
Lajçaku pas takimit me Vuçiqin: E kuptoj seriozitetin e situatës
Pas takimeve që pati në Beograd, me drejtuesit e lartë të shtetit serb, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, publikoi një cicërimë në rrjetin social Twitter.
“Kishim një diskutim të hapur e të sinqertë për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të lejonte largimin e barrikadave”, shkroi Lajçak.
“Ai e kupton seriozitetin e situatës”, tha Lajçak, duke iu referuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka publikuar edhe dy fotografi ku është edhe i ngarkuari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Euro-Azi, Gabriel Escobar.

Më shumë storie
Derek Chollet në Beograd apelon për propozimin franko-gjerman
Fokusimi i dialogut në propozimin franko - gjerman dhe formimi i Asociacionit, është mesazhi kryesor i këshilltarit të Departamentit Amerikan...
Aleksandar Vuçiq: Në janar, ndërkombëtarët në Beograd për marrëveshjen me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që në gjysmën e parë të muajit janar në Beograd të vijnë...
Vuçiq pas takimit: Barrikadat do të hiqen, por mosbesimi mbetet
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka folur në Rashkë me serbët e veriut të Kosovës, ka bërë të ditur...
Aleksandar Vuçiq urdhëron rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë
Presidenti serb, i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar që...
Aleksandër Vuçiq nuk i përfill kërkesat e SHBA e Britanisë për heqje të barrikadave
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përkundër kërkesave nga SHBA dhe Britania e Madhe nuk është bindur që të hiqen barrikadat...
Talat Xhaferi: Të dëgjohen sugjerimet e ndërkombëtarëve
"Institucionet e Kosovës, në bazë të kompetencave që kanë dhe me sugjerimin e faktorit ndërkombëtar, duhet të reflektojnë për tejkalimin...