumente në sheshet e shumë qyteteve të Europës. Nga historianë dhe personalitete të huaja ai ka marrë epitetin si “ Atlet i Krishtit” dhe ideator i parë i Aleancës verio- atlantike. Fakti tjetër i pamohueshëm, që qendron në arkivin e Vatikanit, është se Papa Piu II, dy herë kishte kërkuar të vinte në Shqipëri  për të Kurorzuar Skënderbeun Mbret të Epirit.Ndër shtatë thëniet më të ndritura të Kolosit tonë kombëtar po veçojmë: “ Ne quhemi epiriotë, atë duhët të këni në dijeni se në kohë të tjera, paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani”.Kjo thënie dhe gjashtë të tjera, në të vërtetë, sintetizojnë në thelb historinë e lashtë të vendit tonë, lavdinë dhe epizmin e shkuar, që nga koha e paraardhësve tanë, siç shprehet Skënderbeu, tek nënkupton këtu Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit. Në të nëjtën kohë, këto sentenca shfaqin vlerat dhe virtytet morale të popullit tonë siç janë besa, mikpritja, mirësia e mbi të gjitha dashuria për atdheun.

Duke analizuar legjendat që lartësojnë figurën e Skënderbeut, Prof. Rexhep R.Jashari vlerëson se ato janë një thesar i paçmueshëm jo vetëm për letërsinë, por edhe për historinë dhe artet tona e për shkencat tjera humanitare, të cilat, po ashtu,shprehin pakufi besmin e popullitpër forcën, guximin, trimërinë e pakontestueshme të këtij personaliteti të shquarshqiptar. Edhe legjenda në brendësinë e saj, në tregimin e saj historik, padyshim, se ruan brez pas brezi gjurmët e njerëzve të mëdhenj për të gjitha të bëmat e dobishme kombëtare, në këtë rast, të Skënderbeut. Populli thurë dhe imagjinon tregime legjendash të llojit më interesant, që në të vërtetë shumë prej tyrevështirë se mund të realizohen në praktikë. Për shembull: Sipas legjendës Skënderbeu ka arritur të fluturoj mal në mal kur ka qenë keq i rrethuar nga ushtarët turq. Apo legjenda tjetër që sot e kësaj dite është aktuale tek Arbëreshet e Italisë: “ Kur ne jemi të bashkuar, Skenderbeu zbret nga qielli”, që në të vërtetë është edhe simboliknë partiturën e trasheguarme shekuj tek arbëreshet, kur figura e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut bashkon e jep shpresë për lirinë e atdheut të robëruar matan detit. Renditja e kësaj kategorie interpretimesh të roleve imagjinative për këtë personalitet, është e mbështetur në ekzistimin dhe dallimin e tyre me vlera të veçanta nga të tjerët.Në të vërtetë, fantazia popullore e frymëzon nga gjestet luftarake të kryetrimit, e idealizoi me përpjestime gjigante forcën e krahut dhe të shpatës së tij. P. Sh. “ Skënderbeu doli fitues, se e ka bekuar zonja e bekuar”.Ndërkaq, duke i dhënë një dimension të rëndësishëm prozësqë ka të bëjë me figurën e shquar të Kryetrimit tonë, autorikontributin në këtë drejtim ia referon mendjeve të ndritura të popullit që përcollën brez pas brezi ato virtyte e karaktere dalluese për një personalitet legjendar, siç ishte Skënderbeu.

Personaliteti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut zë vend të spikatur në krijimtarinë shpirtërore të shqiptarëve

Në pjesën e tretë autori trajton figurën e Skënderbeut në këngët dhe tregimet popullore, në bazë të të cilave, populli ynë, me fjalën e vetë artistike, ngjarjet e këtyre viteve i ka skalitur në këngët e mrekullueshme, në të cilat shkëlqen krenaria kombëtare dashuria për atdhe dhe liri. Tregimet popullore për Skënderbeunjanë të shumta dhe me një larmi të madhe tematike, që shpalosin para lexuesve figurën e ndritur të Heroit tonë Kombëtar.Për të marrë një pasqyrë të qartë të domethënies, kuptimit dhe rëndësisë që kanë këngët popullore, që ruajtën me xhelozi të gjitha të mirat për figurën e personalitetit më të shquar të Kombit Shqiptar, Rexhep Jashari bënë një analizë të thukët për këto krijime të popullit veç e veç, që nuk kemi parë të këtë ndodhur më herët, dhe në këtë kontekst shihet ai dallimi që e ndryshon qasjen e deritashme ngaaspektet tjeratë trajtimit tematik për këtë figurë emblematike.Jeta dhe vepra e Skënderbeut është përcjellë brez pas brezi, gjatë gjithë këtyre shekujve të kaluar edhe nga këngët popullore shqiptare dhe shi për këtë ai zë vend të spikatur në krijimtarin shpirtërore të shqiptarëve. Autori e ka vështruar me kujdes të jashtëzakonshëm se si Skënderbeu himnizohet për të bëmat dhe sakrificat në emër të lirisë njerëzore, dashurisë së pakufishme për atdheun dhe për trashëgiminë tonë të lavdishme, ndaj edhe është përkjdesur që këtu, si një rapsod i njohur që është në Drenicë e më gjerë, të përqendron vemendjen e shkoqitjes së kësaj pasurie të krijimtarisë popullore. Megjithatë, do theksuar se përkundër asaj se bëhet fjalë për një legjendë heroike, lirshëm mund të thuhet, siç e thotë edhe autoi i librit, ekziston një varfëri e këngëve në vendlindjen e tij me arsyetimin  e pushtimit shekullor osman që nuk lejoheshin të këndoheshin e himnozoheshin të bëmat e heroizmat e një luftëtari të madh të lirisë.Autori i ka gjetur edhe disa këngë të reja, të cilat deri me tash nuk ishin lëndë e trajtimit nga studiusit e deritashëm dhe kjo është analiza e parë për to: Në dy këngë Skënderbeu përshkruhet me epitete e fjalë të bukura si, Sokol Mali, Trim i Rrallë, i Fuqishëm, i Zoti, si Drangue, i lindur me Yll në Ballë. Nëkëngën“Skënderbeut Iu pa fuqia” është e vetmja këngë që tregon guximin e trimërinë e tij sa ishte gjallë në Turqi. Ajo u regjistrua në fshatin Kodrali të Deçanit.

Kënga popullore për Skënderbeun më së shumti ishte dhe është aktualisht prezente tek Arbëreshet e Italisë, të cilët edhe sot e kësaj dite kultura arbëreshe identifikohet fort me Skënderbeun. Gavri Dara i Riu, theksonte me të drejtë rëndësinë e këtyre këngëve popullore: “ Ashtu siç qendrojnë flamujt në luftë si simbol i atdheut me qëllim që të mblidhen ushtarët rreth tyre, ashtu edhe këngët gjatë kohësjanë drita ku ndizen zemrat e trimave, simboli i popullit,flamuri i nderit, dhjata e gjyshave”.Zaten, De Rada konsiderohet si qemtuesi i parë i këngës arbëreshe, i cili ka botuar poemën e tij të famshme “Rapsodi i një poeme shqiptare” në të cilën përfshihen tetë këngë për Skënderbeun.

Siç vërtetojnë disa autorë të huaj e vëndës për Skënderbeun janë kënduar e krijuar një numër i madh këngësh, por shumica dërmuese u harruan dhe nuk u lejuan. Sigurisht se ndikim të madh pati edhe mungesa e letrës,që pashmangshëm për zulmat dhe të bëmat e Kryetrimit përhapeshin gojë me gojë. Bile këto këngë këndoheshin edhe në të gjallë të Kryetrimit, natyrisht duke i zmadhuar e hipërbolizuar. Kjo dëshmohet kur pas betejave fitimtare ushtarët shprehnin gëzimin e tyre “ me këngë, me shaka e me lojëra të ndryshme”.Këto këngë historike janë një thesar i çmuar i folkloristikës sonë, që ruajnë në vete fragmente të kohës e historisë, sepse për mes tyre përkujton ngjarje të rëndësishme për jetën e vendit, sikurse që u përkujtua edhe heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, që udhëhoqi luftëra të shumta.

Në pjesën e katërt të kësaj vepre, autori vështron figurën e Skënderbeut në lëtersinë shqiptare, europiane dhe botërore, me ç’rast ai i ofron lexuesit material dhe analizë profesionale, që spikatet nga këndëvështrimi i trajtimit të kësaj figure nga shumë studiues të profileve të ndryshme shkencore, letrare e artistike. Veprat e veçanta kushtuar Heroit tonë kombëtarpërfaqësojnë  nga më shumë se një mijë vëllime të shkruara nga më tepër se njëzet gjuha të huaja dhe të botuara në njëqind e sa qytete të botës.Për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun. po ashtu, janë shkruar mijëra artikuj shkencor që trajtojnë aspekte të ndryshme të jetësdhe veprës të këtij personaliteti të madh, jo vetëm shqiptar por edhe europian.Vargun e gjatë të bibliografisë botërore për figurën e Skënderbeut e plotësojnëjo vetëm veprat me përmbajtje historike, por edhe veprat letrare, poezi, poema, novela, romane, drama, tregime, mandej veprat e artit figurativ, si gravura, piktura, skulptura e shumë vepra muzikore, opera, opereta etj.Thënë konkretisht, udhëheqja vizionare dhe trimërit legjendare të këtij personaliteti të shquar shqiptar zgjatën 25 vite dhe ai, siç quhej metaforikisht “ që parzmore çeliku në gjoks të Europës”, ndaj edhe bëmat dhe fama e tij u bën objekt tërheqës për studimet historike si dhe gurrë frymëzimi për vepra të ndryshme letrare e artistike në mbarë kontinentin tonë, tërheqje kjo që pati rrjedh të pashtershme me shekuj të tërë.I gjithë ky arsenal i krijimeve letrare dëshmojnë përpjekjen e shkrimtarëve dhe artistëve për njohjen e thellë të personalitetit të Skënderbeut, të biografisë jetësore të tij dhe karakterit të tij shpirtëror të tij, ndaj ato sjellin jo vetëm imazhe të jetës e betejave të tij, por edhe pamje historike e etnografike të shoqërisë shqiptare të kohës, si dhe ndjenja artistike e përjetime estetike të veprave të shkruara.

Kënga është pasqyrimi më i mirë i historisë së ruajtjes dhe të mbetjes gjallë aq fuqishëm të figurës më ëmblematike të të gjitha kohërave

Në pjesën e pestë autori analizon në mënyrë të hollësishme figurën e Skënderbeut në krijimtarinë muzikore shqiptare, europiane e botërore. Shikuar larg në lashtësi popujt e kanë pasur traditë që t’iu këndojnë princave të tyre, ndërkaq kjo ka qenë më prezente tek popujt e vegjël e me armiq të mëdhenj, siç ishte rast me shqiptarët, prandaj gjatë gjithë kohës kanë fiksuar në këngët historike çdo akt trimërie e atdhetarie. Shi për këtë, lirshëm mund të thuhet se kënga në përgjitësi është pasqyrimi më i mirë i historisë së ruajtjes së gjuhës, traditës shqiptare dhe të mbetjes gjallë të figurës më emblematike të të gjitha kohërave, Gjaergj Kastriotit- Skënderbeut.

Ndërkaq, në pjesën e gjashtë të këtij libri zënë vend këngët e plota për Skënderbeun dhe bashkëluftëtarët e tij, disa prej tyre më të reja që nuk kanë qenë temë diskutimi e analize më herët, për të cilat autori jep hollësi për secilëm këngë se ku këndohet, përmbajtja e saj, porosia e saj, imazhi, krenaria, atdhetaria etj.

Lëxuesi duhet të këtë parasysh se e gjithë tematika e shtruar, e analizuar dhe shtjelluar në këtë vepër, prek dhe mëton të pasqyron këtë krijimtari shpirtërore, kryesisht, në të gjitha trojet etnike shqiptare, kuptohet edhe në ato pjesë ku janë të pushtuara dhe tek arbëreshet e Italisë., krijimtari kjo që ka lënë gjurmë të pashlyer në ruajtjen dhe zhvilimin e gjuhës, historisë, trashëgimisë dhe kulturës origjinale shqiptaresi dhe të luftërave të lavdishme të Heroit tonë Kombëtar, por pas periudhës së tij krenare.

Dhe krejt në fund:  Fan Noli pati thënë: “ Nganjëherë pyes veten, i habitur,nëse kemi mes nesh ndonjë tjetër njeri, që është aq i gjallë, sot, sa është Skënerbeu”. Përgjigja në këtë pyetje është e lehtë: Të gjitha ato vepra të shumta të shkruara nga historian e shkrimtar shqiptar e të huaj, të gjitha ato krijime artistike, të gjitha ato legjenda, këngë e poezi,tregime, prozë e mbajtën gjallë këtë figur të shquar, këtë patriot, këtë Hero Kombëtar. Po ashtu,edhe libri i Prof. Rexhep R Jasharit do të zë vend të rëndësishëm në këtë infrastrukturë të veprave të mira e të rëndësishme për këtë kolos të papërseritshëm.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Fjala e Hapjes e mbajtur në Lezhë nga Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar i Shoqatës së Intelektualeve Shqiptarë “ Trojet e Arbrit “
Next post PREMTIMI IM