Doli nga shtypi libri: ” Veprimtaria shkencore , fetare dhe luftarake e Monsinior dr.Zef Oroshit”

Read Time:4 Minute, 51 Second

Nue Oroshi

LIBËR ENCIKLOPEDIK NË KUJTIM TË MONSINIOR DR. ZEF OROSHIT

(Doli nga shtypi libri: ” Veprimtaria shkencore , fetare dhe luftarake e Monsinior dr.Zef Oroshit”)

Të kujtosh atdhetarët shqiptarë që u shkrinë si qiriu për t’i bërë dritë shqiptarisë nuk është edhe punë e lehtë. Nuk është punë e lehtë për faktin se këta atdhetarë përveç që kanë lënë gjurmët për atdhetarizëm që duhet t’i kujtojmë brezë pas brezi,kanë lënë edhe shumë armiq që mundohen dita e ditës që t’i mbulojnë me pluhurin e harresës veprimtaritë atdhetare të nacionalistëve shqiptarë të cilët gjithmonë e shihnin lindjen e diellit në perëndim.Në mesin e atyre burrave të mëdhenj të kombit që e shihte lindjen e diellit në Perëndim dhe i luftoi edhe me pushkë krahut është edhe prifti atdhetar dhe misionari i shkencës,kulturës dhe mbrojtjës së Shqipërisë për të mos rënë në dorë të argatve të Rusisë dhe Serbisë Monsinior Zef Oroshi. Rruga e monsiniorit ishte një rrugë që e kanë bërë vetëm prelatët shqiptarë që kanë shkri çdo gjë për komb e për fe për Shqipëri Etnike dhe për të lumin atdhe.Kështu edhe Shoqata “Trojet e Arbrit” që e ka mision historik dhe kombëtar zbardhjen e figurave tona atdhetare, e mori me shumë deshirë vendimin për organizimin e një sesioni të veçantë shkencor për Veprimtarinë shkencore,fetare dhe luftarake të monsinior Zef Oroshit.Ky sesion shkencor u mbajtë me plotë suksese në Lezhën e Gjergj Kastriotit më, 13 qershor 2022 ku me ligjeratat e tyre u paraqitën 20 studiues dhe shumë të tjerë me fjalën përshendetëse.Atë ditë Imzot Zef Oroshi jo në bronz por në memorie iu kthye shqiptarëve atdhetarë.Për këtë eveniment të madh kombëtar nga Amerika e largët kishin ardhur prifti atdhetar Dom Anton Kçira,biografi i katërfishtë i Monsinior Zef Oroshit publicisti dhe studiuesi Tomë Mrijaj se bashku me gazetarin puntor dhe të pandalur Beqir Sina.Sesioni shkencor kaloi për mrekulli edhe falë ndihmës se pakursyer në mikëpritje të pashoqe të familjes se Dom Zef Oroshit, Gjon Prendi,Nikollë Prendi,Prend Gjoka, Dedë Prendi dhe shumë familjar të tjerë në fytyrat e të cilëve shihet një gëzim i papershkruar.Pas 13 qershorit 2022 shqiptareve atdhetarë kudo ku gjinden i kthyem memorien historike për priftin atdhetarë, i cili kur rrezikohej atdheu ai nuk u mbyll në kishë por si një shqiponjë mali doli në mal dhe e udhëheqi luftën antikomuniste për Shqipërinë Etnike. Si fryt i këtij sesioni shkencor po i japim lexuesit shqiptar librin historik për Monsinior dr.Zef Oroshin ku studiuesit e ndryshem kanë shkruar për anën shkencore dhe fetare, për qëndresën luftarake pa lënë anash edhe punën e palodhur të Monsinior Zef Oroshit në Amerikë në ndërtimin e kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” sot “Zoja e Shkodrës”, e cila kishë ishte shënderruar në një fole të shqiponjave që mblidhte shqiptarët pa dallim feje, krahine apo ideje.Ky libër që po ia japim lexuesit nuk le anash edhe recenzione e analiza të ndryshme për veprat e biografit të dom Zefit, Tomë Mrijaj i cili me një përkushtim të madh dha kontributin intelektual dhe financiar që vepra heroike e Monsinior Oroshit të dalë në dritën e diellit.Ky libër dëshmon se Historia e Dom Zefit është një histori e veçantë e cila është e bazuar në tri  shtyllat kryesore siç është Shkenca për të cilën punoj gjithë jetën Monsinior Zef Oroshi,Feja për të cilën i shërbeu gjithë jetën Zotit dhe popullit shqiptar dhe Atdhetarizmi. Kur jemi të atdhetarizmi duhet ta shkruajmë të vërtetën se Monsinior Zef Oroshi i takon atyre priftave atdhetar që kur e kërkon nevoja për ta mbrojtur atdheun ai me bekimin e Zotit e merr pushkën në krah për ta luftuar ideologjinë e djallit.Kjo ideologji e djallit e përcolli gjatë gjithë jetës priftin atdhetar por nuk arriti kurrë ta gjunjëzoj Monsinior Zef Oroshin i cili nuk u dorëzua edhe atëherë kur ia vranë me torturë vëllain Nduen komunistët edhe atëherë kur ia internuan dhe burgosën familjen.Kjo familje atdhetare me dinjitet edhe sot e asaj dite i ruan vlerat e atdhetarizmës se rrjedh pikërisht nga gjaku i Monsinior Zef Oroshit, ku është angazhuar që çdo projekt që ka të bëj me Monsinior Zef Oroshin ta përkrahin në të gjitha mënyrat siç e përkrahën edhe këtë sesion të madh shkencor të parin që është mbajtur për Monsinior Zef Oroshin.Dr.Zef Oroshi me plot sukses e realizoj porosinë e mësuesit te tij at Gjergj Fishta ku shkruante:Te behemi te gjith korrtar korrtar,prifta freter e hoxhallar per Shqipni.E dom Zefi në rrugëtimet e jetës ai ishte i gatshëm të sakrifikohet për Shqipni ku këtë sakrificë e dëshmoj gjatë gjithëë rrugës së tij prej jetëlindjes e deri tek jetëvdekja. E si në balada të lashta sa herë që veprimtarinë atdhetare të nacionalistëve e mbulon tisi i harresës dalin burra atdhetar që nuk i lanë në heshtje.E ky burrë atdhetarë ishte biografi i Dom Zefit, Tomë Mrijaj që dha  e po jep çdo gjë që vepra e Monsinior Zef Oroshit të dalë në dritë.Shoqata “Trojet e Arbrit” me këtë sesion shkencor dhe me këtë libër që po e botojmë po e kryen një obligim sa kombëtar aq edhe human.Në këtë libër përveç temave që ishin në program ne ju mundësuam edhe disa studiuesve që t’i dërgojnë punimet e tyre për tu plotësuar sa më shumë veprimtaria e Monsinior Zef Oroshit.Mua personalisht më gëzon fakti se pata fatin që përveç librave të sesioneve të rregullta që i kemi botuarë të përgatisë edhe pesë libra të veçanta për prelatët e kombit dhe të fesë duke filluar nga Dom Nikollë Kaçorri,At Gjergj Fishta,At Shtjefën Gjeçovi,Dom Anton Kçira, dhe Monsinior Zef Oroshi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Koha po verteton atë se: “Trekëndëshi i Bermudës” ishte komplot kundër Bashës dhe PD-së
Next post Vepra akademike “Qëmtime për të Drejtën Dokësore në Malësinë e Gjakovës”