Kuvendi i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës, Albin Kurti: Duhet të jemi më shpesh bashkë dhe jo vetëm në festa

Read Time:1 Minute, 31 Second

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij përshëndetëse, në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, organizuar për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, foli edhe për të arriturat e përbashkëta.

Kurti tha se pas abetares së përbashkët po punohet për fjalorin e përbashkët enciklopedik, por edhe për lidhjen e portit të Durrësit me Portin e Thatë të Prishtinës dhe linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Sipas tij, ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambeturi atëherë dhe janë edhe sot.

“Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri-tjetrit, jo për të penguar, por për të kontribuar. Hapësira jonë publike, politika, kultura e ekonomia, nuk janë çifligje të bllokuara me tapi, por e përbashkëta, kalaja ku e vëmë të gjithë nga një gur.”, tha Kurti.

Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara sot është anëtare e NATO-s, ka nisur negociatat me BE dhe ka ecura para në shumë fusha. “Urojmë që sukseset e Shqipërisë të mos u ndalen por vetëm t’u shtohemi çdo ditë, jam i bindur se ashtu siç gëzohemi ne edhe Shqipëria gëzohet për Kosovën”, tha Kurti.

“Kemi tashmë Abetaren e përbashkët, dhe po punohet për fjalorin e përbashkët enciklopedik, teksa ministritë e Arsimit bashkëpunojnë dita ditës për avancim në këtë fushë kyç për zhvillimin tonë kombëtar. Kemi unifikuar tregjet e punës me Shqipërinë, dhe po punojmë drejt unifikimit të sistemit doganor e tatimor. Kemi financuar së bashku me Qeverinë e Shqipërisë fizibilitetin për hekurudhën Durrës-Prishtinë, e cila do ta lidhë Durrësin, portin e Shqipërisë e të Kosovës, me portin e thatë në Prishtinë të Shqipërisë e të Kosovës. Ai do të jetë bash në qendër të Ballkanit, pranë udhëkryqeve ku lidhet veriu e jugu, lindja e perëndimi i gadishullit tonë”, tha Kurti.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kuvendi i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës, Taulant Balla: Duhet të kishim mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së
Next post Shqiptarëve të Luginës së Preshevës u ndalohet përdorimi i flamurit