Ja kush janë kundër Veting-ut dhe SPAK-ut në Shqipëri
Ja kush janë kundër Veting-ut dhe SPAK-ut në Shqipëri, dhe ja cilët janë ata që nuk duan Veting-un në Kosovë
Nga Skënder Sadri KAPITI
Me miratimin e Veting-ut në Drejtësi në Shqipëri edhe opinioni në Kosovë po kërkon një gjë të tillë, dhe në pararojë për këtë reforme jetike edhe për Kosovën ka qenë dhe vazhdon edhe ta promovojë atë është Gazeta kryesore e pavarur “KOSOVA SOT”, në të cilën redaksia, gazetarët, opinioni publik dhe opinionistët e saj vazhdimisht kërkojnë që edhe ne Kosovë të miratohet Veting-u në Drejtësi ashtu si në Shqipëri.Kjo nuk është rastësi për këtë gazetë e cila gjithmonë që kur doli e lindi ajo ishte dhe vazhdon të jetë në anën e duhur të historisë së Kosovës , ashtu sic u përball me guxim të rrallë e të jashtëzakonshëm kundër Serbisë gjatë luftës, kjo gazetë mbështeti fuqishëm luftën clirimtare të UÇK -së duke sfiduar regjimi genocidist serb, dhe si jakmarrje regjimi i Millosheviqit, makineria barbare e të cilit e rrënoi shtypshkronjën e saj. Ashtu edhe pas clirimit dhe pavarësimit të Kosovës, Gazeta “Kosova Sot” është edhe sot opozita e vërtetë mediatike,intelektuale dhe patriotike kundër të gjitha të këqijave të politikës e të pushtetit korruptiv e zullumqar.
Dhe jo rastësisht ajo mbështet dhe promovon domosdoshmërinë për një reformë jetike në Drejtësi aq shumë të domosdoshme për Kosovën.
Pra, është për t’u përshëndetur fakti se ndërsa Veting-un e drejtësisë në Shqipëri e kërkuan SHBA dhe aleatët e saj në BE, ndërsa në Kosovë Veting-un e kërkojnë mediat e pavarura, gazetarët, intelektualët, opinionistët si te gazeta “Kosova Sot”që prej shumë vitesh së bashku me opinionin qytetar, gjë që do të thotë se shoqëria kosovare është gjithmonë shumë para politikës, gjë të cilën votuesit kosovarë e tregojnë edhe diten e votimit kur ata me votë ndëshkuan politikën e vjetër dhe ia besuan qeverisjen elitës së re politike,asaj të “Vetëvendosjes”.
Në Kosovë po e kërkojnë qytetarët Veting-un në drejtësi nisur dhe nxitur edhe prej faktit të suksesit të SPAK-ut në Shqipëri, ku ligji më në fund pas 30 vitesh tranzicion, ligji po funksionon barabart për të gjithë, dhe është pastruar në tërësinë e tij sistemi gjyqësor si dhe SPAK po pastron edhe politikën e kapur nga krimi dhe korrupsioni.
SADO MIRË QË TË PUNOJË QEVERIA, AJO E CILA I DUHET SHTETIT, KOMBIT DHE DEMOKRACISË E REPUBLIKËS ËSHTË QË TË FUNKSIONOJË LIGJI DHE DREJTËSIA, SEPSE DEMOKRACIA ËSHTË LIGJ DHE DREJTËSI.PRANDAJ DUHET VETING EDHE NË KOSOVË.
Me Veting-un dhe me SPAK-un janë shumica e shqiptarëve sepse shqiptarët janë me demokracinë, me drejtësinë dhe me SHBA-të.
Me Veting-un dhe me SPAK-un janë shumica e shqiptarëve, dhe kjo vetetohet në ato emisione televizive të cilat janë dhe u mundesojnë qytetarëve që të shprehin lirshëm opinionin e tyre si p.sh. te emisioni i Bashkim Hoxhës te “ABC NEWS”, ku aty bëhet edhe si një sondazh i përditësuar i sakte, i drejtpërdrejtë dhe i vertetë i opinionit në Shqipëri për tematikën më problematike të tranzicionit në Shqipëri, atij të Drejtësisë, ku opinioni qytetar shprehet aty se tani po kthehet shpresa e besimi te drejtësia dhe shteti. Z. Hoxha në këtë emision na e sjell Kosovën në Shqipëri, sepse në Shqipëri ka mungesë ka një “terr” informativ mediatik mbi zhvillimet në Kosovë, sidomos për sukseset e qeverisë aktuale kosovare.
Kundër Veting-ut, SPAK-ut dhe SHBA-ve është e gjithë elita politike dhe drejtësia korruptive dhe e kriminalizuar e tranzicionit si kjo elita aktuale në Shqipëri, por kundër miratimin të Veting-ut edhe ne Kosovë, dhe kryesisht kundër kësaj reforme në Kosovë janë jo vetëm opozita e sotme që është zhytur në korrupsion dhe hajni por janë edhe shumica e mediave dhe të gazetarëve të korruptuar dhe servilë të ishpushtetit, të ciët madje disa prej tyre edhe vinë në Shqipëri dhe llomotisin nëpër televizione me trillime dhe akuza tipike politike, djallëzore dhe egoiste kundër qeverisë Kurti.
Kundër Veting-ut janë e vazhdojnë të jenë po ata që ishin kundër miratimit të tij.
Kundër SPAK-ut në Shqipëri janë ata të cilët SPAK-u po i arreston,po i heton dhe po i ndëshkon; janë ata të cilët ishin të pandëshkueshëm, ata që nuk i jipnin askujt hesap e as llogari; janë të korruptuarit dhe hajnat të cilët me ligj apo pa ligj bënë dhe akoma po bëjnë kërdinë me korrupsionin dhe me grabitjet e pronave e të pasurive të shqiptarëve dhe atyre kombëtare. Kundër SPAK-ut janë të shpallurit non grata për korrupsion; janë ata që bënin e bëjnë kërdinë me paranë publike.
Kush e paramendonte se në Shqipëri do dilnin para ligjit e drejtësisë ishpresidentë, ishkryeministra dhe ministra,deputetë,drejtorë e kryetar bashkish para se të miratohej Veting-u dhe SPAK-u?
Duke parë se në cfarë derexheje kishte rënë në Shqipëri shteti dhe drejtësia po habiten shqiptarët kur shohin se si po prangosen edhe ata farë VIP-ash arrogantë, hajdutë, të korruptuar dhe “trima” e të fuqishëm me pushtet, me para e me politikë.
SPAK-u dhe Ligji i Veting-ut po pastron edhe politikën dhe partitë politike.
Tani maten mirë ata që pretendojnë të bëhen kryetar partish,deputetë,administrator,drejtorë, ministra e kryebashkiakë.Pra, më në fund, SPAK-u, Drejtësia dhe Ligji po mbrojnë qytetarin, drejtësinë,shtetin dhe Demokracinë kundër antishtetit,antiligjit,kundër krimit e korrupsionit. Shteti dhe shoqëria po funksionojnë dhe shqiptarëve po u kthehett shpresa dhe besimi se Shqipëria bëhet.
Dhe prandaj edhe në KOSOVË duhet një reformë si kjo në Shqipëri sepse as në Kosovë nuk është në gjendje ta bëjë vetë Kosova një reform të tillë pa mbështetjen vendimtare të SHBA-ve. Qytetarët e Kosovës presin nga Lëvizja Vetëvendosja, presin që deputetët e saj të marrin nismën për miratimin e Veting-ut nga parlamenti, pasi LVV dhe Kurti duke qenë se ata janë më të përkushtuarit për shtetin ligjor,drejtësinë dhe për luftën kundër korrupsionit, pikërisht atyre u takon merita dhe e drejta që të kërkojnë miratimin e Veting-ut në Drejtësi në Kosovë.Qeveria Kurti dhe politika e re kosovare kanë mbështejen më të madhe nga populli në Kosovë për të bërë pastrimin e dretësisë dhe të politikës.
Average Rating