Olaf Scholz: Dënojmë në mënyrë më të ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë

Read Time:3 Minute, 26 Second

Kancelari gjerman Olaf Scholz në përfundim samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë e ka dënuar, siç ka thënë ai, në mënyrë më të ashpër sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë se më këtë ka marrë një goditje të rëndë rajoni.

“Morëm një goditje në rajon. Para disa javëve policët e Kosovës u sulmuan në mënyrë brutale, dhe një polic u vra. E dënojmë në mënyrë më të ashpër këtë gjë”,  tha Scholz.

Ai po ashtu tha se edhe në Samitin e Tiranës e ka bërë të qartë edhe njëherë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal dhe të zgjidhen konfliktet e kaluara.

“Duhet përmirësim konkret e i prekshëm, duhen marrëveshje që lehtësojnë jetën e përditshme, që bashkojnë qytetarët, e që është me rëndësi, marrëveshje që rrisin besimin e ndërsjellë”, tha ai.

Sipas tij, procesi i Berlinit nga viti 2014 po kryen këtë detyrë.

Kancelari gjerman tha se ishte një gabim që pas Samitit të Selanikut 20 vite më parë, Ballkani Perëndimor nuk është ende anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Duhet të ishte bërë tashmë anëtarësimi vendeve të Ballkanit Perëndimor. Jemi shumë të angazhuar për të bërë të mundur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. E gjitha është e bazuar në meritë. Duhet të bëjnë hapat e nevojshme. Këndvështrimi im është se duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse ju jep një ëndërr evropiane, duhet të punojnë shumë që të arrihet ky objektiv” tha Scholz, transmeton rtsh.

Ai ka thënë se Samiti i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani dhe ka falënderuar Shqipërinë për organizimin e Samitit të së hënës.

Ursula von der Leyen: Presim rezultate për sulmin ndaj policisë në Banjskë

Edhe Ursula von der Leyen foli për sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë.  

“Tani jemi në procesin kur faktet e sulmit duhen zbardhur dhe presim raportimin para se të vendosim rezultatin e hetimit dhe pastaj do të vendosim në bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare”, deklaroi ajo.

Von der Leyen foli edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

“Ne jemi këtu për të sjellë pranë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian. Por në të njëjtën kohë sytë e botës janë te Izraeli dhe Palestina, edhe mendjet tona. Nuk mund të ketë justifikim për vrasjet e tmerrshme të Hamasit, për vrasjen brutale të 1.400 qytetarëve të Izraelit. për këtë, Izraeli ka të drejtë të mbrohet në linjë me ligjin humanitar dhe ndërkombëtar. Palestinezët po ashtu kanë nevojë për ndihmë. Nuk mund ta paguajnë ata çmimin e barbarizmit të Hamasit, prandaj kemi trefishuar ndihmat humanitare për civilët e Gazës me 75 milionë euro dhe do të çojmë ndihma të tjera përmes Egjiptit deri në Gazë. Fluturimet e para nisen këtë javë”, tha ajo.

Rama: Samiti i Berlinit u mbyll ‘me ndjenë të vërtetë miqësie’

Ne takimin përfundimtar të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar si shumë të frytshme diskutimet e zhvilluara mes liderëve të vendeve të BE dhe atyre të rajonit, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Rama tha se ky Samit u mbyll “me ndjenë të vërtetë miqësie”.

“Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjejnë të vërtetë miqësie. Ky është një moment i vështirë në kohë për çdokënd dhe sfidat që përballemi janë të jashtëzakonshme, për shkak të krizave… Nuk duket se gjërat bëhen më mirë para se të përkeqësohen në shumë fronte, përfshirë frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Por, këto kohë kanë farkëtuar miqësinë tonë, bashkëpunimit tonë, ndjenjën e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE, ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt BE. Jeni një fuqi e qetë e mbresëlënëse që këmbëngulni për t’i shtyrë BE dhe Ballkanin Perëndimor për të ardhur më afër me njëri-tjetrin”, tha Rama.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Samiti i Berlinit: Nënshkruhet njohja e ndërsjellë e kualifikimeve
Next post Ambasadori i Francës në Serbi viziton Bujanocin