Letёr e shkrimtarit rus Mihail Shishkin pёr Ukrainasin e Panjohur

Read Time:4 Minute, 56 Second

Mihail Shishkin

Vendi im ka dalё nga koha

Njё vit pas pushtimit nga Putini, romancieri i ҫmuar bie nё mendime pёr heshtjen e bashkёatdhetarёve, tradhёtinё e gjuhёs sё vet amtare dhe tё shpresave tё veta mё tё shtrёnjta.

(Shёnimi im: pa e ditur mbase as ai vetё, me tezёn pёr “letёrsinё e madhe ruse” ai i bёn njё shёrbim neoimperializmit rus- B.S.)

Kjo “ora zero” ёshtё thelbёsore pёr Rusinё. Vendi im do ketё ardhmёni vetёm nё se do pёsojё humbje tё plotё. Sikurse ndodhi me Gjermaninё Naziste.

Lavdi Ukrainёs!

Mihail Shishkini

Shumё i dashuri im,

Na e kanё vjedhur gjuhёn. Ne flisnim dhe korrespondonim me ju nё gjuhёn e letёrsisё sё madhe ruse. Tani, pёr tёrё botёn, rusishtja ёshtё gjuha e atyre qё bombardojnё qytetet ukrainase dhe vrasin fёmijёt, gjuha e kriminelёve tё luftёs, gjuha e vrasёsve. Ata do gjykohen pёr krime kundёr njerёzimit. Do doja tё besoja, qё tё gjithё ata, qё e pёrgatitёn dhe morёn pjesё nё kёtё luftё, qё e mbёshtetёn atё nё njё mёnyrё apo tjetёr, do dalin para gjykatёsit, si robёr. Por qysh shkohet nё gjykim pёr krime ndaj gjuhёs?

Im atё shkoi nё front kur ishte 17 vjeҫ pёr t’u hakmarrё pёr tё vёllanё, qё u vra nga gjermanёt. Pas luftёs, ai i urrente gjermanёt dhe gjithҫka gjermane, tёrё jetёn. Unё pёrpiqesha ta bindja atё: 

Por, o babё, ka njё letёrsi tё mirё gjermane! Gjermanishtja ёshtё gjuhё e bukur!”

Kёto fjalё nuk ndikonin te ai. Ҫfarё mund t’u themi, pas luftёs, ukrainasve, shtёpitё e tё cilёve janё bombarduar dhe grabitur nga rusёt, familjet e tё cilёve janё vrarё? [Vallё do tё themi] Qё letёrsia e madhe ruse ёshtё e bukur? Dhe qё gjuha ruse ёshtё kaq e mahnitёshme?

Vallё diktatorёt dhe diktatura mbarёshton popullsi skllave apo popullsistё skllave mbarёshtojnё diktatorёt? Ukraina mundi tё shpёtonte nga ky rreth ferri, tё shpёtonte nga e shkuara jonё e pёrbashkёt, e pёrbindёshme, e pёrgjakёshme. Prandaj ajo urrehet nga mashtruesit rusё. Njё Ukrainё e lirё dhe demokratike mund tё shёrbejё si shembull pёr popullsinё ruse, prandaj ёshtё kaq e rёndёsishme pёr Putinin qё ta shkatёrrojё atё.

Nё Rusi, nuk kemi pasur as destalinizёm, as procese Nurembergu tё Partisё Komuniste tё Bashkimit Sovjetik. Si rezultat, shohim: njё diktaturё tё re. Njё diktaturё, nё natyrёn e saj, nuk mund tё ekzistojё pa armiq, qё do tё thotё pa luftё.

Planet e shtabit tё pёrgjithshёm pёrfshinё kundёrshtimin e NATO-s pёr t’iu mbrojtur juve me forcat e veta tё armatosura dhe NATO e pёrmbushi kёtё plan tё Putinit nё ditёt e para tё luftёs. Ju, ukrainasit, nuk ishit nё njё mendje me planet e Putinit. Ju nuk u dorёzuat, ju nuk i pёrshёndetёt tanket e tij me lule.

Ju vetёm mbronit lirinё tuaj dhe dinjitetin njerёzor: tani ju mbroni lirinё  dhe dinjitetin e tёrё njerёzimit. Ju nuk do mundeni dot, sepse lufta nuk vendoset nga numri i tankeve dhe i raketave, por nga fuqia e dashurisё pёr lirinё. Ju jeni njerёz tё lirё dhe ata qё pёrmbushin urdhёrat kriminale tё gjeneralёev rusё, janё skllevёr.

Para njё viti, kur tanket ruse marshuan drejt Kievit, e  tёrё bota e pyeti veten, pёrse nё Rusi nuk ndodhin protesat masive kundёr luftёs, pёrse nё rrugё ka vetёm disa vetmitarё. Unё e lidhja kёtё me frikёn. Heshtja ёshtё njё strategji mbijetese pёr rusёt. Ata qё protestuan atёhere janё nё burg. Ja pёrse rusёt mbijetuan me heshtjen, pёr breza tё tёrё. Pushkini e ka formuluar kёtё mёnyrё jetese tё rusёve nё vargun e fundit tё dramёs sё vet historike “Boris Godunov”:

“Njerёzit heshtin.”

Dhe, me fillimin e agresionit kundёr Ukrainёs, populli “heshti”. Por nё vjeshtё nisi mobilizimi nё masё dhe nuk ishte e  mundur tё sqarohej fakti qysh qindra e mijera rusё, me bindje, shkuan tё vrasin ukrainasit dhe tё vriten vetё. Kjo ёshtё diҫka tjetёr, mё e thellё, mё frikёsuese.

Unё shoh vetёm njё sqarim: vendi im ka dalё nga koha. Nё shekullin 21, njё burrё modern pёrgjigjet vetё nё se diҫka ёshtё e  mirё apo e keqe. Dhe, nё se sheh qё vendi dhe populli i tij bёn njё luftё tё turpёshme, poshtёruese, del kundёr vendit dhe popullit tё vetё. Por tё shumtёt e rusёve jetojnё mendёrisht me tё shkuarёn, kur njerёzit e shoqёronin veten me tribunё.

Tribuja jonё ka tё drejtё gjithmonё dhe tributё e tjera janё armiqtё tanё, qё duan tё na shkaёtrrojnё. Ne nuk mbajmё pёrgjegjёsi, ne nuk vendosim gjё, shefi/khani/mbreti vendosin pёr ne.  Ata mendojnё kёshtu: nё se armiqtё tanё, fashistёt nga Ukraina dhe NATO e sulmojnё atdheun tonё, ne shkojmё ta mbrojmё atё, ashtu sikurse gjyshёrit tanё e kanё mbrojtur atё nga fashistёt gjermanё. Ndjenja e dashurisё pёr atdheun, ndjenja e bukur e patriotizmit, ёshtё pёrdorur gjithnjё nga diktatorёt pёr qёllimet vetiake tё tyre.

Im atё mendonte se ai po mbron atdheun e vet nga regjimi i Hitlerit, por ai mbrojti tё njёjtin regjim fashist tё Stalinit.  Rusёt tani luftojnё , sikurse ua ka sqaruar atyre propaganda e Putinit, pёr tё mbrojtur atdheun “kundёr nazismit europian dhe amerikan”, dhe ata nuk e vёnё re se po mbrojnё fuqinё e bandёs kriminale nё Kremlin. Qё e ka marrё tёrё vendin peng.

Rrugёdalja e vetёm qёshtё t’i shkaktojmё disfatё ushtarake regjimit tё Putinit. Prandj vendet demokratike duhet t’i ndihmojnё ukrainasit me gjithҫka dhe kryesisht me armatime. Pas luftёs, e gjithё bota do tiI vijё nё ndihmё asaj pёr ta rindёrtuar atё qё ёshtё shkatёrruar dhe vendi do mundet tё rindёrtohet.

Dhe Rusia do rrijё nё gёrmadhat e ekonomisё dhe nё gёrmadhat e ndёrgjegjes. Njё lindje e re e vendit tim ёshtё e mundёshme vetёm me shkatёrrimin e plotё tё regjimit tё Putinit. Perandoria duhet tё ndahet nga ky person rus, sikurse nga njё kancer malinj. Kjo “orё zero” pёr Rusinё ёshtё thelbёsore. Vendi im do ketё tё ardhme vetёm nё se ai do pёrjetojё njё disfatё totale, sikurse ndodhi me Gjermaninё.

Lavdi Ukrainёs!

Mihaili

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Beteja e Koshares bëri që Jugosllavia të përjetojë debakël
Next post <strong>Gjyqi i njё opozitari rus</strong>