Koha po verteton atë se: “Trekëndëshi i Bermudës” ishte komplot kundër Bashës dhe PD-së

Read Time:5 Minute, 10 Second

Nga Skënder Sadri Kapiti

Kush janë politika e vjetër dhe mbështetësit e saj që pengojnë e bllokojnën të vërtetën, zhvillimin, luftën kundër korrupsionit, ndërtimin e shtetitt ligjor dhe Vetting-un,demokracinë dhe integrimin?
Sa e vështirë është për të dalë në dritë e verteta, sidomos kur ajo luftohet dhe kur kundër saj në kohet moderne dalin jo vetëm injorantët por sidomos kur kundër saj dalin “inteklektualët”, mediat dhe të ashtuquajturit “filozofë e profesorë” fanatikë, hipokritë, mercenarë, të korruptuar,interesaxhinj dhe servilë të pushtetit, korrupsionit e të parasë.
E vjetra ideologjiko-politike penguese, e dëmshme dhe bartesit, fanatikët e mbështetja intelektuale e mediatike e së vjetrës dhe korrupsionit krijojnë pështjellim dhe neveri , dhe janë pengesa ndaj së vertetës dhe progresit si p.sh, janë të neveritshëm kur ish-titistët dhe ishfunksionatët e pushtetit te regjimit serb kur ata për të fshehur të kaluarën e tyre bëjnë sikur “mbeshtesin” dhe lavdërojnë Rugovën, dhe po kështu shkaktojnë peshtjellim kur marksistët dhe enveristët duan të marrin meritat e Luftës clirimtare të Kosovës; dhe po ashtu janë të neveritshëm kur ishkomunistët dhe ishspiunët e regjimit komunist në Shqipëri dhe korrupsioni të cilët e sundojnë Shqipërinë edhe pas vetërenies së komunizmit e të cilët duan të marrin edhe flamurin e demokracisë dhe të proamerikanizmit.
Dhe pikërisht të gjithë këta janë ata të cilëve nuk u pëlqen Elita e re politike e Partisë Demokratike dhe as Lulzim Basha.
Me 16 Maj të vitit 2022, menjeherë pas zgjedhjeve të pjessshme vendore të 6 Majit 2022 kam shkruar dhe botuar një shkrim me titull:“Trekëndëshi i Bermudës dhe komploti anti-Basha”, shkrim të cilin e kam mbyllur me fjalinë : “Sa më shumë kalojnë ditët, e vërteta vetëm sa do del gjithnjë e më shumë”. Dhe ky shkrim i imi në atë kohë po vertetohet tani, dhe koha më dha të drejtë për atë se cfarë unë pata shkruar,vërejtur e konstatuar atëhere edhe akoma edhe shumë kohë para asaj se : e gjithë politika e vjeter e tranzicionit është organizuar në një komplot kundër Bashës dhe elitës së re politike të PD-së, organizuar kundër ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike dhe kundër Bashës si kryeminiastër.Koha vertetoi atë që Basha e ka etiketuar me të drejtë atë politikë si “Trekëndëshi i Bermudës”, llumin e politikës së vjetër, politikë e cila ishte dhe është bashkë bashkë kundër Bashës, dhe kundër SHBA-ve për të moslejuar ndryshimin, për të penguar demokracinë, Vetting-un,luftën kundër korrupsionit, ndertimin e shtetit ligjor dhe integrimin; për të penguar dekriminalizimin dhe dekomunstifikimin e politikës shqiptare. Rasti më i freskët i kësaj kryqëzate antiBASHA është dalja dhe pubikimi i  korruptimit të ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal nga ana e bashkëpunimit të “Trekëndëshit të Bermudës” me qëllim për ta njollosur dhe përjashtuar politikisht Lulzim Bashën, ashtu sikurse që komplotuan së bashku kundër PD-së e Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022 si dhe po që së bashku organizuan Foltoren antiPD, antiBasha dhe antiSHBA. Po ia kujtoj opinionit tekstin e plotë të shkrimit tim të 16 Majit 2022
me Titull:
“Trekëndëshi i Bermudës dhe komploti anti-Basha’’ të 16 Majit 2022
“Për herë të parë në Shqipëri termin politik “Trekëndëshi i Bermudës” e përdori ish Kryetari i Partisë Demokratike , reformatori demokrat dhe proamerikani z. Lulzim Basha, ku me të identifikohen treshja politike e së keqes , Berisha-Rama-Meta.
Së pari te tre keta, diku haptazi e diku fshehurazi dhe me hipokrizira vepronin në një aleancë korruptive, të papërgjegjshme dhe me lidhje të shumfishta e të nëntokës, këta bënë të gjitha përpjekjet dhe konsumuan të gjitha mundësitë dhe burimet politike, korruptive, financiare, mediatike e qeverisëse me qëllim që të pamundësonin fitoren e Partisë Demokratike; bënë gjithcka cfarë mundën që Lulzim Basha të mos fitonte zgjedhjet e që ai të mos bëhej kryeministër i Shqipërisë.
Peshën kryesore të këtij komploti haptazi e organizoi dhe e mbajti Sali Berisha, ishkryeministri dhe ishkryetari i Partisë Demokratike i cili u shpall “non grata” nga SHBA.
Nëse Berisha po të mos ishte përfshirë në listën e deputetëve të Partisë Demokratike, PD do kishte fituar zgjedhjet pavarësisht manipulimeve të Ramës, dhe Basha sot do të kishte qenë Kryeministër.

Mirëpo dikush thotë se pse nuk e bëri këtë në kohë Basha.
Basha nuk e bëri këtë sepse e kishte shumë të vështirë një ndërmarrje të një vendimi të tillë, sepse kjo nuk do të kuptohej ose do të keqkuptohej dhe nuk do të kishin qenë dakord me këtë deputetët dhe as strukturat e PD-së derisa kur SHBA e shpallën Berishën “non grata”, atëhere Basha e përjashtoi Berishën me të drejtë nga grupi parlamentar.
Po të mos kishte filluar reaksioni foltorist antiBasha, me siguri që do të kishte pasur zgjedhje të parakohshme parlamentare në Shqipëri pas blerjes së votës që i bëri qeveria e Ramës me 25 Prill 2021.
Lulzim Basha pati meritën e madhe pasi ai filloi pastrimin , hapjen dhe ringritjen e Partisë Demokratike; filloi Veting-un brënda PD-së, filloi dhe kërkonte me vendosmëri dekriminalizimin e politikës, luftën kundër korrupsionit dhe daljen e Shqipërisë nga tranzicioni.
Në këtë ndërmarrje jetike të Bashës, Basha kishte mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve.
Mirëpo ky fakt nuk i pelqente elitës së vjeter politike të Partisë Demokratike të kryesuar nga Berisha me ishpresidentin Nishani, ishkryetaren e Parlamentit Topalli dhe as deputetëve, ishministrave dhe përfituesve të tjerë të PD-së kur kishte qeverisur Berisha.
Dhe jo vetëm këtyre por Basha Kryeministër nuk u pëlqente as Kryeministrit Edi Rama dhe as Presidentit Ilir Meta, pra nuk i pëlqente Trekëndëshit të Bermudës, B-R-M dhe as grupit të non gratave, të cilët organizuan një komplot kundër Bashës edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit 2022, me qëllim që të humbiste Basha dhe PD , e që më pastaj ta largonin Bashën si kryetar të PD-së, pasi ata dhe elita politike e vjetër shqiptare e konsideronin politikanin Basha si potent, si superior dhe si kërcënim, edhe për faktin se Basha kishte edhe mbështetjen e fortë të SHBA-ve. Sa më shumë kalojnë ditët, e vërteta vetëm sa do del gjithnjë e më shumë”.
Shënim: Pra, a nuk po i nxjerr koha në dritë përditë e më shumë të vertetat?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Sesioni i XVII-të i rregullt shkencor i Shoqatës “Trojet e Arbrit”në Dibër më, 15 tetor 2023
Next post Doli nga shtypi libri: ” Veprimtaria shkencore , fetare dhe luftarake e Monsinior dr.Zef Oroshit”