Njё kёngё e bukur arvanitase e pёrpunuar nga Lasgushi

Read Time:2 Minute, 4 Second

(ExLibris 17 shkurt 2024)

Zoti Ymer Ҫiraku na sjell njё shkrim interesant pёr kёngёn e njohur “Kur mё vjen burri nga stani”.

Unё e kam ditur se kjo kёngё, e interpretuar mjeshtёrisht nga Tefta Tashko Koҫo, vjen nga treva e Korҫёs sikurse shumё kёngё popullore qytetare. Por jo, sipas studimit tё Ymer Ҫirakut, kёtё kёngё e ka qёmtuar K.Reinhold nё shekullin 19 nё ishujt arvanitas, tё Hidrёs etj, tё Greqisё. Edhe teksti ka qenё pak ndryshe. Mё vonё ajo ёshtё pёrpunuar nga Lasgush Poradeci.

Ja si ka qenё teksti original

Kur mё vjen burri nga stani

Puf, puf, puf ma bёn fustani.

Kur mё vjen burri nga klisha

Puf, puf, puf ma bёn kёmisha.

Komenti:

Ka njё gradacion tё skajshёm emocional dhe erotik, nё kёtё pritje tё gruas. Kur burri vjen nga stani, gjithё shёndet dhe uri shtrati, e po ashtu kur vjen nga klisha tё kremteve, i rehatuar, ёndёrrimtar nga psalmet e dёgjuara dhe ikonat shndrritёse nёn dritёn e qirinjёve, veshur mirё dhe mbase i parfumosur, gruaja e pret me gёzim.

Kur burri vjen nga ara ose nga ullinjtё, ёshtё i lodhur, i pluhurosur e i baltosur, i skalafitur mundimshёm nё vjeljen e ullinjёve, sigurisht nuk ka uri pёr shtrat. Prandaj, kёnga vazhdon:

Kur mё vjen burri nga n’dara

Dal i bёj njё mut pёrpara.

Kur mё vjen burri nga ullinjtё

Marr njё shkarp i nxier sitё.

Por poeti, Lasgushi, merr tharmin dhe magjinё e kёsaj kёnge, duke derdhur e tretur pastaj nё tё, tёrё nektarin e artit tё tij. Tefta Tashko, e gёzuar, nё vitin 1937 i shkruan Lasgushit qё ka vendosur tё bёjё vazhdimin e kёngёs.

Ҫfarё ndodhi me tekstin e kёngёs? Poeti shmangu nga teksti origjinal vetёm njё fjalё rёndonjёse dhe i ruan gjithё vargjet e tjera, duke strukturuar nё linja tё hijshme tёrё poezinё e kёngёs. Dhe, ja pjesa shtesё e Lasgushit, strukturuar brenda kёrkesave tё ritmit muzikor. (Tefta e kish regjistruar kёngёn nё kompaninё italiane Columbia nё Romё).

Kur mё vjen burri nga arat

Dal i bёj njё zё pёrpara.

Kur mё vjen burri nga ullinjtё

Marr njё shkarpё dhe i nxier sytё.

Kur e shoh burrin tё verbёr

Kur e shoh, kur e shoh

Oh, oh, ҫ’mё shpon nё zemёr, oh

Oh!

Kur e shoh burrin pa dritё

Plot me lotё mё mbushen sytё.

Ҫ’thashё ashtu a unё korba

Ҫ’thashё ashtu, ҫ’thashё ashtu?

Jo moj, jo, sytё s’ia nxora jo, moj

Jo!

Konspektoi Bardhyl Selimi, 18 shkurt 2024

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>“Kanceri” Rama duhet “operuar” urgjent</strong>
Next post Arifi e Kamberi: Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës kërkon koordinim