OPINION: Shqipëria është sot kështu sepse politika e shoqëria janë ortakë me korrupsionin

Read Time:3 Minute, 55 Second

  

Nga Skënder Sadri KAPITI 

 Shkrimin e mëposhtëm ua kam dërguar pushtetarëve dhe politikanëve shqiptarë  të Shqipërisë e të Kosovës, atyre që janë në pushtet dhe atyre që janë në opozitë, dhe madje edhe atyre që paraqiten e premtojnë  ndryshim, antikorrupsion, premtime  dhe përgjegjshmëri e shpresë. Dhe pavarësisht se i njoh, ata  nuk më kanë kthyer përgjigje për këtë shkrim asnjëri. Por kur shkruan mirë për politikën , pushtetarët, kryetarët, deputetët etj., dhe kur atyre u pëlqen ajo se cfarë i  lavdëron, menjehere prej tyre merr falenderime e mesazhe mirenjohjeje të përkohshme.Madje politikanët që vuajnë nga kompleksi i inferioritetit, nga injoranca morale dhe  politike edhe respektin e mirenjohjen   ata ta marrin për dobësi, 

Shqipëria ndodhet në këtë udhekryq korrupsioni sepse politika demokracia, drejtësia,diplomacia dhe shoqëria civile  nuk funksionojnë lirshëm dhe me transparencë por funksionojnë korruptivisht. Nuk ka alternativa ndryshimi e përmirësimi , nuk ka elita të reja politko-shoqërore dhe as në administratë e as në shërbimin civil  sepse rektutimi nuk bëhet bazuar te merita, as te patriotizmi e as te pastërtia, por rekrutimi bëhet mbi baza partizane, klanore, nepotike, servilizmi e sidomos nga paraja e korrupsioni.

Parimi i moralit porosit: jini të drejtë e të vërtetë, guxoni e kundërshtoni të keqen, hipokrizinë, zullumet dhe intrigat e tradhtitë,  padrejtësitë e pushtetit dhe  më të fortit kundër të dobtëve dhe sidomos kundervihuni korrupsionit i cili prish moralin dhe njerezoren. 

Dhe a po e bën, dhe a po e zbaton këtë parim të moralit shoqëria shqiptare?Nëse shoqëria shqiptare do ta zbatonte e respektonte këtë parim, gjëndja në Shqipëri nuk do të ishte ashtu si është sot.

Kur korrupsioni pushton dhe sundon gjithë sistemin, atëhere edhe shoqëria, politika e drejtësia bëhen ortakë të atij sistemi korruptiv. Këtë e ka vertetuar edhe diktatura komuniste, ku i gjjthë sistemi politik dhe ai shoqëror ishte ortak dhe oksigjen i atij regjimi. Dhe u desh të pritej 45 vite kalbëzimi i komunizmit dhe ndihma e nderkombëtarëve që ai sistem të vetëshembej.  

Problemi është se sa është e aftë shoqëria për ta bërë ndryshimin dhe për të dalë  e cmontuar sistemin e sotëm të korrupsionit të këtij tranzicioni, apo mos duhet të presim që ai të bjerë e të cmontohet vetë, apo të na ndihmonjnë nderkombëtarët sepse nuk është e aftë për ta bërë këtë vetë shoqëria shqiptare.

Që politika shqiptare është ortakë  e korrupsionit, kjo dihet dhe duket, dhe  madje vetë politika shqiptare identifikohet me korrupsionin. Por mos vallë është  edhe akoma shumë më keq, mos është ajo se vetë demokracia është kapur dhe asfiksuar nga korrupsioni, e që si e tillë edhe ajo është ortake e korrupsionit?!

Nëse demokracia bashkëpunon me korrupsionin, dhe nëse demokracia bëhet palë me politiken, korrupsionin dhe me paranë, atëhere aty nuk funksionon as ligji, as shteti dhe as shoqëria. Dhe prandaj Shqipëria është sot  kështu si është. 

Pse është thënë e thuhet se politika është “e pandershme” ?!

Politika kanë thënë mendimtarë madje, se ajo  është si e perdala , dhe kjo nuk është thënë kot, sepse dhe perderisa ajo gënjen, mashtron,   dhe tradhton. Dhe prandaj  edhe një filozof i madh ka thënë se politika është aktiviteti i cili punon pandershmërisht kundër demokracisë, pra kundër popullit. 

Dhe po kështu politika aktuale në Shqipëri a nuk është ajo e cila faktikisht mashtron, gënjen dhe premton për të mashtruar, për të gënjyer e tradhtuar?

Dhe prandaj duke qenë e tillë politika 32 vjecare e derimësotme e tranzicionit si një politikë mashtruese, amorale, korruptive, tradhtare e intersave publike e kombëtare, dhe  prandaj kjo politikë nuk pranon individë më dinjitet e me personalitet, të aftë e patriotë. Dhe nëse në politikë angazhohen individët   me moral, me dinjitet, patriotë e kombëtarë ata sapo mësojnë e shohin  se politika është e sillet si kundramorale, korruptive, antipublike , hajdute dhe e papërgjegjshme ata largohen nga politika. 

Dhe nëse politika e pandershme, korruptive,hajdute dhe tradhtare e mposht demokracinë, dhe kur dështimi i demokracisë vjen edhe kur   populli zgjedh vazhdimisht në krye të vëndit të korruptuarit, hajdutët ,tradhtarët, zullumqarët e halabakët, pra, nese populli zgjedh në krye të punëve të këtillët, të keqen dhe të këqinjtë, atëhere ai populli  nuk është më viktimë që e pëson  prej tyre, por është  ortak me to. Dhe në këtë rast vuajtjet e pësimet i vijnë si meritë. Edhe nëse populli  gabon, atëhere ai paguan me meritë për gabimin e vet, ai fiton me merite atë që ai zgjedh e që punon. Në shoqërinë e korruptuar nuk  ka demokraci, sepe ajo është bashkëpuntore   e korrupsionit

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Konjufca ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës ”Papa Klementi XI – Albani”, z. Hysen Ibrahimin
Next post Bruksel: Nesër mbahet takimi Kurti-Vuçiq