Kosova në tehun e shpatës por nuk duhet lëshuar pe në enklavizimin e shtetit

Read Time:3 Minute, 0 Second

Mospranimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është lajm i mirë për Republikën e Kosovës. Kjo ndodhi për shumë arsye dhe njëra nga arsyet që u bë publike është edhe Mosaprovimi i Qeverisë se Kosovës për krijimin e Asociacionit të serbëve në Kosovë. Më një fjalë mos boshnjakizimi i Kosovës apo ndalja e krijimit të enklavave serbe që do të jetë një kancër për shtetin e Kosovës që do ti haj mushkëritë pak e ngapak dhe nuk do ta lejoj të ecë përpara. Unë mendoj që ky është kushti publik. Por duke njohur disa parime se si vepron Bashkimi Evropian ka edhe disa gjëra të tjera që nuk janë bërë publike dhe që ju raportohen rregullisht shteteve perëndimore nga Ambasadorët e këtyre shteteve në Kosovë si dhe nga shërbimet e tyre sekrete që i kanë mbrenda Kosovës, për këto gjera kësaj radhe nuk dua të shkruaj. Por kjo vjen edhe për faktin se Qeveria e Kosovës si dhe partitë politike të Kosovës asesi nuk po arrijnë që ta krijojnë një lob shqiptarë në Evropë dhe Amerikë për ta përkrahur çështjen shqiptare dhe për të lobuar për ta forcuar shtetin e Kosovës në Evropë dhe Amerikë. Këtë çështje iu kam thënë edhe më herët si pozitës ashtu edhe opozitës.Si pozita ashtu edhe opozita ata shpesh dalin në mërgatë i mbledhin përkrahësit e tyre përmes degëve,nëndegëve, pikave,apo presjeve, por në faktë nuk bëjnë asgjë në forcimin e lobimit për Kosovën në Evropë dhe Amerikë.Të gjithë luftën që e bëjnë pozitë e opozitë në Mërgatë janë takime me mërgatën për ta mbledhur ndonjë votë për zgjedhje që janë shumë afër.Qeveria e Kosovës nuk duhet ta aprovon asesi Asociacionin e komunave serbe dhe ta përserisë gabimin që e bëri me faljen e 24 hektarëve tokë Kishës së Deçanit që ishte kishë katolike dhe u uzurpua nga Kisha Ortodokse serbe.

Edhe një gjë duhët të dihet se në fillim të muait qershor Bashkimi Evropian mban zgjedhjët për Parlamentin e ri të Bashkimit Evropian.Tash veqëse deputetët e Parlamentit Evropian janë nëpër zonat e tyre elektorale duke bërë fushatë  dhe janë duke u munduar që të marrin edhe një mandat te ri.Kështu që para shtatorit nuk besoj se do të themelohët Parlamenti i Ri Evropian dhe të formohet Qeveria e re Evropiane. Deri atëherë do të sqarohet edhe data se kur do të mbahën edhe zgjedhjët në Republikën e Kosovës.

Edhe opozita nuk duhet ti gëzohet faktit për mos antarsimin e Republikës se Kosovës ne Këshillin e Evropës se çështjet shteterore janë çështje të përbashkëta, kurse në anën tjetër as pozita nuk guxon te ngutët dhe të pranoj asociacionin e Komunave serbe për antarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës.E gjitha se çka duhët të bëj Qeveria është krijimi i një lobi te fuqishëm me personalitete me reputacion nga shtetetët Evropiane dhe ato Amerikane.Qeveria duhet ti gjej ku janë e ku nuk janë përsonalitetët me reputacion kombëtar dhe politikë e jo te humb kohë me përsona te panjohur si në aspektin kombëtar si në atë politik, me një fjalë persona që jo vetem që nuk e dinë se çka është atdhetarizma por kurrë nuk janë në gjendje të dallojnë shtetin nga pushteti, të bardhën nga e zeza.Ata janë tipa të tillë që kur ju thotë partia bualli është i  bardhë ata qorrohën dhe nuk e shohin buallin e zi por thonë qenka bualli i bardhë si bora. Të tillët është mirë të rrinë dhe ti shikojnë punët e shtepisë së tyre kurse me lobim kombëtarë të mirrën intelektualët, profesionistët dhe diplomatët.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Fushata zgjedhore në Preshevë: Ardita Sinani hapi sot fushatën parazgjedhore me Forumin e Gruas së PVD – së
Next post I paudhë që duhet të ndëshkojë drejtësia dhe Zoti!