Ambasadori i Francës në Serbi viziton Bujanocin
Sot, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka mirëpritur Ambasadorin francez në Serbi Sh.T Pierre Cochard, me të cilin kanë biseduar rreth situatës së sigurisë, politike dhe ekonomike.
Pas takimit, Arifi ka deklaruar se “e ka njoftuar ambasadorin me zhvillimet në Bujanoc, si dhe me problemet që hasin qytetarët tanë si rezultat i diskriminimit nga ana e qeverisë në arsim, punësim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik”
Kryetari Nagip Arifi gjithashtu Ambasadorit i ka përmenda faktin që edhe pas shumë marrëveshjeve të nënshkruara mes Prishtinës dhe Beogradit, si ajo e njohjes së diplomave, nuk kanë filluar akoma së implementuari.
“Kërkova nga ambasadori që ta njoftojë edhe emisarin francez nga “pesëshja e madhe” që do të vizitojnë Beogradin së shpejti, të bëjë presion për fillimin e nostrifikimit të diplomave dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes së arritur Prishtinë – Beograd, si dhe të ndikojë në ndalimin e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të Luginës” ka përfunduar Arifi
Më shumë storie
PASIVIZIMI I ADRESAVE NË KRAHINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT
Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi Shkruan: Refik HASANI Pasivizimi, fshirja...
Ardita Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë komunë, duke kërkuar...
Intervistë e Mr.Sc.Refik Hasanit Lidhur me 𝗥𝐄𝗖𝐈𝗣𝗥𝗢𝗖𝐈𝐓𝐄𝐓-in
Lidhur me 𝗥𝐄𝗖𝐈𝗣𝗥𝗢𝗖𝐈𝐓𝐄𝐓-in Intervistë e Mr.Sc.Refik Hasanit, nga Bujanoci, publicist, hulumtues dhe studiues, e publikuar më 16 gusht 2011 në...
RECIPROCITET EDHE PËR TË DREJTAT INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE TË NJERIUT
Nga Refik Hasani 𝐊𝐫𝐚𝐡𝐢𝐧a 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬, 𝐌𝐞𝐝𝐯𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬 𝐞 𝐁𝐮𝐣𝐚𝐧𝐨𝐜𝐢𝐭, meritonë trajtim të barabartë, po ashtu nuk është vetëm çështje e...
Standardet e dyfishta nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë
/Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të...
Hapja e një Zyre në nivel të Parlamentit apo Qeverisë së Kosovës, për Çështjen e Luginës
Hapja e një Zyre në nivel të Parlamentit apo Qeverisë së Kosovës, për Çështjen e Luginës së Preshevës, ishte dhe...

Average Rating