Këshilli Nacional mban seancën konstituive, pa ndonjë marrëveshje mes partive politike

Në selinë e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës është mbajtur sot seanca konstituive e Kuvendit të KNSH-së.

Seanca konstituive u mbajt pas përfundimit të procesit zgjedhorë për zgjedhjet në KNSH në të cilat parti fituese doli Partia për Veprim Demokratik e pasuar nga Alternativa për Ndryshim, Lëvizja e Progresit Demokratik, Partia Demokratike dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Grupi punues ka verifikuar mandatet për 15 anëtarët e zgjedhur mirëpo kryetari i KNSH-së dhe organet tjera nuk janë zgjedhur në këtë seancë pasi që nuk ka ende marrëveshje për krijimin e shumicës.

Siç merret vesh një parti që është pjesë e bisedimeve për krijimin e organeve udhëheqëse të KNSH-së e që përfaqësohet me dy mandate, po pretendon që ta udhëheqë Këshillin dhe po kërkon që kryetari i KNSH-së t’i takoj atyre.

Lini një Përgjigje

Previous post “Le Monde”: Kurti rrezikon t’i acarojë aleatët e tij perëndimorë
Next post Viola von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet nga dialogu