Fjala e Hapjes e mbajtur në Lezhë nga Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar i Shoqatës së Intelektualeve Shqiptarë “ Trojet e Arbrit “

Read Time:4 Minute, 40 Second

Fjala e Hapjes e mbajtur në Lezhë më, 14 Qershor 2022 me rastin e mbajtjes se Akademisë përkujtimore të 76 vjetorit të rënies heroike te Kapidan Mark Gjon Markut nga Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar i Shoqatës së Intelektualeve Shqiptarë “ Trojet e Arbrit “

Të nderuar pjesëmarrës të kësaj Akademie përkujtimore me rastin e 76 vjetorit te rënies heroike të Kapidan Mark Gjon Markut;

Zonja dhe zotërinj,

Pikërisht sot e 76 vjet më parë Shqiptarisë në përgjithësi dhe Mirditës në veçanti ju vra Ora.Në historinë shqiptare dihet qartë se kur te vritet ora atëherë ai komb e merr tatëpjetën.Meqenëse para 76 vjeteve Shqipërisë Etnike ju vra ora,pra ju vra komandanti legjendar Kapidan Mark Gjon Marku edhe sot e kësaj dite Shqipëria dhe shqiptarët janë duke i ndier pasojat e vrasjes së orës së shqiptarisë. Mirdita është me fat që për pesë shekuj bëri qëndresë antiosmane,dhe kësaj qëndrese i priu dera famëmadhe e Kapidanëve të Mirditës të cilët me një kushtrim burrash mblidheshin në Shpalë 12 mijë burra të pregaditur për luftë.

Këtë kushtrim si çdo herë e thërriste Dera e Kapidanëve të Mirditës e të përgaditur nga një burrë për shtëpi vinin Mirditorët të armatosur të gatshëm ti marrin armikut gjak nder vetull. E ky kushtrim burrash zgjati nëpër 13 brezni të Kapidanëve të Mirditës.Nuk ishte e rastit që kur mordja e zezë komuniste filloj ta brej si krimb Shqipërinë duke e futur ideologjinë e kuqe pansllaviste, edhe një herë u dashtë të thirrët kushtrimi.E kët kushtrim nga Dera e kapidaneve te Mirditës e dhanë tre vëllezërit Kapidan Mark Gjon Marku, Kapidan Ndue Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku. Kapidan Mark Gjon Marku si vëllai me i madh sipas Kanunit e traditës shumëshekullore të derës se Kapidanëve të Mirditës i ra prija që ti prinë luftës antikomuniste.

Ai me një menquri, trimëri dhe devotshmeri të pashoq e udhëheqi luftën antikomuniste, deri në renien heroike.Në këtë fjalë hyrese të kësaj Akademie e kam një thirrje për të gjithë Mirditorët pavarsisht se ku jetojnë në Mirditë,në pjesë të ndryshme të Shqipërisë, Kosovë, Evropë dhe Amerikë që t´iu kthehen vlerave të historisë dhe traditës se Mirditës. Nuk mundet të shkruhet historia e Mirditës pa Derën e Kapidanëve të Mirditës se pikërisht kjo derë për 13 breza ishte në krye të Mirditës dhe ju ndejti afër Mirditoreve si për mirë si për keq.Kjo familje ishte e afërt me Mirditorët dhe shquhej si për pajtimin e gjaqeve dhe ngatrresave si në udhëheqje të luftës pa lënë anash edhe shumë ndihma tjera që ju ofronte mirditorëve në situata të vështira duke shfrytëzuar kontaktët me Evropën.

Meqenëse ka tri dekada që mirrem me shkrimin e historisë se Mirditës i di shumë mirë edhe ngjarjet tragjike që ka pësuar Mirdita gjatë Luftës se Dytë Botërore e sidomos pas kësaj lufte ku në Mirditë u krijuan dy grupe politike, ai i pari perbeheji nga atdhetarë e nacionalistë që orientimin politik e kishin drejt Evropës dhe Amerikës, për një Shqipëri Etnike e Demokratike dhe grupi komunistë që ishin manipuluar disa të rinj dhe të reja nga kjo ideologji pansllaviste.Kjo konferencë shkencore nuk e ka për qëllim ta ndaj Mirditën por ta bashkoj.

Mirdita historikisht ka ditur që të bëj pajtimin. Edhe unë sot si pinjoll i familjes se Llesh Kokës, nga Oroshi që dikur ishte familje e Bajraktarit të Oroshit, i ftoj të gjithë Mirditorët që të bashkohën rreth flamurit të shqiptarizmës. Kjo do të thotë ta vendosim në vendin e duhur historinë e Mirditës,të fillojmë me një vlerësim ndryshe për Kapidanët e Mirditës e jo siqë i kishte anatemuar dhe përqudnuar historia e vijës ruso-serbe. Shoqata “ Trojet e Arbrit”  ka 18 vite që mirret me ndriçimin e historisë shqiptare. Një vend të veçantë në këto sesione shkencore dhe botimeve të librave enciklopedik e ka zënë edhe Mirdita. 

Për këtë në pjesën e dytë do të flasim për grumbullimin e materialeve për përgaditjen e një enciklopedie të krimeve komuniste në Mirditë.Kjo enciklopedi do ti vëndos në vendin e nderit të gjithë ata burra dhe gra atdhetare që u flijuan për shqiptarizëm.

Për tu vendosur historia e Mirditës në vendin e vet, sot do t´iu propozojmë tri ide që duhet të realizohën shumë shpejt dhe që të fillojnë ngjarjet e të vëndosen në vendin e duhur. I pari propozim është vendosja e monumentit të Kapidan Mark Gjon Markut në Shkodër, propozimi i dytë është vendosja e monumentit të Nderit të Kombit Preng Bibë Doda në Lezhë, kurse edhe Rresheni si qendër e re e Mirditës nuk do ta lëmë pa ja rikthyer bijtë e vet.

Në qendër të Rreshenit propozojmë që të vendosët një memorial ku do të shënohen me shkronja të arta emrat dhe mbiemrat e të gjithë Mirditorëve që janë vrarë nga komunizmi qofte duke bërë rezistencë heroike në malet e Mirditës, qoftë ata që u mbytën në torturë nëpër zyret e sigurimit famëkeq komunist. 

Këto tri ide janë të Shoqatës  “ Trojet e Arbrit  Kurse tash më dihet dhe është bërë publike nga fondacioni i familjes Gjomarkaj ndertimi i Sarajeve shekullore në Orosh të Mirditës ku qdo mirditor në Shqipëri , Kosovë , Evropë dhe Amerikë e ka obligim kombëtar që ta jep kontributin e ti për ta rindërtuar kullën shekullore. Me këtë rindertohët edhe historia e Mirditës heroike.Sot kapidan Mark Gjon Marku pas 76 viteve po ju kthehët Mirditës dhe mbarë shqiptarisë. E gëzofshin të gjithë shqiptarët heroin e vërtetë të Shqiptarizmës kurse Mirditë faleminderit qe i dhatë Shqipërisë Etnike komandantin legjendar Kapidan Mark Gjon Markun!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin
Next post Gjergj Kastrioti – Skënderbeu figurë më e rëndësishme e historisë dhe atdhetarizmit shqiptar si dhe një kolos i papërseritshëm