
Sesioni i XVII-të i rregullt shkencor i Shoqatës “Trojet e Arbrit”në Dibër më, 15 tetor 2023
“Qendresa shqiptare në periudhën kohore 1878-1952”
Më rastin e 80 vjetorit të themelimit të Lidhjes se Dytë të Prizrenit Shoqata” Trojet e Arbrit” organizon në Dibër sesionin shkencor madhështor më 15 tetor 2023 me temën: “Qendresa shqiptare në periudhën kohore 1878-1952″Temat që mund ti paraqesin studiuesit dhe studiueset janë:
-Qëndresa kundër Perandorisë Osmane në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881;
-Shpërnguljet,dëbimet dhe vrasjet e shqiptarëve nga serbët në rajonet shqiptare të Nishit, Prokuples Kurshumlisë dhe Pirotit 1876-1878;
-Kongresi i Manastirit 1908;
-Kryengritjet shqiptare kundër Perandorisë Osmane 1910-1912 për Pavarsinë e Shtetit Etnik Shqiptarë
-Qëndresa shqiptare kundër Mbretërisë Jugosllave;
-Lufta e Lidhjes se Dytë të Prizrenit për bashkimin e trojeve etnike shqiptare;
-Qëndresa e nacionalistëve shqiptar në Maqedoni e udhëhequr nga Xhemë Hasa Gostivari, Mefailat e Zajazit dhe atdhetarët e tjerë shqiptar;
Lufta antikomuniste në të gjitha trojet etnike shqiptare 1944-1952;
Qëndresa e Dibrës dhe dibranëve në Lidhjen e Parë te Prizrenit 1878, në Pavarsinë e Shqipërisë 1912 dhe në Qëndresën antikomuniste 1944-1952.
Të gjithë studiuesit qe janë të interesuar të marrin pjesë temat e tyre mund ti paraqesin me një elaborat të shkurtër.
Temat mund ti dërgoni në këto email adresa:
nue_oroshi@yahoo.de
besimorina@yahoo.de
rezehanahysa@yahoo.com
Ju mirëpret kryesia e Shoqatës se intelektualeve shqiptarë ” Trojet e Arbrit”!
Më shumë storie
Çami, tek guri polar
Nga XHAVIT ÇITAKU E kaluara e popullit çam është e gdhendur me plagë që nuk fshihen lehtë nga koha. 81...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Libri – “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët
Hyrje Ky libër është një përmbledhje citatesh, aforizmash dhe mbresash të personaliteteve të ndryshme, - ruse dhe të huaja,...
Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë
Ceremonia nisi me vendosjen e kurorave me lule dhe homazhe pranë varrit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Më pas, të...
Stefan Zweig pёr Joseph Fouche-nё
Kur nisa ta lexoj kёtё libёr, kisha vetёm ide tё mjegullta pёr kёtё ministёr tё Napoleonit dhe tё regjimeve tё...
Hafiz Ali Korҫa- hoxha patriot dhe i ditur
(1873-1957) Shtatё ёndrrat e Shqipёrisё Pasi lexova dy libra pёr kёtё dijetar patriot dhe klerik ,dhuruar nga shoku im, Fisniku,...
Average Rating