JA CFARË KAM PARALAJMËRUAR NË LIBRIN TIM “TRIUMFI I KOMBIT” DHE QË ËSHTË AKTUAL SOT NË KOSOVË
Nga Skënder Sadri KAPITI
Unë Skënder KAPITI kam shkruar 15 vite më parë Librin me titull “TRIUMFI I KOMBIT”. Dhe duke parë zhvillimt e sotme në Kosovë dua t’i kujtoj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit pikërisht atë se cfarë unë kam parashikuar në librin tim “TRIUMFI I KOMBIT” pikërisht në kapitullin me titull “SHBA-ALEATI YNË I MADH STRATEGJIK”( faqe 200)
“Ne shqiptarët tashmë jemi më të vetëdijshëm se kurrë se aleati ynë strategjik dhe jetik janë SHBA, po duhet gjithnjë të jemi vigjilent e të bëjmë kujdes se fqinjët tanë zor se mund të heqin dorë nga antishqiptarizmi dhe shovinizmi, dhe do të përpiqen që të intrigojnë , komplotojnë e të diversionojnë për të na vënë gurë në rrota për të na prishur e sabotuar miqësinë tonë me SHBA-në.
Të kemi kujdes dhe ta vëzhgojmë dhe politikën edhe politikanët tanë të mbrapshtë e “tolerantë”me fqinjët dhe të pabesë me popullin e vet dhe të pasinqertë, hipokritë e mosmirënjohës ndaj miqve të vërtetë , pasi pas kësaj “tolerance”në dëm të interesave kombëtare dhe maske hipokrite e tinëzare miqësie ndaj miqve, ata përpiqen të mashtrojnë opinionin publik për të manipuluar me aspiratën dhe respektin e madh të popullit tonë si populli më proamerikan për përfitime politike dhe për të krijuar vetëimazhin e patriotit ,demokratit e të besnikut e mirënjohësit për SHBA e BE me qellim për të fshehur interesat e ngushta personale, të pushtetit personal dhe pasuror të tyre”.
Më shumë storie
Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presidentit të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI. Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.Janë bërë shumë propozime e...
Kur duart e mjeshtrit i japin zë traditës
Nga XHAVIT ÇITAKU Mjeshtri Cenë Bajraktari – duart që i japin jetë traditës Në këtë fotografi nuk shohim vetëm instrumente...
Ndahet nga jeta Dr. Daut Dauti
Të dashur familjarë të Dr. Daut Dautit, Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Daut...
PASIVIZIMI I ADRESAVE NË KRAHINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT
Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi Shkruan: Refik HASANI Pasivizimi, fshirja...
Adem Jashari simbol i shqiptarizmit dhe unitetit kombëtar
Nga Skënder Sadri KAPITI Ajo se cfarë më nxiti për t’a shkruar këtë shkrim është fakti se sot si në Shqipëri...
Hasan Prishtina dhe Adem Jashari dy personalitetet më të mëdha, simbole të sakrificës, unitetit dhe bashkimit kombëtar
Nga Skënder Sadri KAPITI Triumfi i Kombit realizohet nga forca dhe uniteti i antarëve të tij PERSONALITETET MË TË LARTA TË NJË...

Average Rating