IETT përgjatë vitit 2022

Read Time:7 Minute, 12 Second

INSTITUTI I EDUKIMIT, TRASHËGIMISË DHE TURIZMIT
INSTITUTE OF EDUCATION, HERITAGE AND TOURISM

Të nderuar miq, dashamirës dhe bashkëpunëtorë të Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, Dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra për vëmendjen tuaj ndaj veprimtarive të IETT gjatë vitit që lamë pas. Gjithashtu ju ftoj të lexoni këtë raport të shkurtër mbi ecurinë dhe arritjet e deritanishme; në rrugën që stafi i IETT-së po ecën drejt suksesit dhe përmbushjes së qëllimeve tona në fushën e edukimit, në promovimin e trashëgimisë, vlerave dhe traditave shqiptare që janë pasuri kombëtare të vyera. IETT në vitin 2022 dha një kontribut të çmuar edhe në njohjen e vendeve turistike të vendit tonë për vizitorë të shumtë nga vendet e rajonit dhe nga bota. Arritjet tona ndër vite kanë qenë rezultat i përpjekjeve të bordit, stafit, dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur. IETT mban të hapura dyert e saj për pjesëmarrjen tuaj në ҫdo projekt dhe veprimtari që organizon. Bashkëpunimi juaj do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Me respekt,
Assoc. Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Drejtor i IETT

AKTIVITETE SHKENCORE-KULTURORE– Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit u bë pjesë e programit ‘Tirana Kryeqyteti Rinor Europian 2022 me projektin “CIT HUB – Qendër e Inovacionit”, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” dhe e financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia e Tiranës.  – IETT organizoi konferencën ndërkombëtare me temë: “Literatura Islame në Gjuhën Shqipe 1945-2022”, në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara, Sarajevë; AIITC, Tiranë dhe Qendrën Kulturore ‘Horizonti’, Podgoricë. – Gjatë vizitës në shkollën e mesme të bashkuar “Ali Iber Neza”, Tropojë, u dhurua një kontigjent librash të zhanreve të ndryshëm për librotekën e shkollës. – Në kuadër të bashkëpunimit me CIT, në fillim të vitit të ri akademik, IETT ofroi bursa studimi deri në 100% për programet Bachelor dhe Master në fushat e Ekonomisë dhe Inxhinierisë Kompjuterike. – IETT me mbështetjen e UBA Bank, Universitetit CIT dhe Shtypshkronjës “Mileniumi i Ri” organizoi me sukses konkursin e fotografisë me temë: “Pasuritë e Shqipërisë”. – Në kuadër të ceremonisë së shpërdarjes së tri cmimeve të konkursit të fotografisë, u mbajt një ligjeratë nga Prof. Dr. Valter Shtylla me temë: “Arti Fotografik dhe Trashëgimia Kulturore”.– IETT gjatë vizitës në bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë, dhuroi për lexuesit korçarë një sërë botimesh. Gjatë vizitës u diskutua mbi rëndësinë e kontributeve në librotekat e institucioneve si një investim në edukimin e brezave të rinj si dhe rreth mundësive të bashkëpunimit. – Në kuadër të “Java e Kulturës Egjiptiane”, IETT organizoi pranë ambienteve të saj, një leksion të hapur mbi marrëdhëniet Egjipt-Shqipëri, me pjesëmarrjen e veçantë të Ambasadorit të Egjiptit në Tiranë, Sh.T.Z. Mohamed Heider, së bashku me pjesëtarë të tjerë të Ambasadës së Egjiptit, profesorë, studiues, si dhe studentë. – IETT mbështeti organizimin e konferencës ndërkombëtare ICITTB 2022. – Departamenti i Edukimit dhe Turizmit organizoi kamp veror 2-javor me aktivitete edukuese dhe argëtimi për fëmijë të moshave 9-13 vjeç. – Mikpritëm në Tiranë fotografin, studiuesin dhe dokumentuesin profesionist të florës dhe faunës në trojet tona, Arian Mavriqi me qëllim paraqitjen dhe njohjen e trashëgimisë sonë natyrore. – Etj.

TRAJNIME, INTERNSHIPE, VIZITA STUDIMORE – Departamenti i Edukimit në IETT, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), organizoi trajnimin dy-ditor në “Digital & Internet Marketing” me lektorët, Dr. Enriko Ceko dhe Dr. Oriola Musa. Ata trajtuan tema teorike si roli i reklamave dhe elementëve të tjerë promovues të marketingut, evolucioni i konceptit të komunikimit të integruar në marketing (IMC), vlera në rritje e IMC në programet e reklamave dhe promocioni etj. – Në kuadër të projektit “CIT HUB – Qendër e Inovacionit”, u organizuan një sërë trajnimesh në Python, Web Developer, Paketa Office, CITi Incubator Start Up, Menaxhimi i Databazave si dhe u organizua DemoDay StartUp Challenge 2022. – IETT ofroi internship për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komunikim”, studentes së masterit, zj.Arwa Mufaku, duke e bërë pjesë të disa veprimtarive ndërkombëtare të IETT. – Vizita studimore në parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta” dhe liqenet e Belshit ishte një organizim i IETT për studentë, specialistë dhe të rinj të tjerë të interesuar. Qëllimi kryesor i saj ishte studimi dhe njohja e vlerat të shumta shkencore, natyrore, turistike dhe ekonomike të tyre. Ata u udhëhoqën nga specialistët Xhulia Bygjymi dhe Dritan Lloçi, gjeografë/specialistë GIS.- Departamenti i Edukimit në IETT zhvilloi kurse përgatitore për provimin TOEFL dhe për provimin IELTS. – Gjithashtu për maturantët u ofruan falas orë anglishteje, me qëllim përsëritjen e njohurive kryesore për arritjen e rezultateve të larta në Provimin e Maturës Shtetërore të lëndës Anglisht. – Etj. 

PJESËMARRJE DHE VIZITA – IETT mori pjesë në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare mbi Përkthimin organizuar nga Biblioteka dhe Arkivi Kombëtar i Abu Dhabit në EBA.- “Smart Cultural Tourism as a Promoter of Sustainable Development in Albania” ishte tema e trajtuar në konferencën ndërkombëtare për turizmin kulturor në Europë me temë: “Relanching European Tourism through Cultural Heritage & Digitalization”, zhvilluar në Krk/Rijeka, Kroaci organizuar nga European Cultural Tourism Network, ECTN.- Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit mori pjesë në Asambletë e Përgjithshme të Rrjetit Europian të Turizmit Kulturor, ECTN si dhe të Interpret Europe. IETT është anëtare e këtyre institucioneve nga viti 2019 e në vazhdim.- IETT pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Fuqia e Muzeve” organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kulturore dhe studiuesve të ndryshëm.- Departamenti i Turizmit në IETT, vizitoi përgjatë dy ditëve panairin e turizmit organizuar në pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke u njohur dhe krijuar bashkëpunime me pjesëmarrës të sektorit të turizmit.- IETT mori pjesë në ceremoninë e festës kombëtare të ambasadës së Palestinës.- Anëtarë të Shoqatës së Studimeve Shkencore (ILEM), me qendër në Stamboll, bënë një vizitë në ambientet e IETT. Ky takim ishte me interes për projektet e ardhshme ndërmjet ILEM dhe IETT në fusha të ndryshme me interes të përbashkët për të dy institucionet.- Etj.

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI DHE ANTARËSIME – Kamal Mustafa, gazetar i njohur nga Egjipti vizitoi IETT. Fryt i këtij takimi ishte edhe miratimi që z. Mustafa të jetë Këshilltar për Median i IETT, duke u bërë kështu ura lidhëse me institucione, agjensi, dhe institute të tjera në botë.- IETT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë. – Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT u anëtarësua së fundmi në Kongresin Kombëtar të Rinisë dhe u bë pjesë e kësaj asambleje dhe procesit të votimit për përzgjedhjen e bordit drejtues të KKR për vitin 2023.- Etj.

BOTIME IETT, 2022Rruga drejt suksesit nga Dr. Abdullah Sadik Dahlan, përkthim dhe botim i IETT.Vëllimi poetik “Vetëm mëkatarët qajnë” nga Erblina Luma.Familja Osmani nga Tërstena (monografi) nga Islam H. Osmani Hysni R. Osmani.Shijaku nëpër vite nga Agim Faja.Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore 5 përgatitur për botim nga Xhoel Nonaj.TURIZËM Departamenti i turizmit në IETT në kuadër të njohjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit ka organizuar disa ture kulturore me vizitor të huaj në vende të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Ulqin, Ohër, Strugë, Shkup etj. Gjithashtu me interes ishin turet e organizuara me tematikë të veçantë si: “Mountain Fairies”, “Mountain Eagle”, Halal Tour, etj,.

Ngjarje në fokus gjatë 2022:– Xhubleta pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.- Gjuha shqipe është futur si lëndë me zgjedhje për herë të parë në Universitetin e Harvardit, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.- Pranë fshatit Buqezë në Lin, po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”, që sipas arkeologëve daton 7500 vjet më pare të cilat hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare.- Objekti i Sahat Kullës në Prishtinë është ndriçuar, pasi ai i është nënshtruar një restaurimi disamujor. Tani, dritat në këtë objekt do të jenë shumëngjyrëshe.- Panairi i librit në Tiranë, organizoi në datat 16-20 nëntor edicionin e tij të 25-të.- Ndër javët kulturore të organizuara gjatë gjithë vitit, veçojmë “Javën e Kulturës Kombëtare”, e cila përkoi me 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Mbështetja juaj për IETT është e rëndësishme për të arritur më të mirën e mundshme

në drejtim të promovimit të kulturës, historisë dhe turizmit tonë të mrekullueshëm. 

Të punojmë së bashku për realizimin e projekteve të ndryshme. 

IETT Shërbim Elitar për Komunitetin!

KONTAKTONI ME NE:

INSTITUTI I EDUKIMIT, TRASHËGIMISË DHE TURIZMIT

Rruga e Elbasanit, pall.111, hyrja 1, kt. 2. (pranë fakultetit ekonomik)

P.O. Box 2905, Tirana – Albania

Website: www.iett.al   Email: info@iett.al; iettalbania@outlook.com

Tel: +355 4 22 15 027;  Mob: +355 67 605 8044

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Rusia përdorë municion 50 vjet të vjetër!
Next post <strong>Kuvendim me kohën</strong>