Nga libri “Refleksione tё njё harrese tё imponuar” nё tre vëllime

Read Time:21 Minute, 11 Second

Nga zonja

Pertefe Domnori Leka

Marrё nga libri “Refleksione tё njё harrese tё imponuar” vёllimi 3

Pertefe Leka Domnori

f.279

Bedri Pejani sipas Petro Markos, “Gazeta “Kosova”

Nё dhjetor tё vitit 1944, u takova me Bedri Pejanin nё Shkodёr. Mё thirri pёr darkё njё mjek stomatolog kosovar. Aty ishte strehuar Babushi, siҫ e thёrrisnim Bedri Pejanin.

“ Jam kundёr Partisё suaj dhe kundёr Partisё sё Titos”, mё tha ai.

Mё tregoi tёrё historinё e Kosovёs, tё vrasjeve, tё prerjeve qё ishin dorёzuar te jugosllavёt nga ne. Mё foli pёr tragjedinё qё i ёshtё shkaktuar Kosovёs, tradhtia kombёtare e Partisё Komuniste.

Bedriu kishte qenё antar i Kominternit, shok e bashkёpunёtor i Fan Nolit. Kur Bedriu ishte Kryetar i Partisё Popullore, Noli i pat kushtuar vargjet:

“Popullorja, brigje – brigje/ digje Bedri Pejani, digje!”

Pas dёshtimit tё Revolucionit tё Qershorit, Noli dhe Pejani krijuan nё Europё KONARE-nё. Bedriu nuk shkoi nё Moskё, qendroi nё Paris, ishte mik I Dimitrovit dhe Kolarovit.

Atё natё nё Shkodёr, Bedriu mё tregoi pse u bё kryetar i Lidhjes sё Dytё tё Prizerenit. Unё- tha- i pёrmbahem parimit tё Hasan Prishtinёs:

“ edhe me djallin tё bёhemi vetёm qё Kosova tё bashkohet me Shqipёrinё”

Ai kishte bindjen se nё Luftёn e Dytё Botёrore, Kosova u mua nё qafё.

Pse u muar vёrtetё Kosova nё qafё?

Kur u krijua Partia Komuniste, unё (Petro Marko) isha nё burg. Kur u lirova mё 1941, mё thirrёn Andon Deҫka, Njazi Islami e Koҫo Tashko:

Petro, tё shkosh nё shtёpinё e Turkeshёve, se atje mblidhen nacionalistёt, tё bisedosh qё tё bashkohemi nё luftё kundёr okupatorit…

Shkuam atje me Tashkon e Tuk Jakovёn, nё krye tё vendit ishte Mid’hat Frashёri, Kolё Tromara, Rexhep Mitrovica e me rradhё burrat e kombit.

Mid’hat Frashёri

Mirё se erdhe ti, Petro, se ne tё njohim mirё. Po kё kini kryetar?

P. Marko- Kryetarin nuk e tregojmё, se ne jemi parti ilegale!

Mid’hati- Ҫ’janё kёta Miladini dhe Dushani?

P. Marko- Nuk e di.

Mid’hati- Kёta e kanё krijuar Partinё tuaj. Partia Komuniste ka qenё krijuar nga Ali Kelmendi me shokё. Partia qё krijuat ju ose qё krijoi MIladini me Dushanin, a e pёrfshin Kosovёn?

Petro Marko- Nuk e di!

Mid’hat Frashёri- Nёse Kosovёn e keni lёnё mёnjanё, atёhere e keni shitur.

Vёrtet Kosova ishte shitur (Petro Marko te gazeta Kosova)

Bedriu, atё natё, mё tha qё kishte vendosur tё mё dorёzohej mua nё besё. E mora me vete dhe i tregova Hysni Kapos (komisar i Korparmatёs III), kёshtu e kёshtu…

U nisёm me njё veturё tё tre nga Shkodra nё Tiranё. Tek Sahati, Bedriu i tregonte Hysniut pёr tradhёtinё e PKSH ndaj Kosovёs, pёr njerёzit, qё ajo ua dorёzonte jugosllavёve dhe ata i pushkatonin…

Kёtё qё ma the mua- i tha Hysniu- shkruaje dhe jepja Petros.

Ai shkroi 13 faqe, njё kopje e dёrgova lart dhe njё e mbajta vetё dhe atё nuk e di se ku e kam se mё ёshtё bastisur shtёpia, kur mё arrestuan mua dhe kur mё arrestuan edhe djalin.

Pas pak kohe, qeveria jonё e dorёzoi Bedriun te jugosllavёt. Ata e burgosёn. Ai u bёri letёr shokёve tё Kominternit, Kolarovit dhe Dimitrovit. Duke pritur letrёn, e helmuan Babushin 80 vjeҫar nё burg. Ndёrsa me dhёndrin e tij, Asim Abdurrahmanin, qё kishte pёr grua vajzёn e bukur tё Bedri Pejanit, kam qenё nё burg  nё njё qeli mё 1947, ishim duke ngrёnё drekё kur erdhёn e morёn, duke i thёnё: “pjesёn tjetёr do ta hash nё botёn tjetёr” dhe e pushkatuan, vetёm pse ishte dhёndёri i Bedri Pejanit.

Pertefe Domnori Leka

Fragmente nga Libri

“Refleksione tё njё harrese tё imponuar” vёllimi 2

f.82

Nga kujtimet e Dr. Ymer Dishnicёs..

Ne tё Nacional Ҫlirimtares vendosёm nё verё tё 1943 tё bashkёpunonim me Ballin Kombёtar. Nё mbledhjen e parё nga ne morёn pjesё Abas Kupi, Myslim Peza, Kamber Qafmolla, Mustafa Gjinishi dhe unё. Nga Balli erdhёn Mid’hat Farshёri dhe Hasan Dosti. Nё Tapizё tё Tiranёs. Ballistёt na dhanё sihariqin e kapitullimit tё Italisё Fashiste. U krijua njё klimё optimiste pёr tё arritur njё marrёveshje pozitive pёr zgjidhjen e problemit tё Shqipёrisё etnike dhe pёr problemin e Kosovёs. Delegacioni ynё insistonte qё kjo tё bёhej nё frymёn e Kartёs sё Atllantikut.

Nё mbledhjen mё tё gjerё nё Mukje biseduan 24 burra ku zgjodhёm njё Komitet Drejtues tё pёrbshkёt.

Pёr fat tё keq, punёt nuk nuk shkuan mirё. Udhёheqsia e Nacional-Ҫlirimtares e disaprovoi Marrёveshjen dhe organizoi njё mbledhje nё Labinot nёn diktatin e Enver Hoxhёs, i inspiruar kryesisht nga Miladin Popoviҫi dhe shokёt e tij. Ata nuk mund tё duronin tё flitej pёr problemin e Shqipёrisё etnike, pёr problemin e Kosovёs. Nuk donin bashkim me paritet pushteti tё dy organizatave politike.

Tё gjitha tё zezat u pёrdorёn pёr ne, pa kursyer asnjё formё denigrimi, pa kursyer edhe zhdukjen fizike.

Zor se ka pasur bota njё diktator me tё zeza mё makabre se ato tё  tё Enver Hoxhёs.

f.108

Pёr Safet Butkёn

Vitet 30 e gjejnё Safet Butkёn midis figurave mё tё shquara tё shkollёs shqipe. Ai e nis detyrёn si mёsues nё shkollёn fillore tё Korҫёs mё 1928, e pas njё viti emёrohet profesor nё liceun e atij qyteti. Mё 1930 emёrohet profesor nё Institutin Tregtar tё Vlorёs e, mё pas, inspektor pranё Ministrisё sё Arsimit nё Tiranё. Gjatё viteve 1931-1934 ёshtё zevendёs drejtor i Normales Gjirokastёr, ku gjen pёrkrahjen e shumё kolegёve e miqve dinjitozё si Urani Rumbo, Siri Shapllo, Eqerem Ҫabej me tё cilёt themelon “Klubin e Arsimtarёve” tё atij qyteti. Ndёrsa periudha e vёshtirё 1934-1939 e gjen drejtor i gjimnazit tё Tiranёs.

Nё kёtё periudhё ai iu pёrkushtua ҫёshtjes kombёtare. Nga 1-7 prill 1939 ёshtё organizator i demonstratave  tё studentёve  me thirrjet “Duam armё” ose me temat qё trajtonte nё orёt e mёsimit “Atdheu nё rrezik”. Me 4 prill organizon nё Institutin “Nёna Mbretёreshё” shfaqjen  e dramёs “Vdekja mbi flamur” tё Vinҫens Prenushit duke dёrguar atje gjithё konviktorёt e gjimnazit tё Tiranёs. Sapo mbaroi drama, shpёrtheu demonstrata deri nё mesnatё. Me 6 prill mbajti kёtё fjalim para nxёnsve nё oborrin e gjimnazit:

Flota italiane ёshtё nisur nё drejtim tё Durrёsit. Tё rrёmbejmё armёt kudo qё t’i gjejmё e t’iu dalim pёrpara pushtuesve. Tё luftojmё si mё 1920 me Selim Musanё. Luftёn e bёnё atёhere opingat, qeleshet e bardha e gunat dhe jo ata qё rrinin nё kolltukё e lyenin flokёt me brilantinё.

E transferuan nё Shkodёr ku takoi mikun e vet Patёr Gjergj Fishtёn.

Nga 1940-1942 u internua nё Ventotene tё Italisё. Edhe nё kamp u mёsonte shqipen  tё internuarve. Pas lirimit, e emёrojnё nё gjimnazin e Prishtinёs, nё Kosovёn e tij tё shtrёnjtё. Ideali i tij ishte bashkimi mbarёkombёtar. I pёrmbahet trinomit tё Rilindasve: njeri i penёs, i punёs dhe i pushkёs.

Si armik i ideologjisё fashiste, naziste dhe komuniste Safeti kishte nё shpirt ideologjiёn e kombit tё vet: Shqipёrinё shqiptarёve. E shihte mirё rrezikun e shovinizmit serbomadhdhe  grek prandaj parapёrgatiti terrenin pёr Konferencёn e Mukjes. Takimi i tij me Abas Kupin nё qershor 1943 nё Teqenё e Fushё- Krujёs kishte rёndёsi tё madhe. Menjёherё pas Mukjes zhvilloi dy beteja  tё rёndёsishme kundёr okupatorit nazi-fashist. Oficeri anglez David Smajli shkruan se “fati i Safet Butёks  ёshtё paralel me fatin e Shqipёrisё”.

Nё jetёn politike ai pёrpiqej t’u shmangej konfrontimeve politike e sociale midis shqiptarёve, e dёshironte pluralizmin e mendimeve dhe veprimeve por edhe unitetin e tyre kur ishte fjala pёr ҫlirimin e Shqipёrisё. Shtёpia e tij nё Butkё priste e pёrcillte nacionalistё e partzanё (njё vёlla, Muharremin, e  kish komunist, njё nip partizan). Parimi i tij ishte “Shqiptarёt t’i gjёnden Shqipёrisё”.

Ai nuk mund ta pranonte kurrёsesi luftёn civile qё e nxitёn dhe e udhёhoqёn Miladini e Dushani duke i bёrё pёr vete komunistёt shqiptarё.

Kur Xhelal Staravecka i kishte thёnё “ne do pёrpiqemi ta bёjmё Shqipёrinё tё kuqe” Safeti i ishte pёrgjigjur “Pёrpiquni t’ia zbardhni faqen jo t’ia kuqni”.

Duke i ditur pasojat e ideologjisё komuniste: qё do sillte

  • diktaturёn dhe krimin
  • do tё mirrte pronat dhe do sillte varfёrinё
  • do pёrҫante njerёzit e do sillte vёllavrasjen
  • do tё shuante shqiptarizmine nacionalizmin e do sillte internacionalizmin proletar
  • do tё sillte shenjat komuniste nё flamurin shqiptar (drapёr-ҫekan dhe yllin rus, sikurse bёri fashizmi me flamurin shqiptar

ai do tё vetёflijohej nё shtator 1943 qё tё mos ishte dёshmitar i atij turpi qё po e mbulonte kombin. E humbi jetёn pёr tё mbetur faqebardhё pёrpara kombit tё vet, tё cilin e deshi aq shumё duke e vёnё mbi ҫdo gjё.

Pertefe Domnori Leka

Refleksione tё njё harrese tё imponuar

Vёllimi3

Botimet Jozef 2023

f.11

Kur shkrova artikullin “Pse nuk jam marksist” pёr tё pёrkujtuar personalitetin e shquar Merxhani

…Merxhani tregonte arsyet, pse Shqipёria nuk duhej tё ndiqte rrugёn marksiste, sepse Ishte njё vend fort i prapambetur.

Populli shqiptar duhet tё ҫajё njё herё njё rrugё, qё mezi e kanё ҫarё popujt e tjerё tё Europёs.

Pasi Merxhani i njohu ngjarjet nё Rusi, shteti i ri socialist, e paraqiti atё si shtet i njё diktature tё rёndё dhe Bashkimin Sovjetik e quante si njё eksperiment pa tё ardhme..!

Qё tё bёhesh njё reformator i shkёlqyer, veҫ zotёsive teknike tё mёdha, duhet tё kesh edhe njё fuqi imagjinate shumё tё vrullshme, zotёsinё qё tё mos rrёmbehesh shpejt e shpejt nga gjerat fantastike dhe ёndёrrimet sentimentale…! Bolshevizmi, qё tё vёrё nё dorё mjetet e punimit qё pёrdor kapitalizmi europian, dha gjer mё sot viktima tё tmerrshme dhe terrorizoi me miliona frymё njerёzish. Ёshtё njё qё do tё na kallёzojё dikur pёrrallёn e kёtyre profecive- Historia!

Shqipёria- theksonte Branko Merxhani- ka nevojё pёr njerёz qё lartёsojnё veten e tyre pёrmbi logjikёn e imponuar tё ditёs dhe pёr njerёz qё kuptojnё kohёn dhe ndiejnё fund e krye nevojёn e saj…

Njё njeri qё mendon vetveten, pёrpara se tё mendojё lumturinё e vendit e tё kombit tё vet, s’mund tё ketё vleftё tё madhe. Ata qё i japin vetes njё rёndёsi kryesore dhe besojnё qё qёnia e vendit dhe e kombit, nё tё cilin bёjnё pjesё, mbёshtetet vetёm nё personin e tyre, nuk mund tё konsisderohen sikur i kanё shёrbyer lumturisё sё kombit.

I japin kombit mundёsinё tё jetojё e tё pёrparojё vetёm ata qё mendojnё pёr brezat e ardhёshёm. Ёshtё gabim tё mendojё njeriu se veprimi dhe pёrparimi ndalen, kur ai nuk ёshtё mё nё skenё..

f. 42

Ja njё fragment nga polemika e Branko Merxhanit me Nebil Ҫikёn i cili shkruan mё 1943: “Kosova, Pavarёsia kombёtare, problem shqiptar”

Kosova neve na duhet medoemos, jo vetёm pёr arsye biologjike, pёr aftёsi ekonomike dhe peshё politike, por edhe pёr zhvillimin e jetёs mendore. Ne vetёm duke pasur Kosovёn mund tё jemi tё zotёt tё ngremё njё shtet qё tё jetё i denjё pёr kёtё emёr- thotё Nebil Ҫika.

Pёrgjigjet Branko (Aleksandёr) Merxhani:

 Shumё me vend e thotё Nebili mbi rёndёsinё e Kosovёs pёr shtetin dhe pavarёsinё shqiptare. Por pikёpamja e tij ёshtё utilitare (e dobishme), kurse ka edhe njё pikёpamje jo utilitare, por krejt spiritualiste.

Kosova duhet tё jetё shqiptare se ёshtё shqiptare. E drejta jonё etnike mbi Kosovёn mbёshtetet kryesisht mbi kёtё parim shpirtёror tё padiskutueshёm. Tё mirat qё do tё rrjedhin pastaj nga Kosova pёr Shqipёrinё vinё nё radhё tё dytё, me gjithё rёndёsinё jetёsore dhe kryesore qё kanё pёr qёnien tonё shtetёrore dhe pavarёsinё politike.

Edhe sikur ta zemё pёr njё ҫast, se Kosova nuk ka atё rёndёsi utilitare, qё thekson fare drejt Nebil Ҫika. Ҫka prap Kosova duhet tё jetё e jona, sepse ёshtё shqiptare. Pёrmbi interesin dhe shpesh kundёr interesit zotёron gjithmonё zёri i gjakut, i gjuhёs dhe i historisё, qё i mbajnё kombet nё kёmbё dhe i shpёtojnё nga rrebeshet e shekujve.

…Nebil Ҫika, kur flet pёr pavarёsinё kombёtare e lidh me financёn. Ёshtё e vёrtetё se nё periudhёn e imperializmave ekonomikё dhe ushtarakё, ka sunduar aksioma: “nuk ka pavarёsi politike pa pavarёsi ekonomike”. Por popujt e vegjёl kanё mundur tё shpёtojnё nga thonjtё e imperializmit, kjo ka ndodhur sepse popujt e vegjёl kanё besuar nё iluzionin e pavarёsisё sё tyre politike dhe kanё derdhur rrёke gjaku pёr tё.  Provё e shkёlqyer pёr ne ёshtё historia jonё…shqiptarёt tё varfёr e tё rraskapitur…ngritёn kryet kundёr turkut dhe me gjakun tonё krijuan lirinё politike shqiptare nё Vlorё nё nёntor tё 1912. Pra pavarёsia politike e njё vendi ёshtё produkt i therorive dhe heroizmit tё njё populli, i cili nё  kёtё gjё nuk udhёhiqet nga llogari lёndore, por nga ёndёrra e lirisё..

Ҫdo njeri, ҫdo popull, qё tё rrojё e tё tregojё veten, mё parё nga tё gjitha duhet tё organizojё kaosin qё gjendet brenda “Unit” tё tij

Pertefe Leka

Njё fragment nga libri 1 i kolazhit “Refleksione tё njё harrese tё imponuar”

f.199

Si u shkrua njё kryeartikull nga Petro Marko

Njё takim i parё dhe i fundit me kolosin e letrave shqipe, Petro Markon, ka ndodhё nё prill 1991, nё redaksinё e gazetёs “Republika”.

Sapo kishin filluar tё dilnin numrat e parё tё kёsaj gazete, dhe nё leximin e disa artikujve prej saj, mё kishte bёrё pёrshtypje njё shkrim pёr kёngёtarin e famshёm tё operas, Lukё Kaҫaj, i dёnuar nga regjimi i kohёs, pse propagandonte Fishtёn e Madh! Nё shkrim tregohej qё edhe pse i arrestuar, Luka,me karakterin e Malёsorit, i kishte recituar hetuesit vargje nga poezitё e poetit, pёr t’i vёrtetuar sa kombёtar dhe sa i vёrtetё ishte Poeti Gjergj Fishta!

Duke e njohur ngjarjen, sepse e njihnim nё Shkodёr, si dhe Ana Jakovёn, Zonjёn e tij, si gruan mё tё bukur dhe me karakter tё fortё, qё e pёrballoi me dinjitet burgun e tё shoqit, u nxita tё shkruaja, pёr fundin e kёsaj ideologjie famёkeqe, qё i solli kaq tё kёqia njerёzimit, tё denoncuar publikisht gjysёm shekulli mё parё, nga Branko Merxhani.

Pёr kёtё, u paraqita nё zyrat e kёsaj redaksie me njё shkrim nё dorё me titullin: “Pse nuk jam marksist!”, sipas artikullit tё Branko Merxhanit nё Revistёn “Pёrpjekja Shqiptare”.

Kur hyra Brenda, nё dhomёn e editorit ishin instaluar aparate tё thjeshta, njё telefon dhe makinё shkrimi, aty gjeta tё ulur zotin Petro Marko. E njoha menjёherё, nga fotot e publikuara tё tij. Dukej i lodhur, veҫse sytё i shkёlqenin. Si u pёrshёndeta, e nё komunikim e sipёr, i tregova se ҫfarё mё kishte shtyrё tё shkruaja atё titull. Sa dёgjoi titullin e shkrimit, ai u ngrit nё kёmbё me njё energji, i emocionuar mё tha:

 ”Oh, ҫ’ma kujtove mёsuesin tim…! Branko mё kishte thёnё: Tani je i ri, por mё vonё do tё mё kuptosh…!”, tani do tё shkruaj pёr kёtё.

Me 28 prill 1991, nё gazetёn “Republika” dolёn tё dy shkrimet nё njё faqe, ku nё vazhdimёsi tё artikullit tim ishte publikuar “Si u shkrua njё kryeartikull” nga Petro Marko dhe njё foto e tij me Branko Merxhanin. Nё artikullin e tij, Petro Marko, ndёr tё tjera, shkruante:

“ Si i ri qё isha e admiroja Brankon pёr karakterin e kulturёn e gjerё dhe pendёn e tij. Ai u bё mёsuesi im. Branko mendonte pёr njё revistё qё tё bёhej “shkollё” pёr rininё e etur pёr dije. Kёshtu lindi revista kulturore e pёrmuajshem “Pёrpjekja Shqiptare”.

Botimi i kёsaj reviste pёr publikun intelektual dhe pёr rininё shkollore, u cilёsua si njё eveniment i rёndёsishёm kulturor, pёr tё cilёn u bёnё bashkёpunёtorё nga elita intelektuale mё nё zё e kohёs, si: Aleksandёr Xhuvani, Lumo Skёndo, Skёnder Luarasi, Lasgush Poradeci, Eqrem Ҫabej, Ernest Koliqi, Vangjel Koҫa, Selaudin Toto, Ramiz Harxhi, Veli Stafa dhe tё rinjtё: Shefqet Musaraj, Nexhat Hakiu, Vedat Kokona, Musine Kokalari e tё tjerё.

Lёnda merrej nga filozofё e shkencёtarё botёrorё. Kёshtu, kjo revistё fitoi teren, sepse po kryente funksionin e njё instituti studimor, prandaj nuk mbeti pa rёnё nё sy tё qeverisё.

Petro Marko vazhdon nё shkrimin e tij:

Pasi botuam tre numrat e parё, u thirrёm tё dy nё ministrinё e brendёshme, ku vetё Musa Juka na tha: “Kam urdhёr nga Naltmadhnia t’iu komunikoj se nёqoftёse doni qё revista juaj tё vazhdojё tё botohet, duhet tё bёni njё deklaratё nё faqen e parё se ‘nuk jam komunist’!”

Si i ri qё isha, nxitova t’I pёrgjigjem: “Nuk kam bёrё deri mё sot asnjё deklaratё qё jam komunist, qё tё bёj njё tjetёr e ta mohoj!” Ndёrsa Brankoja, me pjekuri, iu pёrgjigj: “Zoti Ministёr, kёrkoj njё farё kohe qё tё mund tё mendohem dhe tё vij e tё pёrgjigjem…!”

Revista nuk u botua pёr tre muaj…Mbas tre muajsh heshtje, Brankoja mё tha: “E gjeta. Unё vёrtet nuk jam as marksist, as fashist. Jam njё demokrat, ulu tё diktoj e ta shkruash…”

U ula para makinёs sё shkrimit dhe, pёr habinё time, dёgjova titullin “Pse nuk jam Marksist!” Pa iu kundёrvёnё mёsuesit tim tё respektuar, shkrova nё makinё kryeartikullin e tij. Kur mbaroi sё diktuari, i thashё: “Atёhere unё po e heq emrin tim nga revista!” Branko mё pёrkёdheli flokёt dhe mё tha: “Je akoma i papjekur, je shumё i ri, mё vonё do tё mё kuptosh, jam mё se i sigurt!”

Petro Marko e njihte mirё filozofinё pozitiviste tё Branko Merxhanit, e njihte atё edhe si polemist me Tajar Zavalanin e Nebil Ҫikёn…dhe qё fitoi autoritet pёr zhvillim miqёsor tё pikёpamjeve qё donte vetёm tё ndёrtonte dhe jo tё asgjёsonte. Petro e kishte shtypur vetё nё makinё artikullin “Pse nuk jam marksist”, njё shkrim, i mirёstudiuar dhe i argumentuar me fakte, se socializmi ishte njё utopi dhe eksperiment pa tё ardhme…! Petro e dinte edhe se Neo-Shqiptarizma e Merxhanit ishte njё lёvizje kulturore ku shkruante : “Politikё s’ka! Vetёm Kulturё!”

E kisha dёgjuar me dhjetёra herё citatin e Niҫes nga Merxhani: “Njeriu duhet tё organizojё kaosin qё gjendet brenda vetes nё ‘Unin’ e tij”

E kishte kuptuar mё sё miri kёrkesёn e Merxhanit qё tё krijojё njё jetё mendore pёr Shqipёrinё me njё gjurmim shkencor serioz tё vazhduar, pёr realizimin dhe shpjegimin e vonesave historike…Nuk e kishte kundёrshtuar mёsuesin e tij se pёr Shqipёrinё ishin tё domosdoshme reformat e Ataturkut, qё do tё ishin njё bekim pёr shqiptarёt tё bёhej njё transformim i tillё…Petro tё gjitha kёto i mёsoi por ishte i vendosur nё idetё e tij.

Si i ri idealist dhe revolucionar internacionalist, me mendimin e barazisё dhe tё lirisё njerёzore, Petro u nis drejt Spanёjs mё 1937. Atje u bashkohet vullnetarёve tё Brigadёs “Garibaldi” dhe po atje merr pjesё nё mbledhjen e shkrimtarёve antifashistё ku ishin edhe Ernest Hemingway e Pablo Neruda.

Kthehet nё Shqipёri mё 1940, me mision nga Kominterni si komunist. Nuk shkon shumё dhe burgoset nga italianёt, si antifashist dhe internohet nё Palermo, nё Ustika. Sa ҫlirohet me pёrleshje nga Ustika po nё Itali, e arrestojnё gjermanёt, mё 1944 dhe shpёtoi vetёm nga ndёrhyrja e mёsuesit tё tij, nё shkollёn tregtare tё Vlorёs, shkrimtari i mirёnjohur shkodran, Ernest Koliqi. Peripecitё e tij s’kishin tё sosur, por kurrё nuk u mposht.

Ai i kishte shfaqur edhe mё pёrpara pikёpamjet e tij si patriot luftarak e atdhetar i devotshёm, kur ishte nё Fakultetin e Letёrsisё nё Athinё. Atje kishte pasё fёrkime me rektorin, i cili ia njihte pёr turp qё Petroja si himariot, tё ishte mёsues i shqipes.

Petro e ka pёrshkruar me respekt figurёn e mёsuesit shkodran Kolё Kamsi, qё i mёsoi gjuhёn e bukur shqipe:

“Kamsi ishte i heshtur, por punёtor i madh. E them me plot gojёn se na e mёsoi shqipen mirё, gramatikёn, poetёt tanё, historinё e shkrimit tё shqipes dhe kulturёn tonё…”

Ndaj pёrgjigjia e Petros rektorit ishte:

“Turp pёr ju qё ende jetoni nё kohё tё Bizantit!”

Replikё kjo qё i kushtoi pёrjashtimin,,,

Po ashtu, kur u mbyll revista “ABC” nga regjimi i Zogut, ku botonte me Migjenin, Zavalanin e Merxhanin, mbas njё gjyqi, e internojnё nё Porto Palermo, por edhe prej aty lirohet shpejt nga interesimi i Branko Merxhanit.

Por mё e rёnda pёr Petro Markon ishte arrestimi i tij nga shokёt e idealit komunist. Fillimisht e dёnuan me pushkatim, por fati e desh qё bёri burg dhe u desh ndёrhyrj e shokut tё tij tё shkollёs nё Vlorё, Hysni Kapos, qё t’i shpёtohej jeta. Tё gjitha kёto i pёrballoi me njё qendrim stoik, por pagoi me varfёri ekonomike, me pёrndjekje tё vazhdueshme, deri edhe me burgosjen e djalit poet, Jamarbёrit…Tashmё, besoj e kishte ndёrmend porosinё e Mёsuesit tё tij, Branko Merxhanit, tё cilin nё ditёt e tij tё mbrame e vlerёsonte si “Korife i publicistikёs shqiptare”.

Petro Marko nuk ishte mё pak se mёsuesi i tij. Ai la njё pasuri tё Madhe e tё pёrjetshme me krijimtarinё artistike. Nё moshёn 17 vjeҫare, kishte botuar vjershёn “Flamurit” nё gazetёn “Shqipёria e Re” tё Kostancёs. Proza e Petro Markos e shtrirё nё mё shunmё se 20 vepra, si romane e tregime, vepra autobiografike…me vlera artistike, historike e pasqyrojnё mё sё miri triumfin e dashurisё dhe tё humanizmit. Njёsimi i vetes tij me personazhet, solli vёrtetёsi nё traditёn e letёrsisё sonё.

Kёshtu Petro Marko, ka mbetur i pamposhtur nga mizoritё e botёs, nёpёr tё cilёn kaloi. Petro Marko ishte ndёr personalitetet mё tё persekutuara tё kohёs, qё mbijetoi me dinjitet. Pena e tij nuk pushoi sё shkruari deri nё ditёt e fundit tё jetёs..

Esad Mekuli

Porosia e Nanёs

Marrё nga libri “Refleksione tё njё harrese tё i mponuar” (vёllimi 3 i  zonjёs Pertefe Domnori Leka)

Pёr ku nё dritё ju qita

o djelm!

Pёr kё ju rrita

o bij?

Pse u gёzova unё nё jetё?

  • Nanёn po e leni sot

kur kryet

me mburrje pёr ju e ngrita;

kur futёn e zezё e hoqa;

kur zjarrmin nё votёr

pa frigё e ndezim nё mbramje-

kur sofrёn ma thatё s’e shtrojmё!

Nё dheun e huaj shkoni?

Atje-

ku vesh s’ju marrin;

ku vllau tё vllanё

me bisht tё synit shikon

e punёn e vet soll kqyrё!

Atje-

ku bima ndёr ara

thuhet nёn hanё; ku grizhlat sqeo-mprehta

frytet e vjeshtёs s’parit shkretojnё!

Atje-

ku dheu i  zi

randё do t’ju peshojё mbi rreshtna

pa etnit tuaj pёrbri!

Unё be po ju qes,

bre djelm-nё trollin

qё shkelёt si fёmi

nё eshtrat e tё parёve,

me gjakun e derdhur pёr liri,

nё fatlumninё tuej e tё nipave,

nё tamblin e gjive tё mi-

m’i terni lotёt qё t’harroj ҫdo dhimbё;

mos me u nda

prej prehnit tim

as vёllau me vlla.

Aleksandёr Stavre Drenova (Asdreni)

Poezia e drenovarit

Kosovё, o vend i  famshёm i  trimnis,

Kosovё, o lule e bukur e Shqipnis!

Ti bjeshkat plot vjollca rreth i  ke.

…Si vashё e virgjёn; nuse sikur je;

Dhe malet me bor

Mi krye i  ke kunor!

Kosovё, o atdhe i lavduem i  burrnis

Ti ke pasё kenё mbretёresha e Rumelis!

Nalt mbaje kryet tand si gjithmon

Diftou e zonja, koha sot e don

Ti t’ҫohesh pёrsёri

Nё luftё t’mbarё pёr liri!

Se teje tё madhe shpresё ushqen Shqipnija

Me burra q’i ti len, tё gjatё si selvija,

Sokola mali, shoq nё bot’ qё s’kanё

Si luaj e si dragoj plot forcё qё janё,

Qё e derdhin gjakun prrue

Atdheun pёr m’e shpёtue!

Ke bij qё s’kanё drojё asnjё pikё

As syni far’u tutet, s’dinё as frikё

Anmikut kur i sulen me rrebtsi

Si breshni mi tё hidhen me duhi.

Gra e vasha ke, si zana sy-mёdha

Trimnesha qi Shqipnija din m’i ba

Qi rrokin armёt nё luftё me gas tuj shkue

Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!

Pёr nder tё shtёpis s’vet;

E falin shpirt e jet!

Kosovё, o trimneshё, lule e rrallё

Detyrёn tin’ e ke me dal sot nё ballё

Se mbrrini koha, tokёn pёr m’e mprue

Anmiqt e motҫёm jashtё me i  dёbue

Se mjaft e kanё robnue

Dhe n’zjarrm e kanё prue!

A mund m’e durue pa pra kёt zgjedhё

Qё tё huejt para syve tё t’venё ledhe

Pёr me t’rrzue nёr kamb’ e pёr me t’shkel

Pёr me t’ba gjithё copё, mirё  si ju del

Dhe duersh mos tё lёshojn’

Prej faqes s’dheut tё t’shojn!

Disa “Serbi e Vjetёr” duen me t’thanё

“ Maqedhoni” do t’jerё ja lanё!

Atyne si ju pёlqen kufijtё i  venё

Shqipnija veҫ mbas dojes s’tyne me kjenё;

Mendojnё pa turp kurrfarё

Se s’ka njё komb shqiptar!

Pёrpara burra, rrokni hut’ e shpatё

Prej zis pёshtonёje Kosovёn e ngratё

At’ nanёn t’uej t’lidhun kamb’ e dur

Q’anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur

Me lott qi qan e ankon

E asnji nuk i  ndihmon!

Shqiptarё mos kujtoni bes’ e fe

Po nanёn ju kujtoni qi u ka le

Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve

Prej bijet e harrume m’i ket dhe!

Se asht turp i  math pёr ju

Tё huejt me i u ҫnderu!

Sot ora mbrrini, dita e bekueme

Shqipnin m’e ba nё bot’ njё vent t’lirueme!

Kosovёs emnin me ja ngref te qilli

Pёr ҫud tё botёs sa ka me shkёlzy dilli

Me rrnue njё Shqipni

Si zonjё nё lumni

Shqiptarё, ҫoni-u, vllazёn ora mbrrini

Si Geg’ e Toskё nalt flamurin e ngrini!

Njё Manastir, Shkup, Shkodёr e Janinё

Njё trup bani-e an’ e mb’anё Shqipninё

Si ҫ’ trimit mirё i  prek

Me nder n’luftё me dek!

Konspektoi Bardhyl Selimi, 20 maj 2024

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Serbia, nuk po e zbaton  Marrëveshjen e Konçulit</strong>
Next post Tri te paverteta te historiografise serbe