Ja pse e kemi besuar dhe mbështetur që heret Lulzim Bashën
Nga Skënder Sadri KAPITI
Duke parë zhvillimet e fundit politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 dhe ato të pjesshme vendore të 6 Marsit 2022 si dhe sidomos pas dy skanaleve e komploteve kundër Bashës sidomos të sulmit të Selisë së PD me 8 Janar 2022 nga Foltorja, si dhe të asaj të skandalit të Kryeministrit shqiptar: atë të korruptimit të zyrtarit e FBI-së për të sajuar e fabrikuar akuza, shpifje e çështje kundër Lulzim Bashës me qëllim njollosjen dhe prishjen e iomazhit të tij publik e ndëkombëtar. Të dyja këto skandale kanë bashkëautorësi basshkëpiunimi krerët e politikës së vjetër të cilët duhet të dorehiqen, kur si kujtesë për ta në këtë rast atyre, publikut, politikës dhe mediave në Shqipëri po iu kujtojmë kur Richard Nixon, presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbetur në historinë e botës si presidenti i parë amerikan që dha dorëheqjen. në vitin 1974 ai e bëri atë publike dhe më 11 gusht u largua nga Shtëpia e Bardhë.vetëm nga publikimi në media i një skandali, sipas të cilit presidenti republikan kishte urdhëruar përgjimin e demokratëve në godinën e Watergate në Washington.
Gjykatësi më i mirë është koha, kohë e cila i jep të drejtën publike dhe morale Bashës që të kthehet në krye të Partise Demokratike, Kthimin e Bashës në krye të PD-s së pari duhet ta kërkojne ata deputetë të cilët ranë në kurthin antiBasha të politikës së vjetër, ata të cilët me “nguti” i kërkuan atij dorëheqjen pas zgjedhjeve vendore të 6 Marsit 2022.
Po i sjell në kujtesë lexuesit atë se cfarë unë kam shkruar në mbështeje të Lulim Bashës 3 vite më parë në një shkrim në 6 Tetor 2020 me titull: “Ja pse e mbështes Lulzim Bashën”:
“Me Lulzim Bashën si kryetar i PD-së, së pari vetë Partisë Demokratike po i bëhet VETING-u, dekriminalizimi, dekorruptimi dhe dekomunistifikimi politik.
Kjo duket në mënyrën transparente dhe demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë , ku për herë të parë në këto 30 vite tranzicion Kryetari Basha dhe PD e ripërtërirë po japin shëmbull emancipimi lirie e demokracie të brëndshme të një partie politike shqiptare.
Demokracia shqiptare së pari ka vuajtur nga cilësia, aftësia dhe përzgjedhja e keqe që është bërë dhe nga kualiteti i dobët që arritën të jenë deputetë në parlamentin shqiptar gjatë këtyre 30 viteve tranzicion.
Kjo pasi parlamenti shqiptar gjatë këtyre viteve ishte i mbushur plot me individë me të kaluar komuniste, me ishkomunistë e ishfunksionarë të devotshëm të regjimit komunist dhe me ishsigurimsa të shtetit, dhe që kurrë nuk u bë as dekomunistifikimi dhe as lustracioni antikomunist.
Sikur të mos mjaftonte vëtëm ky fakt , gjëndja precipitoi akoma edhe më keq pasi partitë politike shqiptare u kapën nga autokratët, nga mafia, hajnija e korrupsioni brënda tyre, që i shndërroi ato në ndërmarrje politike intrigash, pazaresh e tarafesh klane e klikash ku u asgjësua plotësisht meritokracia, ndershmëria, transparenca, aftësia, profesionalizmi, talenti, personaliteti, dinjiteti dhe përgjegjshmëria e patriotizmi.
Unë si antar i orëve të para të Partisë Demokratike mbështes plotësisht Lulzim Bashën dhe PD e ripërtërirë, pasi jam nga ata që e kam kundërshtuar gjithmonë frymën autoritaritariste; kam qenë kundër survejimit dhe ndëshkimit të mendimit ndryshe, kundër jotransparencës dhe mungesën e demokracisë së brëndshne brënda saj; kam kundërshtuar sidomos mënyrën apriori dhe diktatin nga lart të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, lidhjet e shkurtëra korruptive e nepotike , lidhjet nepotike dhe të akraballëkut fisnor si dhe kam kundershtuar edhe pronësimin e të drejtës për të qenë kandidat dhe deputet i përjetshëm.
E shoh këtë hapje, këtë liri ,transparencë dhe demokraci të brëndshme si gjënë më të mirë dhe më të duhurën që po bën Lulzim Basha,si një risi politike dhe emancipuese drejt zhvillimit dhe përsosjes së demokracisë.
Lulzim Basha solli për herë të parë në politikën shqiptare ate se: Basha filloi të zbatojë politikën demokratike të zgjedhjes meritore të kandidatëve për deputet, duke ia kthyer demokracinë antarësisë së Partisë Demokratike, vullnetit dhe përzgjedhjes nga baza, nga antarësia, ndershmeria e kualiteti cilësor, per te sjelle nje elite te re politike në PD.
Lulzim Bashën e mbështes sepse me Bashën kryeministër të Shqipërisë do të ndryshojnë për nga më e mira Shqipëria: progresi,ligji, patriotizmi, drejtesia, zhvillimi, mirëqënia, kultura, arsimimi, shëndetsia, drejtësia, akademia dhe universiteti, demokracia dhe integrimi i Shqipërisë të cilat janë kapur e marrë peng nga e ashtuquajtura mashtruese “rilindja” socialiste dhe nga e gjithe e vjetra politike e tranzicionit” . Durres, me 6 tetor 2020
Average Rating